Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Abide Gashi

Poezi nga Abide Gashi

PYTJET E MBESAVE

Mbesat e mia më pyetën një ditë
Me kureshtje dhe shumë nxitim,
Përse gjyshe i ke të mëdhej sytë
Sepse u thash, janë dritare të shpirtit tim..

Shpirtit tim i duhet shumë dritë
Ai nuk mundë të jetoj në errësirë,
Nga dritaret e mëdha hynë drita me diell
Prandaj është i bukur dhe i dlirë..

Po ngjyra e tyre përse është ylber
Filluan të dyat me pyetjet e radhes,
Kur i lagë shiu i ftohtë shpesh herë
Dhe ju si ylber shfaqeni dritares…

Mbesat të habitura më shikuan gjatë
U hudhēn në përqafimin tim të ngrohtë ,
Po moj gjyshe pse faqet i ke trëndafil
Sepse zemrën e kam diell e ai u falë ngjyrë..

Sa një bukë e bardhë, është fytyra jote
Sepse i ngjanë hënes lartë në qiell,
Soditë retë, që e zënë hapsiren rreth bote
I sfidon ato për të ndriquar në errësirë

Po duartë tua përse kan shumë via
Duke i prekur vërshonin me mjaftë pyetje,
Sepse atyre u duhet shumë butësia
Kan punuar për t’u dhënë ju përgjigje…

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :