Data : 22 03 2019
KryeTitujt :

URA MIQËSIE – Nga Isa Maloku

isa

Këto ditë, për vizitë miqësore, në Istog erdhi z. Geron Gunbardhi, avokat nga Vlora. Edhe vitin e kaluar ai kishte vizituar disa qytete të Kosovës, ku përshtypje të veçante i kishin lenë qyteti i Pejës dhe i Istogut. Si disident i persekutuar nga komunizmi ai dhe mbarë familja e tij, kishin pësuar jo vetëm materialisht por edhe fizikisht e psiqikisht. Andaj, pas rënies së komunizmit, me mundim e sakrifica kishin arritur të ngritën sado pak për ta zënë hapin e humbur. Tani, si veprimtarë i dalluar, aktivist në jetën shoqërore e politike dhe kombëtare në vendlindjen e tij, në Vlorën heroike, bënë përpjekje që Komunën e Istogut ta binjakëzoj me bashkinë e Vlorës.
Kjo nismë kishte filluar vitin e kaluar nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë zoti Fate Velaj dhe shkrimtari Vrellas Muharrem Blakaj. Ai, me rastin e ftesës për promovim libri në Vlorë që i kishte bërë z. Blakaj, e kishte shpalosur mundësinë e binjakëzimit të dy bashkive; Vlorë – Istog. Pas kësaj ideje z. Blakaj i shoqëruar nga aktivisti dhe ndërmjetësuesi z. Isa Maloku, ishin takuar me përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Istogut, z. Lulzim Blakaj, Hazbi Bajra dhe Genc Ademaj. Ideja kishte hasur në mirëkuptim. Ishte marrë vendim që me këtë rast të dërgohej në Vlorë përfaqësues nga Komuna e Istogut z. Genc Ademaj dhe aktivisti i dalluar Isa Maloku. Pas promovimit të romanit “Paraardhësit” nga Muharrem Blakaj, në sallën e Universitetit Ismail Qemali në Vlorë, përfaqësuesit nga Komuna e Istogut u pritën nga kryetari i Bashkisë së Vlorës z. Dritan Leli, i cili me dëshirë e vullnet e përkrahu nismën.
Që kjo nismë mos të mbetët vetëm një ide, tani nga Vlora erdhi z. Geron Gunbardhi. Me ndërmjetësimin e z. Isa Maloku, u prit nga kryetari i Komunës së Istogut z. Haki Rugova. Biseda ishte vëllazërore. U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit kulturorë e kombëtarë, promovimi i turizmit, veprave të artit, kulturës, trashëgimisë kulturore e arkeologjike etj. Pati edhe propozime që shkrimtarët e dalluar, deputeti, piktori dhe fotografi i talentuar Fate Velaj, ti promovoj veprat e tij para artdashësve istogas. Në këtë rrjedhë u mirëprit edhe propozimi që Kujtim Cakrrani, ta vizitoj Istogun dhe t’a shpalosë historikun e familjes së tij të famshme Cakrrani që aq shumë i dha Shqipërisë për liri e prosperitet.
z. Gunbardhi i bëri ftesë kryetarit të Komunës së Istogut, z. Haki Rugova që ta vizitoj Vlorën. Bëri ftesë që edhe shkrimtarët istogas ti përurojnë veprat e tyre në Vlorë.
Takimi u mbyll me shpresën se në të ardhmen e afërt këto dy Komuna heroike do të bashkohen e binjakëzohen.
Z. Gunbardhi pati takim me drejtorin e Muzeut Etnografik z. Enver Boletini dhe drejtorin e OJQ-së për Podgur z. Ismet Demaj.

Fotografia e Isa Maloku
Fotografia e Isa Maloku
Fotografia e Isa Maloku
Fotografia e Isa Maloku
Fotografia e Isa Maloku

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :