Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Sami Arifi

Poezi nga Sami Arifi

Bërthama

Shitsa patëm sa më s’ka,
na munduan hiç pa nda!
Ne jemi t‘etnisë parë,
kurrë s’dorëzohemi nga çufarë!

Armiqtë tanë brenda dhe jashtë,
na damtuan n’mish e asht!
Kur ne s’kishim rrugë më hiç,
fal Zotit patëm miq!

Në momente vendimtare,
patëm njerëz që dhanë shumë pare!
Na ndihmuan me marr vehtën,
t’i tregojmë Botës t’vërtetën!

Bërthamën n’mbrendi e kem t’fuqishme,
që t’i skajojmë mbeturinat e flliqshme!
Të dëgjohët kënga dhe jehona,
t’jetoj populli në trojet tona!

Fotografia e Sami Arifi

 

 

Dëshmori Sherif Frangu!

Gjak i vrullshëm i shqiptarit,
kundër shtypjes jugosllavit!
Të gjitë s’bashku me trimëri,
për t’shkëput prangat nga kjo Serbi!

N’pranverën e vitit tetëdhjetë e një,
demonstruesit n’Ferizaj kanë hyrë!
N’mes të parëve pjesëmarrës nga Vitia,
Sherif Frangu nga Sllatina!

Specialësit me bashkëpunëtorë,
kanë ardhë popullin për ta bërë horë!
Me 3 prill tetëdhjetë e një,
n’Ferizaj me armë kanë shti!
Populli ishte ngrit në këmbë,
n’kacafytje dhëmbë për dhëmbë!

N’këto furtuna me përgjegjësi,
ra Sherifi n’përjetësi!
Ai ishte një pishtar,
për Kosovën shtet Kombëtar!

Fotografia e Sami Arifi

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :