Data : 22 03 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Asllan Miftari

Poezi nga Asllan Miftari

LOTI I QYQEVE…!

Loti i qyqeve është i pa tharë
Kur në mes të ditës të mitur tërhiqen zvarrë
Bujë bëhet në mediume të botës
Kur ngrihet fëmija për ruajtjen e votrës

Bylbylët nuk këndojnë në pranverë
Nuk vijnë as pëllumbë e skifterë
Kur mbi gra shtatëzanë derdhet helm e vrerë
Kur në mes të ditës dhuna kalon cdo prag
Lot mallëkimi qyqet lëshojnë rreth e për qark

Lulet në pranverë nuk verdhojnë
As dhe yjet natën nuk ndriçojnë
Kur “mllefi” prangos mendje dhe shpirt
Edhe drita leshon”terr” në mes-ditë

Bylbylët nuk këndojnë në pranverë
Nuk vijnë pëllumbë e as skifterë
Kur vaji e lotët mbulojnë sytë
Edhe dielli s’lëshon dritë

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


7 + = 12