Data : 17 01 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Eduart Veli

eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
Poezi nga Eduart Veli
MË KËRKO MES ËNDRRASH !
Nëse tek kthesa buzë rrugës ndonjë ditë më kërkon,
pranë ullirit shekullor s’do të më gjesh e dashur
Malli i pritjes ndër vite ende aty qëndron,
i ngrohtë,rinor,flladitës ,ashtu siç e kemi patur!
Në rrugët që ecëm të dy,të lutem,mos më kërko,
në gurët buzë rrugës emrin tënd kam shkruar.
Rrugët ty të gjitha të njohin ,ndaj mos mu zëmëro,
veç ato dhe unë ,kurrë s’kemi për të harruar.
Në malin e Mëllezit mos më kërko ..dhe as në Saraqin,
bashkë me lista e lartë këngë të kam kënduar,
me miken tonë erën ,po të përcjell një përqafim,
dhe një poezi të re,që për ty e kam shkruar!
Tek lumi aty poshtë,ku kaluam shumë vite,mos më kërko.
në rrjedhën e ujit,në zallin e lumit ,pranë më ke dhe mua,
aty jam,mes rrepesh e shelgjesh,ndaj ti mos u trishto,
së bashku me lumin të them prapë”Të dua!”
Pranë detit të kaltër, në oazin e ëndrrave eja më kërko,
se ëndrrat e bukura,nuk treten kurrë në jetë,
eja bashkë me valënpulëbardhë,të lutem mo u vono,
mes ëndrrës dhe shpresës do të më gjesh ti,.. vërtetë !

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


8 − = 7