Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Afrim Hyseni

VETMI…

Na tradhëtuan pas shpine vetmitë tona,

Në kopshtin e fillikateve,

Ku drurët s’bëjnë pyll,

Pikat s’bëjnë shi, Avulli s’bën mjegull,

Mjegulla s’bën re,

Ku ylberët si rregull,

Dështojnë pa le,

Dhe unët vdesin,

Pa u bere “ne”.

 

 

Nuk më lënë të fle…

 

Nuk më lënë të fle, e në krevatin tim të ëndrroj,…

ca sherre pa diskutime,

ca lote pa burim, ca qen që s’ngopen,

se lehuri, ca sorra me zë të gërryer…

Në këtë shteg marramendës,

ku unë përditë kaloj, në formen e një unaze,

pa ane, pa fund,…

nuk më lënë të fle,

mashtrimet dinake, t

ë kësaj bote fantazmë…

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


9 + 9 =