Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

PROFETËT E ATDHETARIZMËS

C:\Users\Besniku\Desktop\FOTO  BESO.jpg

Nga  Besnik  Imeri

                      PROFETËT E ATDHETARIZMËS

       Kisha menduar kohë më parë që të hidhja disa rreshta për gazetarin e TV Top-Chanel Marin Mema. Hë sot dhe hë nesër nuk u bëra mbarë. Kur dëgjoj në lajme se në Prishtinë Marini u nderua me ҫmimin “Hasan Prishtina”, një ҫmim i denjë dhe tepër lakmues por i merituar nga ky djalë, pasi Hasan Prishtina ishte një nga figurat e ndritura patriotike shqiptare të fillimshekullit të njëzetë dhe një ndër Rilindasit e fundit, i vrarë pabesisht nga dora vrastare e patriotëve shqiptarë, nga i vetshpalluri mbret Ahmet Zogolli. Nuk kaluan disa ditë dhe Marini u nderua me një ҫmim të dytë, por kësaj rradhe në Itali.

       Këtu në vendin e tij, për të cilin ai po punon me mish dhe shpirt, natë dhe ditë, heshtje e plotë. Hesht ministrja e kulturës, e cila nuk përton të dalë në TV dhe të nderojë shumë personalitete të artit dhe të kulturës, por që nuk gjen kohë të falenderojë këtë djalë trim, të zgjuar dhe me mëndje plaku, që aq shumë e do Shqipërinë dhe shqiptarët, artin dhe kulturën e tyre në shekuj, trashëgiminë e tyre shpirtërore, kulturore dhe materiale.

       Mbase ministrja është pak e prekur, pasi Marini, digasterin e saj e ka nxjerrë në mjaft raste zbuluar, lidhur më ruajtjen, mirëmbajtjen dhe restaurimin e monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Monumente, të cilat janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.

       Por mbase ministrja nuk ka faj, kushedi se ku i ri mëndja tek qofteritë dhe motelet që do të ngrejë tek kalatë tona, të cilat shekuj më parë, gurët e tyre i kanë larë me gjak shqiptarësh dhe tani këto vënde të shenjta do të kthehen në vend orgjish. Këto hierore të mbrojtjes së racës shqiptare do t’u jepen privatëve për t’i shnderuar dhe hequr shënjtërimin.

       Por nuk hesht vetëm ministrja e kulturës, hesht edhe kryeministri, i cili i nënshtruar para helenëve lejoi varrezat e ushtrisisë pushtuese të Vorio-Epirit në tokën tonë. Hesht edhe presidenti, i cili me ngazëllim të madh sapo zuri kariken e të parit të shtetit, me ngut të madh i dha shtetësinë shqiptare antishqiptarit, klerikut grek që ka një ҫerek shekulli që ka uzurpuar kishën ortodokse shqiptare dhe është një zbatues i zellshëm i megalidhesë dhe platformës të Vorio-Epirit të inicuar nga një klerik tjetër grek, Kozma Etoliani.

       Marin Mema ky misionar i patriotizmës shqiptare ka dalë me qiri në dorë ditën me diell, si Dhiogjeni në sokakët e kalasë së Pelargikonit, pasi pushtetarët shqiptarë nuk shohin dhe nuk dëgjojnë për ҫështjen kombëtare shqiptare, megjithëse nuk përtojnë të japin ndonjë shfaqje patriotike sa në Kosovë dhe Maqedoni, aq dhe në Mal të Zi e Sërbi (Presheve dhe Medvegjë se në Sanxhak kanë frikë të shkojnë).

       Por Marin Mema nuk është vetëm ka edhe misionarë të tjerë të patriotizmës shqiptare, personalitete të medias, figura të shquara që e duan aq shumë Shqipërinë dhe shqiptarët, kalorës të mbrojtjes së ҫështjen kombëtare shqiptare, që me një kurajo të madhe, integritet, profesionalizëm dhe erudicion përplasen ҫdo ditë me të keqen që pengon ecjen e Shqipërisë drejt zhvillimit dhe të shqiptarëve drejt kulturës dhe mirëqënies.

       Kush janë ata? Nuk janë të panjohur dhe as  të paekspozuar. Janë shumë të njohur për pjesën më të madhe të shqiptarëve. Ata janë: Arben Duka, Bedri Islami, Arben Llalla, Geri Kokalari, Fitim Caushi etj.

       Këta personalitete me veprimtarinë e tyre krijuese i kanë bërë dhe po i bëjnë një nder të madh Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Shqiptarët atyre ua kanë dhënë më kohë vlerësimin “Nder i Kombit”. Por formalisht jepuani edhe Ju z.President, me këtë akt ju nuk nderoni ata, pasi ata të nderuar janë, por nderoni veten, vlerësoheni edhe Ju duke u vënë në një rradhë me ta.

5 janar 2018

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :