Data : 22 03 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Afrim Hyseni

Aty mbi buzët e tua…

 

Sa do të kisha dëshirë,

Të isha…një pikë lot…

Dhe të shëtisja i lire,

Mbi çdo lule gjetheplot…

Të isha i adhuruar..

Si borziloku me erë,

Të lindja në syt ‘e shkruar,

Si Dielli…në pranverë…

Prej andej si shtojzavalle,

Të rridhja për tatëpjetë,

Mbi faqe të hidhja valle…

Si dallëndyshe mbi retë…

Do doja dhe të dal xhiro,

Mbi gjoksin tënd me patjetër..

Por e di që do bëja shenja,

Tamam si boja mbi letër…

Për më poshtë përgjërohem,

Që të bëj ndonjë vizitë…

Frikë kam se do thërmohem,

Si meteor në orbitë…

Vendosa ! S’shkoj asgjëkundi…

Porsi zog krua më krua…

Dua të më vijë fundi…

Aty…mbi buzët e tua….

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


9 + = 16