Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Julja Mehmeti

Julja Mehmeti

jjjj

 

 

 

 

 

 

Mëngjesi zbret ngadalë

në një shteg agimi,

ku dritëhije hëne

zbulojnë mendime të shkuara…

Një çast magjik

dhe frymëmarrja ndalet

mes ëndrrash këmbëzbathur,

që kapërcejnë pragun e vetëdijes

dhe pas na ndjekin ,

me të tjera përjetime…

Gjithçka ka ndodhur e mund të ndodhë sërish..

Në misterin e zgjimit sekreteve rrëfyer dritës

mbetur varur përqafimit të ngrohtë të mbrëmjes

dhe drithërimës, së ditës në lindje…

Kurioziotitei i së panjohurës

shpërndarë në petale të përgjumura lulesh.

Bulëza ëndërrimtare vese,

që dridhen nga pritja e asaj që do të vijë !

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


1 + = 7