Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Sabrie Selimaj

Poezi nga Sabrie Selimaj

UDHËS SË KOHËS
`

Tek sa unë qendroj heshtur,

Në vorbullën e mendimeve,

vërdallisen njëmijë e një fjalë krathyer,

duke lidhur nyjen e pikellimit në qafen time,

`
Përtej distancës shtrihen horizontet e ftohta

Atje ku s`dëgjohet më zëri i ndërgjegjjes

Fjalët përplasen si retë me zhurma të kota

Duke kërkuar pak dritë, udhës së kohës.

`

Mos vall, ky Ishte mallkim i ditës…

Apo të gjitha ditët ishin një mallkim,

Duke pritur përgjumur në potën e pritjes

Koha përkund hijen e ” trishtimit tim …”

`
Ylli i shpresës si një fanar i vjetër,

Përplaset pas dallgëve të deshpërimit,

Bie, ngrihem, gjithmonë shpresuar …

Që një ditë të shkrijnë akujt e mosbesimit !

…………………………………………………………
Sabrie Selimaj @

Fotografia e Sabrie Selimaj

BOTË E MARROSUR
`
Do ju them qetësisht dy fjal,
ju lutem, qetësisht më dëgjoni,
jetojmë në një botë aq të marrë,
sa dhe ju vete se besoni.?
`
Duke qar erdhën…
përsëri ashtu do ikim…
pytjet pa përgjigjie ngelën,
në një frymarrje shpirti .
`
Kjo botë e marrosur,
është thjesht një zhgenjim,
ndryshe kishia ëndërruar
tani s`kam më dyshim …
`
Një rrumuj fjalësh,asgjë tjetër!
njerëz që nxitojnë në ikje
shpresa në fjal varur!
kokë ulur në pritje …
`
Nuk kam fuqi më !
të flas` as ju t`më dëgjoni!
do iki, pa fjal, pa zë…
shpresoj të më mirkuptoni ?
`
Sabrie Selimaj @

Fotografia e Sabrie Selimaj

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


4 + = 7