Data : 22 03 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Eduart Veli

PAKEZ., MIRESI..,SHPIRT TE DELIRE, ….PERKUSHTIM ….. !!!

Buze detit te kalter , rri e veshtroj
Valet ,qete -qete , embel,…bregun pushtojne ,
Dhe une ,lehtaz…,te dashuren time, pushtoj ,
Serish, kthehen valet,drejt bregut tjeter, nxitojne !

Shekuj me radhe , valet edhe bregu, embel perqafohen,
Keta dashnore te perjeteshem, puthen si te marre ,
Si ne muajin e mjaltit , ne çdo çast dashurohen,
Diell qofte dhe shi.. , ngrohte apo acare !!

Papritmas,valet çohen, perplasen ne breg me forrce …e shkume ,
Valet,si kuçedera ,bregun godasim, si te çmendura me furi ,
Iku shkoi perqafim i embel,valet ,bregun godasin ,cdo cast e me shume,
Klithma,renkime,degjohen,dhe thua me vete :”Kaq e pat kjo dashuri “!

Vala ,bregun ve poshte,me forrce ,si nje uragan e godet ,
Bregu ,i forte qendron ,mes dallgesh te terbuara ,serish merr fryme ,
Krenar qendron,i lare,i paster dhe vales se tij ,serish i therret,
Bregu,i rinuar… ,serish… ,vales lozonjare, i shpreh dashurine !!

Kthehet lozonjarja,e qete,e lehte,e bukur, plot mall e perqafon,
Bregu buzeqesh, valen merr ne krahe , ne nje te zjarrte perqafim,
“Si ne,.. moj vale e dashur,ne gjithe boten mbane, askush, nuk dashuron,
“Dashuria jone e dashur, keshtu do te jete, dashuria e jone ,sdo te kete mbarim

Keto mendoja,buze detit,me te dashuren time prane ,
A mund te zgjase dashuria, si ajo e vales me bregun pambarim?
Me ze te larte fola…..,jehonen e zerit tim, valeza e dashuruar e perrcjell..,ane e mbane ,
Veç forrce duhet….,miresi ,shpirt i dlire nje jete; …., perkushtim !!!

 

MERRENI BUQETËN NGA UNË !

Pranë portës,në rrugë një djalë kalon përditë .
Një djalë i ri në karrocë, tetëmbëdhjetë vjeçar.
Çdo ditë një dritë, një shpresë i lexoj tek sytë.
Sytë e tij ngjyrë blu si deti,dy sy ëndërrimtar!

E motra shtyn karrocën,përditë ajo e shoqëron
Oh sa dhimbje shikoj në sytë e sajë,sa trishtim
E heshtur,e menduar çdo ditë në rrugë kalon.
Do të doja djalit e vajzës tu falja pakëz gëzim!

Sot në Ditën e verës,prapë tek porta më kaluan.
I pashë që larg ndaj dola në rrugë dhe i ndalova
Si dy engjëj të bukur, buzëqeshën dhe ndaluan.
Merreni buqetën me lule,për festën e verës i urova!

Dua për ditën e verës,buqeta me lule të dhuroj.
Atij lypësit të vogël në rrugë doja ti dhuroja një buqetë.
Atë nënën ,që fëmijët i ka larg në emigrim dua ta uroj.
Merreni buqetën time, brënda sajë është jeta vetë!

Lule doja tju dhuroja për të gjithë ,po të kisha mundësi.
Me një buqetë vargjesh dua ta përrcjell urimin për ju si lumë .
Të gjithëve ju kam në vargje,ju kam të gjithëve në poezi .
Për Ditën e Verës të gjithëve ju uroj :Merreni ju lutem buqetën nga unë!

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


5 + 8 =