Data : 17 01 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Eli Kanina

NË QIELL PËRTEJ
elii
NË QIELL PËRTEJ

Ne dashuronim veç e veç
Se s’mund të dashuronim bashkë
Kishte aq forcë ajo që ndienim
Sa botën mbarë bënte lëmazhdë.

Se çdo avion do të rrëzohej
Dot s’mund ta ngrinte atë peshë
Se ish e  rëndë ajo që donim
Dy mendje me një shpirt në mes.

Se ai breg që ëndërronim
Sa afër dukej aq ishte larg
Një det dëshirash kur na përkundte
Nuk na mjaftonte veç një varkë.

Se s’na mjaftonte një vështrim
Të rrokte gjithë atë horizont
Që veç e veç kishim zbuluar
Se ishte dashuria jonë.

Se dielli që na mbante peng
Monedhë magjie na bëhej me dy anë
Përnatë na ndante veç e veç
Përditë të gjendeshim bëhej shkak.

Ne dashuronim veç e veç
Mes universit zgjidhja u gjet
Për dashurinë që kishim bashkë
Shpikëm siç deshëm një planet.

ELIVERTA

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


9 + = 17