Gazeta Politologjia eshte nje gazete e re ne treg, e cila synon te beje ndryshimin duke sjelle analiza profesionale te thelluara te krijuara nga specialiste te fushes se politologjise.
Ajo synon te hape nje dritare te re ne mendjen e lexuesit duke futur te menduarin analitik ne analizen e situatave.
Gazeta Politologjia vjen per ju ne saje te kembenguljes dhe punes te pareshtur te Drejtuesit te saj As.Pr.Dr .Sulejman Muça, si iniciator dhe ideues i futjes se kesaj gazete te re, te pavarur ne cdo aspekt politik qe bazohet ne profesionalizmin dhe analizat politologjike.
Prof.Asoc. DR Sulejman Muça ( PHD )
Profesor Sulejman Muça ka mbaruar studimet e larta për “Politologji” në Universitetin Shteteror të Bullgarisë “Kliment Ohridski”, në Sofie, Bullgari. Në këtë Universitet Dr.Sulejman Muça i është dhënë edhe titulli “Politolog”, univesitet në të cilin ka vazhduar edhe studimet për Master duke kryer studimet në kursin “Politike e jashtme, siguri kombëtare”, si dhe ka vazhduar studimet pasuniversitare për “Marrëdhënie Ndërkombetare”
Dr. Sulejman Muça ka mbrojtur doktoraturen me temën “Mekanizmat rregullatore tradicionale dhe moderne : gjakmarrja në komunitetet shqiptare” në Universitetin Shteteror te Bullgarise “Kliment Ohridski” në janar 2011.
Ai është lektor në Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Shkencave Sociale, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkoder si dhe ka qënë lektor në universitete si Marin Barleti Tiranë, dhe Universiteti “Fan.S.Noli” Korçë në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Dr Sulejman Muça ka publikuar disa botime , analiza dhe libra.
Dr Muça ka marrë pjesë në mënyrë aktive në shumë debate nëper media të ndryshme për të cilat ka shkruar artikuj ose ka qënë i ftuar për opinion ose analiza politike e sociale :