Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

MERAKU I BUGAJSKIT DHE HALLI I SHQIPTARËVE

 

MERAKU I BUGAJSKIT DHE HALLI I SHQIPTARËVE

Nga Besnik Imeri

Në një publikim tëgazetës “Dita” të datës 7 prill 2019 analisti i shquar Janusz Bugajski, në shkrimin “Projekti sërb i Shqipërisë së Madhe”, u jep një sihariq të madh të gjithë shqiptarëve: Tani e tutje o ‘shiftarë’ mos e vrisni më mëndjen, se për ju mendon Sërbia. Ajo e ka braktisur “Naçertanjen” dhe po punon për “Shqipërinë e Madhe”. Mirë kjo, po të bën përshtypje pse Bugajski, apo stafi i “Ditës”, zgjodhi 7 prillin, një ditë e zezë për shqiptarët,pasi çuditërisht përkon me 80 vjetorin e pushtimit fashist të Shqipërisë nga Musolini, të na japë ‘habere’ të tilla!!Ishallah nuk është për “të shtatat” e Shqipërisë. Larg qoftë!

Gjithashtu Bugajski na flet për një kurth që Kryeministri i Shqipërisë dhe Presidenti i Sërbisë po ju bëjnë shqiptarëve. Z.Bugajski duhet ta dini mirë, që kanë ikur njëherë e përgjithmonë ato kohë, kur miqtë e Sërbisë dhe të shteteve europiane që rrinë pas tyre, bëjnë çfarë të duan me Shqipërinë dhe shqiptarët. Ato kanë mbaruar qysh në atë kohë, kur në qershor të vitit 1920, në mes të Parisit, një ‘tosk’, në gjoksin e mbushur me kryqe dhe dekorata të Francësdhe Sërbisë të Esat Pashë Toptanit, i dha edhe plumbat e Shqipërisë. Shqipëria nuk ka për të pasur më kurrë Esat Toptanë.

Por, Bugajskin e ka zënë meraku, se kështu do të pengohet njohja e Kosovës dhe ajo do të kthehet në një ‘provincë’ të Shqipërisë së Madhe. Dakort, nuk ka punë kryeministri i Shqipërisë të bëjë rolin e dalëzotësit të Kosovës dhe të bisedojë me Sërbinë.Ndreqi Shqipërinë Trung ai dhe i mbeti Kosova.Kosova sot ka zot.Mirë o zoti Bugajksi, dakort, po na jepni një këshillë si analist qëjini; si t’ja bëjmë ne shqiptarët, që duam të hyjmë në BE, kur plot pesë shtete të BE nuk e njohin Kosovën, madje i bëjnë karshillëk BE-së dhe ajo nuk ju thotë “plaç me gojë”?!!! Tani unë nuk jam shumë i mençëm, na thoni Ju: Kush e pengon njohjen e Kosovës, Shqipëria, apo BE?!!! Po miqtë tanë të mëdhenj, pse qëndrojnë sehirxhinj në këtë lojë të pistë?

Po të ishte gjallë Aleksandri I Madh, apo Gjergj Kastrioti, kishin për ta zgjidhur shumë thjesht këtë “Nyje Gordiane”: Dy shtete sovrane dhe të pavarura, Shqipëria dhe Kosova, me vullnettë lirë tëdy Kuvëndeve të tyre, të bashkohen në një shtet të vetëm. Atëhere  ato pesë shtetet, por edhe qindra shtete në botë, që njohin Shqipërinë; janë të detyruara të njohin edhe Kosovën, si pjesë e Shqipërisë. Këtu e kam fjalën edhe për Kinën dhe Rusinë.Ja u zgjidh edhe ‘njohja’.

Dhe nëqoftëse nuk duan të na njohin të bashkuar, aq na bën. Shqiptarët të bashkuar në një shtet të vetëm, janë zotër të rrugëkalimeve më të rëndësishme në Ballkan. Ata me pak zgjuarsi dhe zotësi bëhen zotër të koridoreve Veri-Jug dhe Lindje-Perëndim; Të detit Adriatik dhe Jon; Të Kanalit të Otrantos; të Rrugës “Egnatia” (korridori 8); të luginës së Moravës dhe Vardarit (koridorit 10), siç ishin në kohën e Perandorisë Romake; të “Rrugës së Mëndafshit”, etj, etj. Kështu, Europa Qëndrore për të dalë në Mesdhe dhe në detin Egje duhet të llogarisë shqiptarët. Rusia dhe Kina, nëqoftëse u bllokohet Bosfori, gjithashtu duhet të llogarisin dhe ta kenë mirë me shqiptarët. Një Shqipëri e Bashkuar, përfshirë Medvegjën dhe Bujanovcin, u ngre një digë të pakapërxyeshme në Luginën e Preshevës të gjithë sllavëve dhe i pengon ata drejt Jugut sëbashku me Moravën e tyre të dashur të lundrueshme.Ka edhe shumë të tjera, por boll me kaq.

Tani kthehemi tek një merak tjetër i z.Bugajski: Sërbia e Madhe. Meqënëse e paska kaq merak krijimin e Sërbisë së Madhe, ai fare mirë mund ta bëjë atë të vogël duke punuar dhe luftuar që Vojvodina të fitojë pavarësinë dhe të shkëputet nga Sërbia. Kështu që z.Bugajski nëqoftëse nuk na ndihmoni dot ne shqiptarët, ashtu siç bëri Janosh Huniadi me Skënderbeun, të paktën na lini rehat në hallet tona dhe bëni mirë të ndihmoni bashkëatdhetarët tuaj, pasi me sa di unë, ju jeni me origjinë hungareze.

Vijmë edhe tek meraqet e fundit të z.Bugajski: Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Ai ka frikë se mos me kërkesën për shkëputje të shqiptarëve në Mal të Zi, ky i fundit, ashtu siç mbetet, “një thelë kokoshi”, e ha Sërbia. T’i bëjë mirë!Gjithashtu meraku dhe inati e ka zënë me separatistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Po çke o xhan me ta! Se po u bashkuan edhe ata me Shqipërinë, pjesa e mbetur e kësaj farë “Maqedonie”, “një brinjë dashi”, bëhet mollë sherri midis Sërbisë dhe Bullgarisë. Nuk na intereson fare. Sërbia njëherë, nuk e merr dot, se duhet të kalojë mbi shqiptarët.

Po mirë o z.Bugajski pse e ke kaq frikë Sërbinë e Madhe?Apo do të trembësh shqiptarët me gogolin e Sërbisë së Madhe, që ata të rrinë urtë në Shqipërinë e Vogël. Ne shqiptarët, mendoj unë, nuk kemi pse të kemi frikë nga një Sërbi e Madhe. Ne duhet të frikësohemi dhe të mos na zerë gjumi për këto Shqipëri të Vogëla që kemi, ngastra, ngastra. Ashtu siç thoshte i madhi Abdyl Frashëri: Pjesa, pjesa, sikur  s’kanë njeri. Nëqoftëse ne shqiptarët, do të bashkohemi në një shtet të vetëm, nuk do t’ia kemi frikën, jo, Sërbisë së Madhe, por edhe as edhe ndonjë shteti tjetër, që e mban veten me të madh se Sërbia.

Ju z.Bugajski e dini më mirë se sa ne, që monedha ka dy pamje. Pse trembeni nga një pamje e saj?Domethënë, se nëqoftëse shqiptarët shkëputen nga këto farë shtetesh si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut,pjesët e mbetura rrezikohen të aneksohen,ose t’i bashkohen Sërbisë.Po sikur të ndodh e kundërta, ana tjetër e medaljes, që ato të mësuar me besnikërinë, drejtësinë dhe mirësinë e shqiptarëve; të kërkojnë të bashkohen me Shqipërinë. Dhe shqiptarët, ju të paktën, duhet ta dini, që janë kampion, jo vetëm në Ballkan, jo vetëm në Europë,por ndoshta edhe në Botë, për trajtimin model që ju bëjnë minoriteteve. Dy fshatra me malazez janë në Shkodër dhe disa fshatra me maqedonas në Prespë, dhe gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë.Pa zënë në gojë minoritetin grek. Janë shqiptarët që krijuan minibashki me minoritetin maqedonas dhe atë grek. Ja ku e keni Greqinë; shtetin me multietnik në Europë, që nuk njeh asnjë minoritet dhe është vend i BE. Maqedonasit dhe Malazezët, nëqoftëse do të ndodhë ndonjë konfigurim i ri; të jenë të sigurtë se me shqiptarët do të kenë autonomi të plotë dhe vetvendosje deri në shkëputje. Gjë që nuk kanë për ta pasur kurrë me të tjerët. Por jo vetëm këta, por edhe komunitete të tjera, që bashkëjetojnë me shqiptarët dhe popuj të tjerë në Ballkan.

Dhe tani, sëfundmi, nuk rri dot pa t’i thënë dy fjalë o z.Bugajski. Nuk e di, janë fjalët e tua, apo tjetër kush ka folur në emrin tënd? Apo janë një lajthitje nga ana e juaj.Në rast se i kini thënë Ju.Merrini mbrapsht ato fjalë që the për gegët dhe toskët.Mos hidh farën e përçarjes.Shqiptarët janë një komb dhe kanë një gjuhë, gjuhën shqipe- Gjuhë Perëndie. Insinuatat tuaja për dominime të toskëve ndaj gegëve më kujtojnë një film të madh shqiptar: Skënderbeu; ku mbreti sërb dhe dozha i Venedikut derdhën helm dhe futën përçarjen midis Hamzait dhe Skënderbeut. Sa për dijeni. Ishte Gjergj Arianiti, një tosk, që i dha krahun Skënderbeut dhe Lidhjen e bënë në Gegëri, në Lezhë.Sa për dijeni. Ishte Abdyl Frashëri, një tosk, që sëbashku me gegët Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi i vunë supin Shqipërisë dhe Lidhjen e bënë në Gegëri, në Prizren.Sa për dijeni. Ishte Ismail Qemali, një tosk, që u mbështet vëllazërisht tek gegët Is Boletini, Ded Gjon Luli, Hasan Prishtina dhe shpallën Shqipërinë e Mosvarme.Kur u vendos gjuha e përbashkët shqipe në vitin 1972, nga Kosova në Tiranë zbritën gjithë akademikët kosovarë dhetë gjithë bashkërisht vendosën për Gjuhën Shqipe; ashtu sinë Kongresin e Manastirit, toskë dhe gegë vendosën për Alfabetin e Gjuhës Shqipe. Nëqoftëse nuk e njihni historinë tonë: Më mirë mos flisni dhe mos u bëni zëdhënës i frymëzimit sërb për gjuhë kosovare dhe komb Kosovar. Ka vetëm një komb dhe vetëm një gjuhë- Gjuha Shqipe, e cila ka krijuar edhe kombin shqiptar.

Dhe një fjalë të fundit.A e kini parë ndonjë herë flamurin tonë kombëtar? Është një shqipe e zezë me dy koka (njëmonster; e tmerrshme për armiqtë dhe e dashur për shqiptarët) në një fushë gjaku të kuq. Shqiptarët kanë derdhur gjak dhe do të derdhin pakursim për të mbrojtur Shqipërinë. Dy kokat janë toskët dhe gegët.Në një trup zotni.Në trupin e Shqipërisë. Nuk mund të ndahet ky trup në dy pjesë,ku secila të ketë kokën e vet, se pastaj ai është i destinuar tëvdesë. Dhe kjo nuk është thjesht vetëm një Besë shqiptare e midis shqiptarëve, gjë që nuk mohohet. Jo, Jo, Jo.Ajoështë një urdhëresë Hyjnore.Dy kokat janë të detyruara të rrinë në një trup.Kanë vendosur zotat që Gegët dhe Toskët të rrinë bashkë, rrugë tjetër nuk ka.Shqiptarët janë të vendosur ta zbatojnë këtë urdhnim.Mjerë ai që s’e kupton.Qoftë shqiptar, qoftë i huaj.Me zotat nuk matet dot njeri.Shqipëri do të ketë në jetë të jetëve. Ky është një vendim Hyjnor.

Tani më lejoni të japë një këshillë për shqiptarët: Mundohuni të mësoni nga historia. Sa të kini mundësi shmanguni perandorive. A nuk ishit nën Perandorinë Romake dhe u bëtë pre e dyndjeve barbare: Hunë, Gotë, Sllavë etj, të cilët, të parët tuaj,Ilirët, i shpërbënë etnikisht. A nuk ju zuri nën vete Perandoria Romake e Perëndimit?!!!A nuk ishit nën Perandorinë Bizantine dhe perandori Herakli, të parët tuaj i bëri fli për sllavët.A nuk ishit nën Perandorinë Bizantine dhe kur ajo po shkërmoqej, ratë pre e fiseve aziatike të selxhukëve dhe osmanëve?!!!Ndërkohë që principatat shqiptare nuk dalloheshin nga ato europiane.Ku përfunduam?Në humbëtirë.A nuk ishit nën Perandorinë Osmane dhe kur ajo u shkërmoq ju zuri nën vete dhe u copëtuat nga fqinjët ortodoksë; edhe me ndihmën dhe bekimin e kësaj perandorie, që me dëshirë doni të futeni sot. Hiqni dorë nga perandoritë, se nuk jau keni parë hajrin! Shikoni dhe mendoni per vendin tuaj-Shqipërinë.

Tani më lejoni që t’ju bëj një thirrje dhe njëkohësisht edhe një  premtim miqve tanë: I bashkoni shqiptarët në një shtet të vetëm dhe jo vetëm Ballkani, por edhe Europa, ka për të rënë në qetësi.Në vitin e mbrapsht 1913, Europa, duke copëtuar shqiptarët, kujtoi se vendosi qetësinë në Ballkan dhe në Europë.Por ishin po ata sërbë që janë edhe sot, megjithëse të ngopur deri në fyt me llokmat shqiptare, përsëri provokuan sherrin.Dhe Europa u mbyt në gjak.Europianë, nxirrni mësime nga historia dhe mos i krihni bishtin Sërbisë, por i ktheni sytë nga shqiptarët.A i doni rrugëkalimet të sigurta në Ballkan? I lini në dorë të shqiptarëve dhe nuk ka për t’ju “dhëmbur koka” kurrë! I bashkoni në një shtet dhe i armatosni shqiptarët dhe kini për të patur një qetësi absolute.E njihni BESËN shqiptare.Shqiptarët kanë për të rrezikuar për vete dhe mikun nuk kanë për ta lënë asnjëherënë baltë.

Kjo thirrje ju drejtohet si perandorive të perëndimit, por edhe atyre në qëndër të Europës. Kthejini sytë prapa në kohë dhe do të shikoni se ishin të parët e shqiptarëve ata që mbrojtën Perandorinë Romake të Perëndimit nga dyndjet barbare duke e shpëtuar atë. Kujtoni Konstandini e Madh këtë shenjtor dardanas.Kujtoni dardanasin tjetër Justinianin e Madh që shpëtoi perandorinë Bizantine nga dyndjet sllave.Vetëm Perandorisë Romake të parët tanë i dhanë më shumë se një dyzinë perandorësh burrashteti dhe me famë botërore.Pesë, a më shumë perandorë, Perandorisë Bizantine. Megjithëse Perandoria Osmane ishte pushtuese, ajo i ishte mirënjohëse shqiptarëve, që e mbajtën atë në këmbë, pasi ata ishin burra shteti.Mbi dyzet vezirë dhe me mijra komandantëtë zotë ushtarakë.Ishte Shemsedin Frashëri që krijoi qytetërimin modern të Turqisë. Aq imadh ështëai për Turqinë, sa as kockat, të prehen në vendlindje të tij, nuk i japin turqit. Ishte Ataturku, shqiptari që e futi në rrugën e qytetërimit modern europian Turqinë e prapambetur.Të mos flasim për shqiptarët që krijuan shtetet moderne në Europë dhe qytetëruan edhe vetë Europën.

Ti moj perandori me emrin Europë, kujtohu, se ishte shqiptari i Madh, Gjergj Kastrioti, që të shpëtoi nga hordhitë aziatike në mesjetë.Nga ty kërkojmë vetëm pak mirënjohje, pak, shumë pak, moj zonjë e rëndë.Jo kaq cinike dhe kaq përbuzëse. Vlerësoji shqiptarët dhe jepu atë që u takon. Lëri mënjanë flirtet me armiqtë shekullorë të shqiptarëve. Mos kujto se je duke na dhënë gjë: Thjesht na kthe borxhin!

Besnik Imeri    7 prill  2019.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :