Data : 17 01 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Adriatik Jaçe

Poezi nga Adriatik Jaçe
aaaaaaaaaaa
Shpirti i detit..
Një erë e ftohtë e noprane
Po ti zbërthen amanetet si një shkumë dushi në qereçët e bregut…
Përplas trupin tënd që tepëron nga gosti e dimrit..
E pastaj tërhiqet duke lëpirë kokrizat e dhimbjes gurore..
Ehhhh sa e çoroditur është thellësia e trupit tënd..
Tamam si një kuckë që vorbullon gjellën…
E vërshëllen tingujt e vlimit..
Sa herë dielli mbytet tek ty..
E penetron në qënësinë tënde…
E ti skuqesh prej turpit…
E skuqia valëzon thellësitë,rrëmben rranishtet…
Ngjyros qiellin në horizonte,në orgjitë  e perndimit.
Sa shpesh i je lutur bregut!
Sa shpesh je kapërthyer me të!
E sa shpesh me të je përqafuar!
Kjo dashuri-urrejtja juaj si një romancë a betejë biblike..
Ti shtrihesh në qetësinë tënde të pasigurtë..
Ashtu i urtë,i lehtë, paqësor,porsi një kalë i egër e i hazdisur
që sapo është shtruar,por menjëherë shpërthen e shkumëzon..
Turfullon inatin…
Flegrat,të zgjerohen…
E përsëri,çon kurizin,lëviz vithet e hedh vickla e shkelma..
Ndërsa me dhëmbë,kafshon bregun…
E pastaj kur sërish,shpirti yt qetësohet…
Bregut të përdhunar,mbesin mbeturinat e shfryrjes sate….

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


1 − 1 =