Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Eduart Veli

MË FOL SHQIP, ËSHTË GJUHË PERËNDIE !

eddd

 

 

 

 

 

 

 

Më fol shqip vëllai im,se është gjuhë perëndie.
Shqip më përshëndet motër,kështu të ka hije.
Shqip të flasësh nipi im si yll dhe ti o mbesë,si hëna,
Ninullën tek djepi,dikur shqip na e këndoi nëna!

Shqip më fol or mik,në dasma shqip këndojmë.
Kur dikush ndërron jetë,prapë shqip e vajtojmë!
Kur dashurojmë, zemra shqip fjalët na i thotë.
Është vetë gjuha e Zotit,më e bukura në botë!

Ma thuaj shqip të bekuarën fjalë “mirmëngjes”
“Mirëmbrëma”, shqip ma thuaj kudo që të jesh.
Shqip të ma thuash magjiken fjalë”Të dashuroj”
Ëmbël në shqip të më thuash”Për ty unë jetoj”!

Kudo që të jesh,në botën e madhe,moderrne të pa anë,
Mos ki turp,shqip të flasësh me nënën dhe me babanë.
Mësoja fëmijës gjuhën që nëna jote të mësoi ty dikur .
Gjuha e nënës është si ninullë e ëmbël , gjithë
dritë e nur!

Shqip më fol vëlla,se dhe zoti nga qielli shqip na flet,
Gjon Buzuku,Çajupi,Naimi,që nga vitet shqip na
përshëndet,
Shqip e ëmbël i shkrova dikur të dashurës sime
dhjetëra letra dashurie,
Oh,sa bukur të flasësh,gjuhën tënë shqip, është
gjuhë Perëndie!!

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :