Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Irena Hoxha

Poezi nga Irena Hoxha

iii

 

 

 

 

 

 

ATDHE PA ATDHETAR

E qajm’ Shqipërinë me lot e me mall,

e qajm’ Shqipërinë

si Nēna, të humbur djal’,

E qajm’ Shqipërinë nga dashuria

për të na rreh zemra

si Nëna tek bija.

E qajm’ Shqipërinë ka ngelur e ve,

pa atdhetar për Atdhe.

E shesin e vrasin, japin vatanë

si horra bredhin e vendi si mban’.

As uj’ për të pirë, as zjarr në vatër

dhe mjekimin e bëjn’, me hatër.

Për turp të botës ngrenë një dorë

dhe duan të rinë përjet’ eprorë…!

DIMRI KURESHTAR

Iku dhe kjo vjeshtë, vetëm hije la,

rrënja e pamposhtur, në gjumë të thellë rra.

Zogjtë të arratisur, me mall për shtëpinë

presin pranverën përsëri të vijn’.

Dimri pa kursyer borën lehtë e shtroi

me flokët e saj pemët i mbuloj,

oh çfarë hijeshi, pema lozonjare

s’mundi të mos të bëhej, pak ziliqare!

Dhe nga dëshira, nxjerr një syth të rri

loz e qesh me borën, si të jet’ fëmij.

Dimri kureshtar me dëshirë i thot’,

do të hedhë borë e do të mbaj ngrohtë.

Sa herë që të duash lule më dhuro,

sepse dhe unë kam, shumë mall që ti shoh,

këtë fjalë të mirë, pema se harroj

dhe në mes të dimrit trëndafil lëshoj!

RRËNJË ILIRE

Çojuni ju shqiptar dhe mos nguroni

të gjithë si shqiponja fluturoni,

që nga Shkodra gjer në Vlorë

sepse dhan’ jetën dëshmor.

Nga Kosova Gostivari

që të gjithë kanë gjak shpiptari,

vall’ si mundet tu coptojn’

dhe nderin t’ua poshtërojn’?!

Ku është parë që shqiptari

të ngroh duart te zjarri…?!

Trojet tona nuk arohen

as nuk falen kurrsesi,

Skënderbeu shpartalloj osmanë

për të bukurën Arbëri.

Ndaj Vlora po na pret

bashkë me të gjithë Shqipëria

Si Ismail Qemalin

kur u shpall mëvetësia.

Le ta marr vesh bota mbarë

do bashkohet Shqipëria,

sepse i ka rrënjët të thella

I ka, nga Iliria!

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :