Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Nderoni vlerat, sa janë gjallë.Pas ndarjes nga jeta është hipokrizi.

Nderoni vlerat, sa janë gjallë.Pas ndarjes nga jeta është hipokrizi.

 

Nga Vitore Stefa Leka (Trieste)

Intelektualen dhe gazetaren e shquar, autoren e 17 librave, Presidenten e Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” dhe kryetaren e Shoqatës Kulturore “Al Bano Karrisi”, Zonjën Zenepe Luka e njohin dhe e çmojnë në shumë shtete të botës, ndërsa Shqipëria e ka lënë në hije! Prej 29 vitesh jetoj në Triestë. Kam bërë dhe bëj sa mundem për vendin tim. Në kuadrin e këtij portreti dua të derdh ndjenjat dhe mirënjohjen time, jo vetëm motrën tonë të dashur, Zenepe Luka- Çekrezi që jeton në Vlorë. E kisha të dëgjuar këtë emër, madje gjatë viteve të trazirave. Ajo me gazetën “Koha Jonë” dhe Rai Uno, ishin të vetmet burime që na informonin për trazirat në Shqipëri, por kur e njohëm nga afër, pamë me sytë tanë kontributin që ajo jep për vendin e saj. Është gruaja intelektuale, veçanërisht në Diasporë. Kam nderin të shpreh nderime dhe mirënjohje të thellë për këtë grua patriote.

Me Zenepe Lukën na lidhi puna e përbashkët në Fondacionin Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, që ajo e themeloi dhe e drejton prej 17 vjetësh, fondacion ku aderon gruaja e shquar e Kombit. Është pikërisht kjo grua imcake, që duke pasur busull amanetet e Ambasadores së Kombit, Nermin Vlora, që i ka lënë me gojë dhe me shkrim, e cila ka bashkuar zërin e gruas shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi  në shtete europiane, që Europa e e deri në Amerikën e Australinë e largët, për të promovuar vlerat e saj. Përmendim organizimin e 10 Kuvendeve, që nisën rrugëtimin në Vlorë më 18 prill të vitit 2002, në ditën e lindjes së Nermin Vlorës, për të pasuar Kuvendi i dytë në Prishtinë, i treti në Shkup, në Kalabri, Stamboll, Ulqin, Preshevë, Gjermani, dhe për të mbërritur në Kuvendin e 10-të që u mbajt në Bruksel, në ditën e 90 vjetorit të lindjes së Nerminit.

Janë organizuar 30 konferenca shkencore, në Shqipëri dhe vendet e rajonit, me dokumentarë dhe promovime botimesh kushtuar grave të shquara. Janë 45 gra të shquara, që me propozim të Fondacionit, inicuar nga Presidentja Zenepe Luka, që kanë marrë titujt të merituar, si Mjeshtër i Madh, Qytetare Nderi, Urdhëra e Medalje lëshuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë etj etj.

   Lokomotiva e Fondacionit është në Shqipëri dhe timoniere është Zenepe Luka, 20 degët e Fondacionit që janë ngritur e funksionojnë në po kaq shtete, kryejnë aktivitete të larmishme, duke pasur në epiqendër gruan dhe problematikat e saj, promovimin e vlerave dhe ngritja fuqishëm e zërit të bashkuar për ta vendosur femrën në vendin që i takon, kjo tregon edhe startin e një shoqërie të vërtetë demokratike, fizionominë e një shteti të civilizuar. Me këtë punë kolosale që është bërë dhe vazhdohet të bëhet nga Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi”, realisht gruaja shqiptare e ka realizuar bashkimin kombëtar.

      Ajo që të bie në sy në tërë veprimtarinë e Zenepe Lukës, angazhuar me shoqërinë civile, është fakti se për zhvillimin e këtyre veprimtarive madhore, brenda dhe jashtë vendit, konferenca shkencore të nivelit akademik, botime, dokumentarë që nuk i kanë bërë qeveritë dhe institucionet e shtetit pas viteve 90-të, është se asnjëherë nuk është mbështetur me fondet publike nga qeveritë apo pushteti vendor.

       Kjo padrejtësi nuk e ka mposhtur, përkundrazi, Zenepe Luka vazhdon të sfidojë dhe të realizojë veprimtaritë e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, duke  ka marrë admirimin e masës së grave.

Sëfundmi, Ajo, e vetme, e pambështetur nga Qeveria, pushteti vendor, por duke ju bërë thirrje miqëve të Fondacionit, arriti që të vendosë në Vlorë Shtatoren e bronxtë të Zonjës së Parë të Arbërisë Donika Kastriotit, vajzës së Kaninës, kjo në kuadër të vitit të Skënderbëut.

Puna vullnetare ,tepër e dobishme për promovimin e vlerave të grave të grave e këtij Fondacioni, formuar dhe drejtuar nga Zenepe Luka, është vlerësuar nga shumë institucione ndërkombëtare.Kështu Ajo u vlerësua në Forumin Botëror të Gruas, që u mbajt në Pekin më 8-12 Nëntor të vitit 2012, ku morën pjesë gra të shuqara nga 300 shtete të botës, duke i dhënë  Titullin “Grua e Shquar” nga Presidentja e Federatës së Grave të Kinës, njëherit edhe zv.kryetare e Parlamentit, zonja Chen Zhili.

Në muajin korrik të vitit 2012, Komuna e Çelino San Marko,vendlindja e këngëtarit Al Bano Karrisi i dha Premion “Qytetare nderi”. Gjatë vitit 2017, me rastin e 15 vjetorit të Fondacionit, është vlerësuar me medaljen “Mirënjohje” nga Ambasadat shqiptare në Vienë dhe Slloveni. Më 1 nëntor të vitit 2017, Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi e dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave. Bum vlerësimesh pati me rastin e 45 vjetorit të diplomimit gazetare dhe po kaq vite gazetare e terrenit. Vlerësimi më i rëndësishëm ishte Çertifikimi me Titullin “Misionare Paqeje Ndërkombëtare “ nga katër institucione amerikane të akredituara në OKB. Misioni Diplomatik Paqe dhe Prosperitet, Misioni Diplomatik Amerikan dhe Akademia Botërore e Paqes.Deputetja e Kosovës Dr.Flora Brovina, e nderoi me emblemën e Parlamentit të Kosovës dhe Mirënjohjen nga Qëndra e reabilitimit të nënës dhe fëmijës.Me Mirënjohje u vlerësua edhe nga Instituti për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike të Kosovës . Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë me këtë rast e nderoi me “Mirënjohje” Deputeti italian Nicola Ciraci, dorëzoi disa Mirënjohje akorduar nga bashki në Puglia, ndërsa pjanistja Aksinja Xhoja Mjeshtër i Madh, i dorëzoi Premion “Nikolin Xhoja”. Këngëtari Italian Al Bano Karrisi i dorëzoi dy premio , duke vlerësuar maksimalisht Zenepe Lukën si gazetare dhe kryetare e shqoatës kulturore “Al Bano Karrisi” që me aktivitetet madhore për gjatë 25 vjetëve, ka forcuar urat e miqësisë mes dy popujve.

Me të drejtë shtrohet pyetja:Përse nuk nderohet kjo grua, e vetmja për punën që bën nga institucionet e shtetit shqiptar, nga Presidenca, ku dosja e  saj, me kërkesën e grave të shquara të vendit dhe 20 degët e Fondacionit nëpër botë, ka 3 vjet që rri nëpër sirtarët e këtij institucioni të rëndësishëm?

    Nderimi pas ndarjes nga jeta, sikurse ndodh rëndom në Shqipëri, nuk ka vlerë, është hipokrizi.

Kësaj I shkon përshtat thënies së Aleksandrit të Madh: . Kësaj të vërtete dua t’i shtoj edhe fjalët që ka pohuar Aleksandri i Madh: “Varroseni trupin tim dhe mos më ndërtoni asnjë monument”.

 
  • 4.jpg
  • 9.jpg
    80.4kB
  • 2.jpg
    1.7MB
  • 11.jpg
    108.3kB

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :