Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

Mrekullia e lokal peshkut “Ali Kali” Divjake

Mrekullia e lokal peshkut “Ali Kali” Divjake

ali kali

Hipur mbi nje kale te bardhe, me nje zgare ne dore ne te cilen jane shtruar njeri pas tjetrit peshq te pjekur, ulet ne mes te restorantit. Ky eshte Aliu, i njohur si “Ali Kali”, nje burre rreth te 50-tave, i cili te sherben ne tavolinen tende hipur mbi kale. Sikur ta kete porositur ndonje, kali ulet ne gjunje pa u ndjere, sapo i afrohet qendres se lokalit. Ai bindet sapo i flet. Aliu e puth ne buze dhe me pas nis te vrapoje neper tavolina. Shperndan peshkun, dhe me pas me zgaren bosh, i afrohet serish “shokut” te tij, qe sapo i afrohet dhe i hipen ne shpine, menjehere ngrihet ne kembe. Qe te dy i drejtohen kuzhines. Kjo ishte panorama e pare qe na afrohet ne nje nga ambientet me te njohura ne plazhin e Divjakes.
Atmosfera ne ambientet e ketij lokali, nuk eshte si zakonisht. Femije, adoleshente dhe te rritur pervec ushqimit te fresket, gjejne dhe argetimin qe iu ofron i zoti i shtepise. Ai nuk iu sherben vetem me kalin e tij te bardhe, por me mikun e tij besnik nis edhe argetimet per te gjithe klientet. Ora shenonte 15:00, kur ashtu si cdo dite Aliu nis argetimet e tij per te kenaqur te ardhurit. Kali shtrihet ne toke. Nje karrige i vendoset mbi koke, ndersa trupi i mbulohet nga tavolina dhe mbi to jane vendosur edhe nje tavoline si dhe dy karrige te tjera, ku kali nuk ka mundesi fare per te levizur. Te gjithe mbajne aparatet fotografike, si dhe celularet ne dore per te pare se cfare do ndodhe. Aliu perkedhel kalin dhe me pas hipen mbi tavoline. Fillimisht te jepet nje pershtypje se kali do te ngrohet bashke me te zotin e tij qe e ka “rrethuar”. Heshtja mbizoteron. Aliu ngre gishtin dhe i drejtohet nje te riu qe ndodhet aty. Nje tjeter vullnetar i shkon prane, ngjitet ne tavoline, ulet ne karrige dhe po pret udhezimet. Menjehere qe te dy zgjatin duart dhe nisin te bejne proven e forces se krahut. Personi qe do te fitoje kete gare, si “denim” duhet te pije nje birre me fund se bashku me te zotin e shtepise. Pasi loja te mbaroje, Aliu do te heqe tavolinat dhe me pas do te nise te qelloje kalin, por asnje reagim nuk do te kete prej tij. “Te lutem” i drejtohet ai kalit, kur i shtrihet mes kembeve dhe me pas merr njeren prej kembeve te vendosur poshte mjekres se tij. Pasi shtrihet nis ta qelloje kalin ne pjesen e shpatulles. Edhe pse e ka qelluar disa here, kali nuk ka reaguar, duke treguar se ai eshte besnik ndaj tij. Pas ketij demonstrimi Aliu ngrihet e puth ne buze kalin e tij dhe me pas i hipen dhe rrotullohet ne arenen e duelit, per t’u rikthyer punes. Me pas te gjithe ulen ne tavolinat e tyre, per te shijuar dreken e servirur nga Aliu.

Aliu, heroi i heshtur i mbareshtimit te kuajve dhe buajve
Nje nje siperfaqe te madhe prej rreth 4 mije metrash katrore te marre me qera nga Drejtoria e Pyjeve te Divjakes, Ali “Kali”, ka ngritur vete nje ferme, ku mbareshton kuajt gjak paster arab dhe buajt dhe bullicat, nje specie me vlera per faunen shqiptare. Se fundi ne rrethinen e kafsheve qe rrit, vec nje ariu, ai ka futur edhe dy lama. Gjate 24 oreve te dites, me nje energji te pashpjegueshme Aliu eshte teresisht i preokupuar, per shendetin dhe jetesen e kafsheve te veta. Per cdo gje, kujdeset me shpenzimet e tij vetjake, qe nga ushqimi, kontrolli veteriner, pastrimi, etj. Ne fermen e tij, Aliu disponon 15 kuaj dhe 20 buaj dhe bullica. Qumeshti i bullices, eshte i njohur per vlerat e larta ushqyese. Ndaj dhe mbareshtimi i tyre, nxitet nga shteti me ane te politikave stimuluese. Por edhe pse ka nje vendim te Keshillit te Ministrave, per nje pagese prej 95 mije leke ne vit per cdo koke bullice, Aliu ka dy vjet qe nuk ka marre asnje qindarke. Dhe jo vetem kaq, por shume here i jane bere presione, per perfitime te paligjshme nga aktiviteti i tij. Per te mos folur pastaj, per pengesa burokratike, qe ky njeri i cili me aktivitetin e tij thith dhjetra turiste vendas, ka hasur tek autoritetet vendore dhe qendrore te Divjakes. Aliu, ne mbi 5 here ka qene promotor i aktiviteteve te organizuar nga Federata e Sporteve me Kuaj ne Divjake ne disiplinen e hipizmit. E gjithe kjo jo vetem per te ushtruar kete sport, por edhe per te zgjuar interesin e te huajve. Por ne asnje rast nuk ka pasur mbeshtetje, as nga Drejtoria e Pyjeve ne Divjake, por edhe nga Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Shpendet dhe jetesa ne Divjake
Banoret e Divjakes perdorin si nje nga menyrat e tyre per te siguruar jetesen peshkimin. Duke qene se laguna eshte e pasur me peshq te llojeve me te ndryshme, peshku qe gjendet me shume eshte trofta. Por, sipas tyre ne lagune ka edhe lloje te ndryshme peshqish, si koce, levrek etj. Sipas peshkatareve, per te peshkuar ata zakonisht dalin ne det te hapur, per te sjelle ne restorantet e zones nje shumellojshmeri peshqish, qe iu ofrohen pushuesve. Sipas banoreve ne kete zone po te hedhesh nje rrjete, mund te kapesh mbi 3 kg peshk, per te siguruar keshtu dreken ose darken tende. Ata shpjegojne se peshkimi eshte pasion edhe per pushuesit, te cilet vijne ne kete zone. Ne kete zone pervec peshqve, gjenden edhe shpende. Ne pyllin e Divjakes gjenden edhe shpende, te cilen gjuhen nga ana e banoreve te kesaj zone. Shpendi qe gjendet me shume eshte fazani i eger, rosa, shapka te eger. Sipas banoreve, shpendi qe zakonisht gjuhet me shume eshte fazani, duke qene edhe si me i preferuari i pushuesve.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :