Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Mumin Z. Shutaj

Poezi nga Mumin Z. Shutaj

Mbrëmë ra shi

Mbrëmë ra shi dhe muzat në shtegtim,
mbars me të trishtësinë ndër hole nate,
monstruozitetin e kohës që derdhet rrëke,
mbi një shpirt të vrarë ethshëm ndër mote.

Mbrëmë ra shi ranë qiejt gri u zbrazën,
mbi dhimbjet e një qenie të padjallëzuar,
e bartën dhe skeletin e tij prej ylberi dite,
që u flak pamëshirshëm në zjarr humbëtire.

Mbrëmë ra shi trishtimi heshtën kambanat,
heshti edhe qielli e hëna fare nuk rrezatoi,
se u vra një shpirt idolatrie vdiq sëgjalli, treti,
nga çmenduria e erës, nata honeve e përpiu.

 

 

Ajo

Një ditë i ngjau pranverës,
në shikim të parë dhe treti,
s’ngjau të bulëzoj e këthehet,
as nën qiell vere nën rreze dielli.

Treti furfullueshëm si mjegulla,
përbashkuar me dimrin e acartë,
barti me vete fondet e histerisë,
mbi një shpirtlënduar i breu kohët.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


1 + = 5