Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Mimoza Eliona Osmani

Respekti është reciprok
*************************

 

moz

 

 

 

 

 

 

A keni dëgjuar vallë,
Se durimi ka kufijë?
Bëre dy tri herë pallë..
Mandej do të hash turij!
Kur i fut ku s’të takon,
Çdo ,”mësues” të vë katër,
Si breshk tek nallbani shkon
Ngahera s’të mbajnë me hatër.
Respekti është reciprok
Si buka që ha e dinte
Në koment dy gurë tok ..
Veç për pak lavdi si linte
Të vinte fufat në kokë
“Çdo parcelë” donte të shinte..
Qesha kur si mbajta qokë..
S’mundi dot t’a kapërdinte
I ngeli në gozhdë shara
Veç dy fjalë e vunë në vënd
Ë urtë tha s’do më vë para
Kur pa qumshtin ngel pa mënd
E dogji e përvëloi
si gështenja bëri paf..
Zjarrin vetë e provokoi
Ëngjëllores ra më qafë..
Dhe gomar që është gomarë
Sa do duronte i shkreti
shkelm fjalës dhe samarë
Vickla hedh dhe më i qeti.
Eh ,seç janë disa vetë
U vajti mëndja mbi flok
Kujtoji me like është mbret
Një të tillë e pata shok
Unë atij dija sekret
Vdiste për gazetë qe lutur..
Ndërsa mua më nxjerin vetë,
Besoj …jo,se jam e bukur,
Doli disa herë gazetë
jam poet thosh. .. mëngjes-dark
Kush të tha se je poet?
Ti .., ke dell , nuk të ha hak,
Por poetë janë me gishta
Kanë sedër dhe jo aset.
Zemrat i kanë më të brishta
Nuk kanë smirë por veç vullnet..
Sa lezet i pati bllok..
Si vala ,si bora ,Resta..
I mora metrat për kokë
“Qëndisur” me lule festa..

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :