Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Emrije Krosi

Relaks…

Nje copë qiellqelq,
mbi putra ullinjsh,
varur ka peshtafin e ngjyrave,
bojatisen pikturat e drunjve,
që restaurojnë udhët e gjelbra,
me prika të ujta vese,
si kanagjel nuselulesh,
me petka te reja gjethurinash.
Dihat pranvera,
gjidjersitur,
luadheve vajzërore tē klorofilta,
endet në liri,
nga mitra sythash buisin aromat,
dhe prilli i kosit me kosëdiellin!
Vizatime mizadheu,
përhitje fluturash,
vrunduj gjethnajsh!

Pranverë,
një rreze u përmyt nbi përrua!

@emi Greqi. 13.04.2019.
©copyright EMI KROSI.

Fotografia e Emrije Krosi

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


4 − = 3