Data : 12 12 2017
KryeTitujt :

Rreth Institutit te Politologjise

 

Instituti i Politologjise është një institucion dhe organizem i cili synon të kryejë studime mbi fenomenet e ndryshme të zhvillimit shoqëror në Shqipëri. Pjesë e veprimtarisë së tij është pasqyrimi dhe analiza e zhvillimeve politike që ndodhin në vend e rajon e më gjërë duke krijuar mundësi informimi dhe trajtimi professional të individëve të interesuar në fushën e politologjisë.

Instituti zhvillon aktivitete të ndryshme Brenda dhe jashtë vendit me institute homologe duke shkëmbyer eksperienca, duke bërë studime politologjike, sociologjike, ekonomike, kulturore në lidhje me efektivitetin e zhvillimit shoqëror shqiptar.

Instituti është një organizatë jo fitimprurëse

sulejman muca2

DR.Sulejman Muca

Instituti ka patur gjithnjë si synim të ndihmoje në zbutjen e konflikteve sociale në Shqipëri sidomos fenomenin e hakmarrjes, përmirësimi marrëdhënieve midis grupeve shoqërore dhe minoriteteve.

Gjatë gjithë historikut të tij institut ka synuar të marrë pjesë aktive në debatet që zhvillohen në hapësirën politike shqipëtare duke qënë në karakterin e studimeve të këtij instituti.

Drejtori Ekzekutiv këtij instituti është Dr. Sulejman Muça