Data : 22 03 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Xhevit Ahmedi

Poezi nga Xhevit Ahmedi
xxxx

PEISAZH KURBETI

Bjen një shi i ftohtë
Shi me rrëke, shi alpik
Troket ngadalë në ëndërrat e mia
Trazon mallin e zjarrtë si me thikë
Gërvish plagët në zemër
Sjell kujtimet e harruara
Kur ditët janë të gjata
E netët janë të zgjuara
Kur largësia të venit
Dielli si në vendlindje nuk ndriçon
Kur lotët rrjedhin faqeve
E vetmia në heshtje të trishton
Kur dashuritë harrohen
Si faqet e librit të pashkruar
Stinët padukshëm largohen
Si shkronjat e letrave të vonuara
Vjen një erë e lehtëi
Fragmente nga larg më sjellë
Ngrohtësinë e vendlindjes
Në shpirtin tim e mbjellë.
Bjer o shi pa ndal
Ta zbusish atmosferën e mërzisë
Të hysh i dhimbshëm si simbol
Në vargjet e mia të poezisë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


2 + 5 =