Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Teuta Beqari Osmani

Poezi nga Teuta Beqari Osmani 

Me shihni, me shihni…!

Më shihni , më shihni
Këtu ku ndjenja Ime është shkrirë
Këtu ku fytyra ime është fëmijë
Këtu ku e gjitha jam unë
Fëmija im ku lindi nga barku im!

Nuk mund të them se jam një
Asnjë s’mund të më ngjaj kaq shumë
E dhe sikur të rilindja nga nëna sërish
Unë rilinda vetën fëmijë (fëmijen tim)!

Gjithçka për mua është bota
Toka, dielli, yjet e hëna
E ditët me rradhë janë rendur
E netët ne to kam ndjekur
Si një kalendar i përsëritur
nga numrat , ngjyrat , stinët
E kur vet jeta është koha
E koha risjell vetveten si ora!

Unë jam e gjitha fëmija im
E fëmijë jam e kur të rikthehem në fëmijë
E kur ndjenjat thonë ndjenjën nënë
E kur nënë më thërret fëmija im!

Nuk mund t’a imagjinoj jetën t’ime
Pa përshkrimin e vetvetes si në pikturë
Ashtu si portreti që del në vargje me shkrim
Ashtu si dhe piktura pa fjalë në shpirt!

Kam botuar dy libra deri tani
Por veprën më të madhe në jetë
kam bërë kur u bëra nënë me dy fëmijë
Që s’kam me ç’të them për artin tim
Në vargjet e shpirtit që vlon si shkëndijë
Apo në fytyrën t’ime që shëmbëllen dyfishtë!?

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :