Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Linda Fejzaj

Poezi nga Linda Fejzaj
TI…
Ti je piktura me e bukur, ndaj edhe une hesht,
pikture e gjalle ne art,ndaj trembem aq keq…
te shoh ,dhe syte i ferkoj nga habia,
zbehen dritat ,eshte asgje magjia…
Ti je vargu i shkruar,
i thene dhe i pathene,
je poezi, e embel
poezi qe cmend cdo kend…
Ti je skulptura,
skulptura me e arrire,
cdo kompozision,per art ne delir…
Ne agimet e flladta ti je pika e veses,
dielli i dites,
ajri i shpreses…
Ti je mesdita , ne notin e harppt
je feshferima e Himalajeve,
Antarktida e mjaltte…
Ti je…
Cfare je..?
me thuaj pse hesht…
une s’gjej dot fjale,
kur ti buzeqesh…
Kur buzeqesh ti zbret dielli ne toke,
heshtin oqeanet,
heshtin edhe zogjt…
ngrihen pemet ne valsin e luleve,
ulen baladat, si ujvarrat pa funde…
sapo zbret mbremja ti je dritherim,
je dehja e yjeve,
qe nuk njeh flijim…
shume here pyes veten .
je art a njeri…?
je engjell, a magji…?
je legjende a poezi…?
 II

U errësua gjithçka atë ditë ,
unë isha aty,
dhe nuk merrja dot frymë kur
qielli u nxi i tëri si veladoni i zi,
Këmbët u kthyen në beton i rëndë,
kur trungu notonte në lumenj lotësh,
edhe lëvozhga e tij derdhte armatën e dhembjes,
Rrënjët,po humbisnin frymën…
frymën e fundit në duart e ditës që morri trajtat e natës….
e një nate të gjatë pa hënë….
errësirës së pakthyshme….

 

II

Tashmë..
jam mësuar të jetoj me ty,
Pa ty – me ty…
…me ty përherë në timin gjak
dhe kilometra, milje të na ndajnë,
bëhen sekondë në cast

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Fundit

Ler nje Koment

Dergo Koment


− 4 = 3