Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Eduart Veli

Eduart Veli

 

A MUNDEM DHE UNË TË BËHEM NJË YLL?

Lart në qiell,janë miliarda yje që bëjnë dritë,
Yjet miliarda vjet gjithëçka, kanë regjistruar,
Kanë parë lumenj lotësh të rrjedhin nga sytë.
Dhe Miliarda Xhuljeta e Romeo të dashuruar!

Yjet nga qielli i pafund na ndjekin,na vështrojnë
Shpirtërat e njerëzve të mirë janë kthyer në yje,
Lotët u janë bërë dritë,për ne që në tokë rrojmë,
Dashuria ju është bërë shi,që i qetë në tokë bie.

E kanë një gjuhë yjet,gjuha e tyre quhet “mirësi”
Parreshtur,ne njerëzve në tokë na flasin përditë
Të gjithë vetëm një fjalë,të thonë fjalën”dashuri”
Dashuria rrëzon malet e në gjunjë i ulen hyjnitë

Bukur është jeta në tokë, por një ditë perëndon
Vjen një ditë ,që çdonjëri librin e jetës e mbyll.
Nëse dashuri ke dhuruar,aty lart tek yjet shkon.
Sa bukur do të ishte dhe ti mund të jesh një yll!

Një jetë mes këngës e poezisë kam lundruar,
Një ditë,larg shumë larg qoftë, sytë do të mbyll,
Ndjesë, ndoshta padashje ndonjë kam lënduar
Vallë,mundem dhe unë vëllezër të bëhem një yll?

 

 

DITË TË BARDHA PËR TË GJITHË ,TË KETË !

Ty e bardha ,të pëlqente aqë shumë në jetë,
Ty ngjyrën e bardhë përherë, e kishe fiksim,
“E bardha,shpesh më thoje eshtë jeta vetë ”
Si ato mjelmat e bardha,lart ..laaart në fluturim!

Dhe bluzën,të bardhë borë e mbaje përherë ,
Këpucët e bardha,oh sa shumë që të shkonin,

Si ata trëdafilat e bardhë që çelin në pranverë
Dhe zemrat e bardha, bardhësisht, dashuronin !

Shpesh herë më flisje për fustanin e bardhë,
Fustanin, që cdo natë ti e shikoje në ëndërr,

Bisedoje përherë me ëndrrën për vite me radhë
Në ëndërrat e tua të bukura unë isha dhëndërr!

Një ditë të bukur, ti e veshe fustanin e bardhë
Nuse e bukur u bëre tek lagjia ime plot gurë ,
Vallë ishe ti, a mos vallë ndonjë pulëbardhë,
Ishe ti dhe fustani i bardhë,plot dritë,e plot nur !

Ti ngyrën e bardhë e ke patur përherë fiksim,
Dhe ëndërra të bardha, ke thurrur ti një jetë ,
Si mjelmat e bardha,përherë lart në fluturim ,
Të bardha.. veç dite të bardha për të gjithë të ketë !!

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


− 4 = 3