Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Anila Karapidou

Poezi nga Anila Karapidou

anil

 

 

 

 

 

 

 

Muzë e ëmbël shpirti im

E kam shpirtin kaq të dëlirë,
Re e bardhë në qiellin blu.
E prek hënën bëhet yll,
Dritë lëshon në natë të errët.

E kam shpirtin kaq të lehtë,
Fluturon,shtegton si zog,
Loz me erën bëhet flutur,
Përmbi dallgë lundron sirenë.

E kam shpirtin kaq të ngrohtë,
Brënda gotës verë e kuqe.
Zjarr i ndezur në oxhak,
E bën ndjenjën të përkundet.

E kam shpirtin notë muzike,
Nota thur mbi pentagram.
Kërcen Valsin e Shopenit,
Në krahë muzën e ka marrë.

Muzë e ëmbël shpirti im,
Dhe në vargje dergjet ethshëm.
E rrëfej në përgjërim,
Se një shpirt e kam gjithë jetën.

Anila Karapidou

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


− 5 = 4