Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Shefik Arifi

Poezi nga Shefik Arifi

P Y E S V E T E N….

Pyes veten gjithnjë
Po sot, unë ku gabova?
Veprimet i kujtoj një nga një
Mbase pa menduar fola.

Dhe i them vetes çdo agim
Dhe qortoj veten ngahera
Sepse jeta s’ka kuptim
Pa buzeqeshje të paprera.

Tjetër herë do të nxjerrë mjaltë
Nga shpirti im i ngrohtë
Se s’qëndroj dot në baltë
Në baltë, s’qëndroj dot.

 

 

S‘IA FAL VETES

Atje larg, mendja s’më hiqej
Nga ti, se nuk kishe askënd
Kur ty balli flakë të digjej
Pranë s’të isha, kjo më dhemb.

Shpesh them se s‘ia fal vetes
Që nuk bëra pak më shumë
Kur ishe në prag të vdekjes
Nënë, të mos ikja unë.

Atje larg, mendja s’më hiqej
Nga ti, se nuk kishe askënd
Kur ty balli flakë të digjej
Pranë s’të isha, kjo me dhemb.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :