Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Abide Gashi

TË DYA JEMI MOTRA

Ah moj mike e mrekullueshme
Që më je shtrirë në shtrat kurbetit,
Ah sa je moj e dëshirueshme
Të kem disa ditë afër pranë vetit…

Të çmallemi duke ndërruar ca llafe
Të bisedojmë për vendin tonë,
Ngadalëdale duke pirë dhe kafe
Gjërat e mira nga e keqja t’i ndajmë…

Uroj moj zemër të kesh përmirsime
Të bëhesh mirë shpejt një ditë,
Të vijsh tek unë në përqafime
Dot’ vijë në Tiranë me të pritë…

Dot’ kalojmë çaste bashkë në qytet
Duke folur për gjëra të rëndësishme,
Ti më tregon për të ziun kurbet
E unë Shqipërinë ta bëj të hieshme…

Uroj për ty forcë dhe kurajo shumë
Të bëj zoti dhe për ty mrekullira,
Shpirti ytë nga sëmundja mos të vuan
Të vijnë për ne ditë ma të mira…

Unë në Mitrovicë dhe ti në Itali
Na ndanë distanca e largësisë,
Por zemra ime, për ty ka ndjeshmëri
Të dya shqiptare, si dy kokrra të qershisë..

2 Prill 2019, Mitrovicë

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :