Data : 22 03 2019
KryeTitujt :

Poezi nga Petraq Pali

Poezi nga Petraq Pali

· ppppp

Vitet dashurore

Kujto vitet dashurore
Vite zjarri prrushëruar
Si një det me valë shumë
Sa të pata adhuruar.

Nepër vite jeta jonë
Munduar nga largësia
Edhe Zoti që është në qiell
Çuditet nga befasia…?

Ç’ka ndodhur mbi njerëzinë
Që e ndan në gjysma pjesë
Larg nga udha e të vërtetës
Larg nga dashuria vete…. ?

 

 

Pikon malli

 

Pikon malli si lot syri
Nostalgji e mallëngjim
Djegur toka tharë fara
Tharë e nxirë shpirti im !

Kthehem pas nëpër kujtime
Tek toka e tharë djerë
Të lodhur shumë nga jeta
Në vëndin ku pata lerë.

Djegur vëndi përcëlluar
Asnjë gjë s’ka ngelë në këmbë
Sa dhe deti turfullon
Dallgë egër mbi shkëmbëjtë !

Pikon malli si lot syri
Pikon helmi përmbi shpretkë
Përpiqem zgjuaj kujtimet
Si zgalemat përmbi retë..!

Tharë vëndi përcëllimë…
Tharë shpirti bërë dru
Tharë loti në dy sy
Tharë ngeli tej tëhu…!

Vetëm malli nuk u tha
Vetëm malli bërë det
Ikën shpejt vitet e jetës
Ikën shpejt nga ky kurbet..!

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :