Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

NË KUJTESË TË NJË MASAKRE PËR TË MOS U PËRSËRITUT MË-KURRË!

NË KUJTESË TË NJË MASAKRE PËR TË MOS U PËRSËRITUT MË-KURRË!

——

Në historinë e pushtimit të Shqipërisë nga nazi-fashistët shumatorja e masakrave që ka bërë armiku si p.sh : ajo e djegies së Borovës në zonën e Korçës në korrikt të vitit 1943, masakra e Vranishtit gjatë opracionit të dimrit shkurt 44’ në krahinën e Mesaplikut dhe ajo e Tiranës më 4 shkurtit 1944 etj, jo vetëm që janë të  ndryshme, por kanë edhe disa karakteristika dalluese nga njëra tjetra.

Përpara se të shkojmë te 4 shkurti, më duhet të nënvizoj se masakra e Borovës, është vepër tërësisht e forcave naziste gjermane, të cilat erdhën nga Greqia duke u futur në Shqipëri dhe u pritën me armë nga partizanët dhe çetat territoriale të vendit. Gjermanët u hakmorrën duke djegur e kthyer në gërmadhë gjithë fshatin Borovë dhe duke vrarë masakruar mbi 100 burra gra fëmijë e pleq të këtij fshati.

Ballistët, në këtë masakër vërtetë nuk e ndihmuan gjermanin pushtues, por po aq vërtetë është, se edhe as edhe nuk e luftuan atë. Me këtë vërtetohet, apo më saktë, përligjet edhe qarkorja orjentuese e kreut të Ballit Kombëtar M.Frashëri, i cili urdhëronte të gjitha strukturat e “Ballit” të mos e prisnin me pushkë armikun edhe pse ai, atë dokument do ta firmoste tre muaj më vonë.

Në masakrën e Vranishtit gjermanët nuk ishin në marshim, por në kulmin e operacionit të dimrit të vitit 1943- 44 në krahinën e Mesaplikut. Ata kudo ishin pritur me pushkë dhe formacionet partizane i shkaktuan  dëme të konsiderueshme nazistëve gjermanë. Pushtuesit, nuk mundën dot të futeshin e ta nënshtronin atë krahinë ngaqë lufta u ndez e ashpër. Një shëmbull të shkëlqyer atdhetarizmi dhanë banorët këtyre trevave por veçanërisht vranishnjotët. Për këtë dhe bisha naziste u hakmuarr duke vrarë mbi 60 fshatarë të pafajshëm.

Por ajo që ka tërhequr aq shumë vëmendjen e opinionit të brendshshëm por dhe historianëve është pikërisht “Masakra e 4 shkurtit 1944”

Pse pikërisht ajo dhe çfarë ka të veçantë ?!..

Nëse në masakrat e tjera, si forcë e parë në skenën dhe teatrin e luftimeve ishin pushtuesit; në masakrën e 4 shkurtit, nga ku u vranë në mënyrën më barbare 84 qytetarë të Tiranës, si forcë represive dhe rolin e xhelatëve ndaj një pjese të popullsisë, e morën ata shqiptarë, të cilët ishin venë kryekëput në shërbim të pushtuesit. Qeveria kuislinge e Rexhep Mitrovicës kishte në përbërjen e vet tre antarë të “Ballit Kombëtar” dhe nga këta më i spikaturi në luftën dhe urrejtjen ndaj PKSH dhe forcave partizane, ishte ballisti shqiptar me origjinë nga Kosova,Xhafer Deva, i cili mbante edhe postin e ministrit të brendëshëm. Aq i egër e brutal, paraqitej ky burrë shtatvogël, që në pamje nuk ta mbushte as syrin e as mëndjen, saqë dhe vet Rexhep Mitrovica dhe pse ish kryeministër më shumë ngjasonte me një kukull para tij. Komandanti i forcave balliste Kadri Cakrani do të ish në krye të raprezaljeve mbi popullsinë e pafajshme sëbashku me komandantin e përgjithshëm të milicisë Hysni Dema, Xhelal Stravcka dhe me dijeni të plotë të prefktit të Tiranës Qazim Mulleti etj.

Historiografia, natyrisht që elementët historikë, ngjarjet, datat, personazhet, nuk i merr të shkëputura nga situata politike, aq më tepër që kjo masakër u krye nga “Regjenca shqiptare” në bashkëpunim dhe dijeni të plotë të gjermanëve. Ka pat tek-tuk ndonjë ”historian” i cili për të mbuluar ”proçkat e ballistëve” e ka konsideruar këtë gjakderdhje, si një” hakmarrje personale” të Xhaver Devës apo Kadri Cakranit, meqënse njësiti gueril i Tiranës u pat organizuar atentate.

Natyrisht që dhe këto mund të kenë ndikuar, por urrejtja ndaj luftës Nac-Çlirimtare dhe ndaj PKSH ishte vijë e një trajtëshme politike jo vetëm e okupatorëve, por edhe e bashkëpuntorëve të tyre.

As që mund të mendohet, se komandatura e lartë naziste nuk kish dijeni gjoja për këtë gjakderdhje që do të ndodhëte, përkundrazi, ata ishin në dijenë të plotë, bile ish e planizuar që në mezin e janarit të atij viti, e jo vetem kaq ,por një javë para masakrës ka qenë e hartuar lista nga komandanti i xhandarmërisë së Tiranës Sali Mati dhe sekretari i rinisë së ballit Halim Begeja .

Gjermanëve u leverdiste që në luftën kundër Nacional- Çlirimtares ta angazhonin direkt “Ballin” dhe forcat e xhandarmërisë shqiptare duke e futur thellë e më thellë në rrugën e tradhëtisë e të krimeve. Për ta vërtetuar këtë, nuk po i referohem arkivave dhe dokumentave tona, por po sjell këtu për lexuesit një radiogram të përfaqësuesit nazist për Ballkanin gjeneralit Neubacher i cili gati 10 ditë mbas kësaj masakre, më 13 shkurt 1944 i shkruante Ministrit të jashtëm gjerman Ribbentrop :

“[….] Hyrja e ministrave të rinj në qeveri nuk është e rëndësishme. Balli Kombëtar, i cili u krijua si një organizatë kundër okupacionit italian dhe ishte solidarizuar me kundërshtarët tanë (britanikët), deri tani nuk pranonte të mbante hapur përgjegjësi. Përfshirja e disa burrave në qeveri, të cilët janë përfaqësues të këtij fronti, është rezultat i luftës sonë të përbashkët me përkrahësit e Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Jugut, të cilët të armatosur prej nesh luftojnë kundër partizanëve të kuq. Bashkëpunimi i Wehrmacht-it tonë me formacionet e Kadri Cakranit në Shqipërinë e Jugut rezulton tepër i suksesshëm deri tani. Javën e kaluar dështoi një atentat i komunistëve kundër Cakranit nga ku mbeti i vrarë nipi i tij… “

 

Në realitet kjo masakër lidhet edhe me disa humbje të përkohëshme që pësuan forcat partizane gjatë Operacionit të Dimrit  dhjetor 1943-44. Qeveria kukull e R.Mitrovicës dhe Regjenca, mendonin se edhe nëse do të largoheshin trupat gjermane nga Shqipëria, meqënse forcat partizane po e humbisnin luftën, ( mendimi i tyre ) ata të ngeleshin përsëri në qeveri, duke ushtruar dhunë të pa shëmbullt. Ja se si do të shkruante gazeta ”Bashkimi i Kombit” një ditë më vonë për këtë ngjarje:

 

“…“Gjaku don gjak! Terrori kërkon terror! Nuk do të përtërihet shteti shqiptar as me gjykata, as me anketa, as me këshilla. Shteti shqiptar mund t’i kalojë këto faza kritike vetëm duke përdorur shpatën… për t’u vendosur në tërësi paqa, duhet të përdoret thellësisht terrori… Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalclirimtarëve, terror kundër simpatizantëve të saj”.

Pra këto fjalë të Xhafer Devës dhe të Komndantit të operacionit ndëshkimor Kadri Cakranit dhe gjithë llumit tjetër tradhëtar që i kanë lyer duart me gjakun e popullit të pafajshëm nuk kanë nevojë për koment. Që Balli Kombëtar, për fatin e keq të shqiptarëve, u rreshtua në kuadrate dhe skuadrone ndëshkimore përkrah pushtuesve, nuk ka nevojë të vërtetohet. Ballistët e dijnë fare mirë se si kanë vepruar. Le të flasin si të dëshirojnë Urani i Butkajve dhe Tiku i Alimedhnjve. Dokumentat e “metastazave tumorale” anti kombëtare të Lumo Skëndos i kanë dhe Aleatët Mëdhenj Anglia Amerika dhe URSS-ja. Bile duke qenë se gjermanët njihen mirë për pedantizëm mund t’i kërkojnë dhe t’i gjejnë fare lehtë dhe në arkivat hitleriane ku parardhësit e tyre kanë firmat e bashkëpunimit dhe që të mos të tregohen të njëanshëm, le të lexojnë çfarë shkruajnë dhe për partizanët dhe luftën e tyre Nac-Çl.

Aty do të gjejnë se përse populli përkrahte dhe mbështeste partizanët e jo milicë, xhandarë ballistë , zogistë e zuzarë që i kanë duart të zhytura në gjakun e popullit deri në bërryl.
Ndërgjegjia kombëtare 
ka nevojë të herë mbas herëshme të rikujtojë të kaluarën me qëllim tu mësojë brezave dhe gjeneratave të vërtetat historike Masakra e 4 shkurtit do të ish masakra e parë ku shërbëtorët tradhëtarë shqiptarë në shërbim të fashizmit do të hidheshin me egërsinë më të madhekundër vëllezërve të tyre duke përdorur dhe emrin e madhërishëm të Kosovës në shërbim të një batalioni famëkeq

Krahët e zinj të korbave sado me shumicë dhe në tufa të të flutorojnë , nuk janë shqiponja dhe për rrjedhojë krahët e tyre kenë nuk mund ta errësojnë dot shkëlqimin diellit.

STORY IN MEMORIUM

1- Hiqet nga vorrezat e dëshmorëve Komandanti fitimtar i luftës Nac- Çl. Enver Hoxha.

2Dekorohen 63 ballistë të pafajshëm

3 – Kryetradhëtari Mithat Frashëri të vendoset pranë Atdhtarëve të Mëdhenj Frashëri

4 – Për nderin e tradhëtarit Ahmet të emërtohet bulevardi” Zogu i parë”

5- Emërtohet spitali gjinokologjik “Nëna mbretëreshë”

6lejohen armët bile dhe parakalimi me granata trashgimtarit të fronit Leka Zogut

7 - Të hiqen nga sheshi qendror i Shkodrës ”Heronjtë e Vigut”

8- U jepet çmimi ”Lumo Skëndo” gjithë shkrimtarëve e artistëve antikomunistë simpatizanë të Ballit.

9 – Nga sot e tutje nuk do ketë më as ballista…. e as partizanë

10Parlamenti shqiptar të rishikojë statusin dëshmorëve dhe heronjëve të luftës Na-Çl.

Ky vendim  hyn në fuqi menjëherë !REGJENCA SHQIPTARE E SHEKULLIT TË XXI

Ylli Mece

Mon, Feb 4, 9:07 AM (1 day ago)

to me
image.png

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :