Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

PA RREGULLUAR STATUSIN JURIDIK-KUSHTETUES TE POPULLIT SHQIPTAR,NUK MUND TE KETE KURRE PAQE,NE MAQEDONI…!

PA RREGULLUAR STATUSIN JURIDIK-KUSHTETUES TE POPULLIT SHQIPTAR,NUK MUND TE KETE KURRE PAQE,NE MAQEDONI…!

Edhe pak dite na ndajne, nga votimi i ndryshimeve kushtetuese,ne Maqedoni.
Te mbushura me probleme teknike e juridike te te gjitha llojeve,ndryshimet flasin per gjithçka,pa e prekur me qellim thelbin e çeshtjes i cili lidhet me statusin politik,juridik e kushtetues te popullit shqiptar si dhe vendin qe do te kete gjuha shqipe, ne Maqedoni.
Gjate ketyre diteve te fundit,degjova zedhenesit e dy partive shqiptare,te BDI-se e te Levizjes Opozitare, BESA.
I pari u shpreh hapur, pro votimit te ndryshimeve kushtetuese ndersa i dyti beri opozitarin, pa prekur problemet thelbesore te cilat lidhen me te drejtat dhe lirite themelore te shqiptarve si popull autokton ne trojet e veta dhe jo pakice kombetare.
Shume intelektuale patriote,shqiptare si dhe organizata te ndryshme qe punojne per te drejtat e shqiptarve, kane bere analiza e kane dhene argumente te te gjitha llojeve e une nuk do te zgjatem me tej.
E shoh te nevojshme te theksoj se ka shume gjasa qe ndryshimet kushtetuese te kalojne sepse pazari AHMETI/ZAEV ka perfunduar e ata kane rene dakort qe shqiptaret te sakrifikohen perseri, vetem e vetem qe Maqedonia te futet ne NATO E BASHKIMIN EUROPIAN.
Asnje shqiptar,nuk eshte kunder futjes se Maqedonise,ne keto Institucione te rendesishme,garante te zhvillimit e demokracise ne rajon.
Çeshtja shtrohet pse duhet te hyme ne NATO E BE,pa rregulluar me pare te drejtat e popullit shqiptar ne Maqedoni dhe veçanarisht pa percaktuar ne kushtetuten e Republikes,Statusin politik,juridik e kushtetues te shqiptarve;pa e vendosur gjuhen shqipe aty ku i takon si gjuhe zyrtare ne Maqedoni.
Ketyre rregullimeve rrenjesore, po I ikin vazhdimisht maqedonet dhe per fat te keq, kete po e bejne me ndihmen e partive politike te shqiptarve atje dhe me heshtjen e politikes,ne Tiranen dhe Prishtinen zyrtare.
Ne keto kryeqendra,politikanet tane te ndershem e atdhedashes,rrespektojne parimin e mosnderhyrjes ne punet e brendshme te Maqedonise,anipse kushtetuta e tyre i obligon,ne mbrojtjen e te drejtave te shqiptarve, ne kete republike.
Sidoqofte,ata kane zgjedhur te flasin duke heshtur e duke pritur qe zgjidhja te bjere, nga qielli.
Ne keto kushte, Maqedonia aktuale,ka gjasa te hedhe,nje hap te madh perpara, drejt Natos dhe Europes komunitare e cila kerkon nga popujt e vegjel, te rrine urte e te mos bejne shume zhurme.
Ashtu si njeqind vjet me rradhe, asaj nuk i intereson gjendja rreale e lirive dhe e te drejtave te shqiptarve, ne Maqedoni.
Duke mos u marre me keto probleme, europianet po i hapin rruge nje shteti unitar i cili diten per diell,nuk respekton shqiptaret, duke mbytur me te gjitha format, zerin e arsyes dhe kerkesat e tyre te ligjshme.
Keto dite nje mesazh i qarte e i vendosur, erdhi nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Vellezrit tane te diaspores shqiptare pas keshillave te kongresmenit ELIOT ENGELL i thane JO,NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE NE MAQEDONI.
Nje mesazh i tille,eshte mirepritur nga qytetaret por ka rene ne veshin e shurdher te ALI AHMETIT me shoke.Eshte ne doren e deputetve shqiptare qe te kthejne koken nga interesat e shqiptarve dhe jo nga urdherat e kryetarve.
Eshte ne doren e tyre ti thone jo votimit te ndryshimeve kushtetuese.
C’do te bejne shqiptaret nese keto ndryshime kalojne e pakti AHMETI-ZAEV,rrezulton i suksesshem.
Ne keto kushte,mbetet ne loje vetem versioni i protestave te fuqishme,popullore me te cilat shqiptaret,do te kerkojne te drejtat e tyre.
Ne fakt duhet thene se keto protesta e kane kohen tani, tek selia e hisetarit te Gruevskit e perballe qeverise maqedone,ne Shkup.
Sidoqofte duhet veprim e nuk duhet pritur.
Presioni ndaj atyre qe kane voten e popullit ne dore,duhet rritur me te gjitha mjetet.
Ne fund te ketyre rrjeshtave mund te them se perveç politikes shqiptare ne Maqedoni,nje pergjegjesi te rende kane edhe europianet qe vazhdojne ta shohin me dylbi, Ballkanin perendimor te cilin ata e shkyen njeqind vjet me pare,duke prekur padrejtesisht territoret dhe pasurite e shqiptarve.
Ata mund te pranojne neser ne gjirin e tyre nje shtet si Maqedonia por nuk duhet te harrojne se kane pranuar nje shtet unitarist, ku nuk respektohen te drejtat e popullit shqiptar e te minoriteteve.Nje shtet i tille antidemokratik do te kthehet ne barre per rendin, ashtu qofte,paqedashes europian.Nje vend i tille, do te vazhdoje te gjeneroje kriza e pasiguri, ne gadishullin e ILIREVE.

Dashamir Uruçi
UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE-USHC.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :