Data : 24 03 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Eduart Veli

Poezi nga Eduart Veli

edddd

 

 

 

 

 

 

E DASHURA IME , ËSHTË POEZIA!
Që kur isha fëmijë,në shkollën fillore, unë kam dashuruar,
Të dashurës sime vargje  si fëmijë, i thurrja pa mbarim,
Dashurinë time edhe vetë mësuesit e kishin bekuar,
Dhe shokët e shkollës përherë më uronin për të gjithë gëzim.
Në shkollën e mesme ,e desha gjithë zjarr me  pasion të pashuar,
Me shokët shpesh, se  kush e donte më shumë
viheshin në garë,
Me mua përherë ,me shpirt e me zemër, ti ishe marrëzisht e dashuruar,
Dashuria jonë  kishte një çmim, fitonim përherë vëndin e parë!
Shpesh,na dërgonin në panele sfilatash të dy, anë e mbanë Shqipërisë,
Ti ishe brënda meje,e bukur e çiltër gjithë vrull,
në panel ,dilje ti për mua,
Përherë e para,se ti dhe unë, i këndonim këngë
dashurisë,
Se je e thjeshtë,e ëmbël,e rrjedhëshme ndaj dhe unë të dua!
Në ditën e dasmës,më erdhe mu fute në shtrat,
se ti s’rri dot pa mua,
Nuses sime i këndove ti ,gjithë natën këngë të bukura dashurie,
Se di pse ca kohë më ike,të kërkova në dete në
ujvara e krua më krua ,
Kam ikur lart më the ,do vij prapë tek ty,jam  lart
në qiellin me yje!
Dhe vërtet e mbajte fjalën, erdhe prapë tek unë
kur isha bërë burrë,
Erdhe kur kisha nevojë për ty ,më dhe krah kur s’qëndroja dot në këmbë,
Brënda vetes,në gjakun e zemrës,në aortat e mija,do të mbaj,
Deri në frymën e fundit s’të lë moj e mirë,të  më ikësh më kurrë!
Me ty jam në shtrat ,deri natën vonë,ime shoqe më bëhet xheloze,
Dashurinë tonë  tashmë e dinë të gjithë,e ka marrë vesh gjithë njerëzia,
Është dashuri e përjetëshme pastër,e çiltër pa kushte,…serioze,
Dashuria ime në jetë,je ti e dashur,por edhe një tjetër emër… :”POEZIA”!
SI NËNA,S’DO TË GJESH KURRË!
Sdo të harroj kurrë ç’më ka thënë dikur,një plakë e urtë e mirë,
Si nëna ,sdo të gjesh kurrë në jetë,sado që të rrosh, o bir.
Nëna në jetë bëhet Shqipe,nëna në jetë vigjëlon si Laureshë,
Dhe në gjumë o bir, njërin sy e mban zgjuar deri sa të vdesë.!

Ajo plakë e urtë, ka vite që s’është më,aty tek pishat pushon,
Por fjala nuk vdes kurrë,se fjala në shpirt e në zemra jeton.
Nuk shuhet fjala Nënë,simboli i jetës, i urtësisë, mirësisë,
Kush merr bekimin e nënës,ka përjetësisht dhe të perëndisë!

Në shtigjet, e jetës sytë e nënës , bëjnë dritë ,
errësirën largojnë,
Portës së jetës,kanatet me zemër nëne ti hapin,
rrugën të tregojnë.
Të marrin për dore si dikur, dhe derdhin tek ti, të
shpirtit shkëlqim,
Kur ke bekimin e nënës, pa frikë si ai zogu i lirë ngrihesh ,..në fluturim!

Një zemër nëne përditë,lutet për ty,tek porta tek
pragu të pret, syzgjuar,
Një zemër nëne, të shoqëron kudo,dy sy nëne
të menduar,
Çdo hap tëndin që hedh në jetë, një zemër nëne përherë e bekon,
Dashuria për fëmijët i mban nënat në jetë,për ta
një nënë jeton!

Një përmendore të madhe të ngrinim për nënat,
sa toka të rëndë.
Në gjithë gjuhët e botës,të shkruhej hyjënorja, e arta fjala “nënë”!
Të ngrihej lart në qiell,që ta shihte gjithë bota,të
ndrinte si Hëna.
Më të bukurën fjalë në të gjithë universin,fjalën
magji :”NËNA”

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :