Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Dava Gjoka

“DASHURI ” ME INTERES

Sa shumë gjërat kanë ndryshuar
Nuk është më siç ish’ dikur
Kanë frikë djemtë për tu martuar
Edhe vajzat nuk gjejnë burrë

Dikur djali e ndalonte
Vajzën n’rrugë e i thosh dy fjalë
Ajo kokën poshtë lëshonte
Ik n’shpinë time ,more djalë

Sot askush s’t'thotë mirëmëngjes
Qoftë ky mashkull apo femër
Po nuk pati interes
S’don t’ja dijë a ke dhe emër

Tash ka plasur interesi
Humbi vlera dashuri
Kur dikush t’thotë mirëmëngjesi
Dije mirë çka ka me ty

O do t’gjejë unë djalë të ri
O do t’rrijë krejt pamartuar
Që të ketë shumë pasuri
Përplas vajza këmbë e duar

Tash t’thotë femra të kam” shpirt ”
Pa e pas aspak problem
Sa merr vesh për pasuritë
T’thotë e jotja unë do t’jem

Jo kështu more njeri
S’shtyhet jeta me interes
T’verboi sytë kjo pasuri
Dashuria kështu vdes

Dava Gjoka Lleshaj ..Tiranë.Prill 2019

Fotografia e Dava Gjoka

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


6 + 9 =