Data : 17 01 2019
KryeTitujt :

Nga Emi Krosi

Nga Emi Krosi

LETËR DREJTUAR STUDENTĒVE….
Të dashur studentë, sot është ora “të vrisni babanë”.
Dhjetori klithmoj, me turmën uragan të studentëve,
që vërshuan nē “luginën e tharë” të frikës me guximin rinor.
Ata, frikëvrasësit, thyen vargonjtë e heshtjes,
duke kumtuar shumë…shumë…
Por ca lexues “optikë”
në ngërçe tē sē shkuarēs po ngjallin “katovicën atërore”,
të rinjve rebelë,
duke ngecur në rrjetën e plagprishësve “ngelësa”,
akoma me metalitetin prindëror ,
demokratë dhe socialista.
Të dadhur studentë!
Kauza juaj, nuk ështē për njē copē bukë,
por për një fillim të ri.
“Vritini etërit tuaj”!
Shikoni përtej dekadave,
kur shoqëria jonë ka treguar,
se është e paaftë tē organizojë zgjedhje tē lira,
duke shkelur mbi ” vdekje Drite” premtimesh,
për pazare votash, mbi “kufoma urie” migjeniane,
në pandëshkueshnërinë e “trimave me kobure”,
sepse paaftësia e intistuticioneve të besueshme llogaridhënëse,
është “dehur” nga ëndërra për një karrike,
(sepse nuk mbajnë dot nën kontroll të zgjedhurit “dobiçër”),
kur janë bashkëfajtorë nē kërkesëllogarinë
për keqadministrimin e pasurisë publike.
Mos besoni tek UJKU i mirë dhe Kësulkuqja,
por duhet t’i dilni ZOT vendit,
të sotmes dhe të nesërmes,
nëse jo,
kthehuni në auditore,
dhe sërish jeni skkllevër të besimit të verbër atërorë.
Ju meritoni dritën!
Në udhën e shpresës dhe ndërrimin e bardhē tē motmoteve,
ju pishtarē tē shpresës së vrarë tridhjevjeçare,
sikur “prometeu” zjarrvēnēs nē rebelimin tuaj tē përmajtur dhe të ligjshëm,
mësoni dhe lexoni,se “godo-ja” nuk do vijē kurrë,
nē eterin e muzgēt tē qiellit dhjetorian tē lirisë së shqiptarëve.
Ju thërrmoni errësirën!
Na mësoni sesi të “vigjëlojmë” dekadave të reja,
se dija nuk “neverit” padijen, por zvetënon,
fytyrën e qoftëlargut kur shurron në pelena nga uragani rinor.
Bëje!
Koha është tani!
Mirëmbrëma miq.
Kur e shkrova këtë poezi (me shumë si krijim i momentit),
sot ka formën e një
PAMFLETI,SOCIALO-SHOQËROR DHE POLITIK. ATDHEU NA KA TRADHËTUAR!
PO SHES ATDHEUN…
(P. S. ATDHEU, ESHTE NE RREZIK. LE TA SHPETOJME!)
Ashtu kalafaq,
shkërmoq gjuhën e erës brenda vetes,
dhe gdhend kapilarët pa pigment,
dhembja ulëritëse ,
më shembka Hyjninë time,
ATDHE!
Kockëthyer në askundin e terrrinës time…
si leshtetik gufatesh brenda meje,
(me kordele kodrash),
dhèegër derdhesh rrembave të mia,
në panairin e kotësive, gjysmë- hyjni,
gjysmë- centaur, nëngji gjarpërushe udhët më zgjaten,
foleve të skalepsyve, si mestastazë kanceroze planetit
Djall, në tejkohën pret çmimin e fatit…
Atdheun e shes!
Lëkurat e detit tejpjekin portokalle,
i bruztë Jondeti (pa)firmimin “Made in Albania”.
Sa kushton Atdheu?! E shes pa ankad,
për një thes miell, për një fletë libri,
për një recete ilaçesh, për një dromce fjale.
Kush do ta blejë???
Drenushe muranash, (në valle vrrinash),
lekurërrjepur nga hienat,
aurat e natës krokullitin fatkorbin tënd…
Unë (s)’të mbaj nën sqetull,
por rëndë më peshon mëkati.
Ne po ikim!
Po shes Atdheun, shtrenjtë – lirë?
Për dinjitetin e bijës plangprishëse…?!

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


9 + = 11