Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Nexhip Onjea

“PARALELIZEM”

Ku e shkove djalerine,
Petrit Vasili me derte
Mbret i injorances mbete

- C’e ze dhe s’e heq njerine,
Diplomat ne parlamente.

Na nderove LSI-ne
Petrit Vasili me derte
Ia shtove ato lezete.

-Punova ca per partine
Por ca me shume per vete.

Vaso te pifsha dolline
Petrit Vasili ne derte
Per Shqiperine u trete.

- Sa shtova pak pasurine
Per nje jete me salltanete.

Erera te liga fryjne
Petro Vasua me derte
O fjala qe “tund” termete.

Ekranet me nuk do nxijne
Petrit Vasili me derte
Mbret i injorances mbete.

 

LLAFAZANI

I more ca fjalë,dhe tek unë i solle,
mbase diku rrugës,në vënd tjetër volle,
deshe çfarë më the,unë t’i besoja,
dhe ca kohë me ty,duhet të harxhoja.

Pse ato që solle,qenë xhevaire,
fillove tregove,ku dole.ku hyre,.
-Te thashë s’të besoj,o njeri i mjerë,
ti fjalët e mia i çon tek të tjerë.

Kush merr dhe kush shpie,fjalë nëpër botë,
mirë është mos t’i hapet,as edhe një portë.

 

PRANVERE?

S’na bën përshtypje kjo vonesë,
tani me të jemi mësuar,
mbi trëndafila nuk bie vesë,
të zbusë gjëmbat e egërsuar.

Për aromë vëndi,s’bëhet fjalë,
na duket mjaltë,e importuar,
vijnë dhe ikin emisarë,
me turli lulesh nëpër duar.

S’na bën përshtypje kjo vonesë,
dhe as gjëmbaçët që na shpojnë,
vërdallë dilema si re e zezë,
-Të rrojmë o njerëz a të mos rrojmë?

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


9 − = 6