Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

Uniteti Global ALBAN

… zemrën tim mbërtheu ngrohta ndjesi
thua se bashkëbisedojmë
ftesë bëra motrës, vëllaut, flamurit
bashkë shtigjeve të sfidës jetësore të rrugëtojmë
Alban, ejani
si NJË të shtegtojmë
në të përbashktën ardhmëri
porosi dashurie të dërgojmë
bashkërisht dëshmojmë lashtësinë
identitentin
vlerën sublime
vërtet zbritur na është fisnikëria, dhunti nga i madhi Zot
neve na janë dhënë Besa, Bujaria, Fisnikëria, Plisi
të arta shkronja të kujtojnë realitetin mijëravjeçarë
do jenë të gdhendur në Kurorën e Lavdisë
në të ardhmen, ndër shekuj, këtu banon Albani Vendës .

 

 

LIBËR

Janë erërat, ato të mosdijes,
thurrur na kanë si merimangë,
qëmoti, vatrat e ndezura të arsimit,
ndeshur janë më shkronjat e dijes.

Ç’u bë me pasardhësit e Sotirit, me Logorecin?
Dashurinë ndaj alfabetit, historinë e shkruar,
të lavdishme beteja, rrënjë të edukatës,
frymëzimin e ndërgjegjes, të bukurës libër.

Vetit e bukura, gjendjen madhështore shpirtërore,
edukatën Pellazge, lartësinë e folesë,
estetikën, përvetësimin e njohurive,
do gjejmë ku? Në lapsin e thyer!!

Në atë botë amorali, ku e keqja është ndjekur,
notojmë pas prapësisë, në kuloaret e errësirës,
takohemi me numra, emra të pashkruar,
prore të shkelur, si punëtor krahu i botës.

Lartë mbaje vargjet, thesarin e gjuhës,
ngjitu mbretërisë në fron, në vendin e merituar,
në vallen e urtësisë, me njerëz udhëheqës,
larg, sa më larg të qenit hamall i ndyrë.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :