Data : 24 03 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Marjeta Musaraj

Poezi nga Marjeta Musaraj

marjeta

 

 

 

 

 

 

LOTI

 

Loti eshte fjala e heshtur,eshte xhevairi i dale nga shpirti.

Ujvara e lotit del nga shtrati si lumi.
Loti eshte stuhi, furtun,eshte shpirti i ndjeshem hyjnore.
Loti vallezon nen driten e syrit njerezore.

PIME NJERI-TJETRIN!

Dimrin e fusim ne kupen e veres
Boren dhe acarin oxhakut e shkrijme
Kercasin eshtrat qafes se mendafshte
Gjuha ime thelle vesheve te mbin
Kacafytyr ndukjeve lekurave plot ashte.

Strehet pikojne jashte te kuqen tretur
Klithmat renkimet zhurmojne ne ere
Degjojne perhumbjet renkime mekur
Njomen trupat lengezimit te ndjere
Ngjallen filizave endrrat kohe vdekur.

Pime vere dhe ulerasim
Tisi cmenduris mberthyer na ka
Mbytemi planetit te asgjese deri ne agim
Fluturojme qiejeve si zogjte me krahe
Mengjeseve te embla i bukuri zgjim.

Marjeta Musaraj. Fotografia e Marjeta Musaraj

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :