Data : 17 01 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Anila Karapidou

Poezi nga Anila Karapidou

 

aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

 

 

 

 

 

 

 

Të piva gllënjka-gllënjka

Dje në mbrëmje të hodha në një kupë me verë,
Fillova të të pi gllënjka -gllënjka dalëngadalë
Vera e kuqe si gjaku në deje,
Më ndezi në shpirt më zgjoi ëndrra.,

E sytë mbyllja të të shijoja,
Të pija me buzë,të mbaja nën gjuhë.
Nuk doja poshtë me asnjë kusht të të kaloja,
Mes dhëmbëve të rrotulloja të ëmbël si musht.

Dje në mbrëmje si verën të piva gllënjka-gllënjka,
Po ti a më ndjeve, më shijove vallë.
Unë të thitha me buzë nga kupa e verës,
Ëndrra më zgjove si deti me valë.

E kur kuptova se të kisha pirë të gjithin,
U shtriva e dehur përmbi shtrat.
Brënda qënies time shpirti përvëlonte,
Ndjeja puthje ,përkëdhelje, afsh të zjarrtë.

U ndjeva e dehur nga vera,nga ty,
Dashuri si e marrë doja të bëja.
Po në shtrat nuk ishim ne të dy,
Unë të kisha pirë si verën gllënjka-gllënjka.

Anila Karapidou

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


+ 4 = 10