Data : 22 03 2019
KryeTitujt :

Nga Sahit Shala

Nga Sahit Shala
MOS MË THUANI…
Mos më thuani, pash Zotin, se po flas pa rend, se është e vështirë për ta kapërdirë
Tërë këto fletë, që të lënë pa mend, për t’i bashkuar kësaj historie
Ne, kombit të mbarë, që në lashtësi, na e pati lakmi, besa edhe kaurri
E tash seç u bëmë për t’ u veshur me t ‘zi, e jo me të kuqe, sepse qan flamuri
Patëm dhe lëvdata për t’ na njoftë tërë bota, me burra të nami për pushkë e për penë
E tash ne po bëjmë veç llafe të kota, si nëpër oda burrash, ashtu dhe në kuvend
Patëm besë të burrit, nder edhe mikpritje, që ua kalonim dhe kreshtave me kreni
Përballë kushtrim-betimit në gji të flamurit, s’na dhimbsej jeta , as sa një fije
Kur shkreptinte shpata e Gjergj Kastriotit, Lahuta e Fishtës fliste mbi shkrepa
Fyelli i Naimit, i bënte mrizet, për t’i falë krejt, pa u matë fare me qindra jeta
Tash pa u skuqur, gjymtojmë natyrën, përplot me stoqe, s’lamë dru për djepa
Mos më thuaj, pash Zotin, se kësaj Shqipë rie, s’po i dridhet shtati për toka t ‘veta
Leku na bëri të mos shohim tokën, as babë e nënë, që na dhanë dritë
Gjëmat e lokeve e tmerruan botën, tash dyerve të saj brezat duke u rritë
Për pak dekada, shqip më nuk flasim ,se gati të gjithë e lamë atdheun
E kush prej nesh mendjes i thërrasim, e zgjuam prej varrit vetë Prometheun
Tash më armiku s’ka punë me ne, se vetë do ndrydhemi vëllai me vëlla
Cdo gjë e prijmë me teh të lekut, me rrugët mbushur, plot fukara
Flasim me të madhe për luftë e trima, e në pikë të LIRISÊ po e thyejmë qafën
Cdo ditë po ndahemi në copë e grima, ujkut krahëhapur po ia lëmë vathën
Mos më thuaj, pash Zotin, se po bëj keq, e po i them t’ligat me zë piskamë
Na mbetën trojet në plaka e pleq, me mijëra të zeza, që vetë ia bëmë
As jashtë atdheut nuk jem me t ‘mirët, se po bëjmë të zeza, sa kurrë s’ke parë
Me fije kashte nuk bëjmë zi nxhirët, me hallka të nxira, që të bëjnë për t’qarë
Me fije kashte nuk bëjmë zi nxhirët, me hallka të nxira, që të bëjnë për t’qarë

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


− 3 = 1