Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Eliona Thomaraj

Poezi nga Eliona Thomaraj

Të më deshje mua ishte më e madhja fisnikëri
Sikundër s’u ndje peshë m’e rëndë,se sa mohimin tim
Isha lindur idealesh,rritur nëpër erëra pa rrym
Mbytur në ujra të cekta,djegur në zjarr pa tym
Humbur nëpër rrugët pagëzuar emërimesh
Helmuar nga duhani pa filtër,ushqyer keq
Harruar librat pa kopertinë,ngelur në shkollat pa klasa
Vrapuar në rrugicat e pashtruara,luajtur në kënd pa lojra
Ashtu shkoi e rrodhi jeta pakuptuar
Peng i fjalëve të pathëna,trembur në gjumin pa ëndrra,
Luftarak nëpër sfida,përpara pa u lodhur
Asgjë nuk u krijua më kot,pa qëllim
Pa dëshmitar të fillimit dhe fundit
Mbiu e u vyshk jeta në këtë botë pa Zot.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


+ 4 = 10