Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

“KUAJT” E VJETËR TË POLITIKËS DHE KAROCA SHQIPTARE NË BUZË TË GREMINËS

C:\Users\Besniku\Desktop\FOTO  BESO.jpg

Nga  Besnik  Imeri

               ”KUAJT” E VJETËR TË POLITIKËS DHE

   KAROCA SHQIPTARE  NË BUZË TË GREMINËS

          (Lotët e korkodilit të Pandeli Majkos per Shqipërinë)

      Në media u shpall me dhimbje të thellë elegjia z.Majko për Shqipërinë, për shqiptarët; por pa haruar edhe partinë e zëmrës. Pasi duroi e duroi për pesëmbëdhjetë vjet rresht (që nga 2005), me ‘thikë në zemë’, më në fund “Gjinua” i PS-së u bë  trim dhe ja përplasi në fytyrë shefit të vet, të gjithë ato që kishte mbledhur në një të  tretën e jetës së vet. Tani, mund të thoni ju, u bë vërtet trim, apo, shefit të vet i janë ‘zgjidhur ҫitjanet’, dhe kush do i jep ‘një shkelm b…’. Apo dirigjentët e politikës shqiptare vendosën të nxjerrin ‘asin nga mënga’, z.Majko dhe të ‘ndërrojnë kuajt’ në drejtimin e Shqipërisë së mjerë dhe për këtë gjetën një ‘kal’ të lodhur, të cilin, xhambazët e politikës rajonale, e shesin për ‘kal’ të ri. Ky kundërshtar i madh i orëve të fundit i shefit të vet, në të vërtetë, me thënë të drejtën, që nga 2013, ka qënë gjatë gjithë kohës bashkë me  shefin dhe gjithmonë pas shefit, si një alter ego e tij, si një miratues i dashur dhe i butë i veprimeve të tij.

       Por nuk është vetëm kjo që të bën përshtypje. Gjatë kësaj periudhe, kur shefi anarkist shkatërroi ‘trendafilat rozë’ dhe ngriti ‘rilindjen mavi’, ‘gjinua’ jonë nuk ka pipëtirë. Madje, madje, gjatë këtij shkatërrimi, ku gjithë gardës së vjetër të ‘trëndafilave rozë’, ‘Skënderbeu-mavi’ u preu kokën, koka e ‘gjinos’ tonë shpëtoi pa u prekur. Të jetë rastësi kjo?!!

       Por kjo ka ndodhur edhe në vitin 1996 (në mos gaboj) kur Nano ishte në Bënҫë për ‘verim’, ‘trendafilat rozë’ i drejtonin katër persona me përvojë dhe kur pa pritur dhe pa kujtuar, shefi i vjetër që nga Bënҫa, tha se ‘benjamini’ i tij dhe i besuari i ‘kokës së partisë’ tani e tutje do të ishte një djalosh i ri. Kush ishte ky do të thoni ju? Majko, dora vetë, të cilit ju besuan ‘frenat’ e partisë. Katërshja u mërzit shumë me këtë veprim të shefit, po nuk kishte se ҫfarë të bënte. ‘Emisari’ i Nanos ishte Majko. Dhe që ky nuk nuk ishte një veprim kot, por i paramenduar thellë, koha, vërtetuesja e ҫdo gjëje e verifikoi: Një ditë të bukur ‘Gjinua’ jonë u gdhi kryeministër. Katërshja, burra dhe gra me mend, mezi zunë nga një post ministri, ose ndonjë kolltuk në kuvend. Dhe siҫ është shprehur vetë ai, kur vajti në shtëpi i tha bashkëshortes: “Më ra kryqi”. Sa mirë. Po a i duhen Shqipërisë kryeministra që “u bie kryqi”, apo “u bie gjysëmhëna”. Por jo vetëm kaq, nuk e di se sa është e vërtetë, por gojët e liga thonë se Anastas Janullatosi, antishqiptari më i madh dhe me fuqi kishtare në Shqipëri, është kumbari i Majkos. A mund të mendohet një kryeministër me kumbar armikun më të madh të shqiptarëve këto tridhjetë vjet?

       Me të drejtë mund të thotë ndonjë, po ty të ka zënë meraku se ҫfarë bëjnë partitë? Jo, or jo, ato të rojnë sa të duan dhe na lënҫin pas! Por po kape partinë për koke, ke kapur edhe Shqipërinë për koke. Për tu bindur ju shikoni se ҫfarë thotë vetë Majko në ‘elegjinë’ e vet: Unë dua më shumë partinë se sa Shqipërinë. Ka tridhjetë vjet që këta ‘dashnorët’ e partive kanë ‘përdhunuar’ Shqipërinë.

       Që ‘Gjinua’ ishte ‘kal’ në stërvitje, për të kaluar më pas në tërheqjen e ‘karocës’, kuptohej nga ndonjë vrejtje dashamirëse dhe me buzëqeshje ‘guinpleniane’ që ai i bënte shefit plot përulësi. Më pas, gjoja doli në mbrojtje të Luftës Nacional-Çlirimtare, gjë që e vinte në dukje edhe vet shefi, kuptohet që me demek ‘Gjinua’ nuk është dakort me mua, pra është kundër meje. Pra vetë shefi merrte pjesë në stërvitjen dhe paraqitjen e zëvendësuesit të tij. Çudi! E kuptoni lojën ju?! Por, ngandonjëherë në kuvend, për të ‘dalë mbi ujë’ votonte kundër kolegëve të vet dhe bëhej palë me opozitën. Për t’u bërë më bindës si zëvendësues i shefit, ‘Gjinua’ doli ndonjë shëtitje edhe nga Kosova, që ta shikonin edhe ata si një kuadër me vlerë pushtetare.

       Madje në ‘elegjinë’ e vet ‘Gjinua’ tha se i qante zëmra për Kosovën, të cilën e  kishte ‘thikë në zemër’. Kur ‘Gjinua’ ishte kryeministër dhe Kosova dridhej nga tmerri dhe dhuna sërbe, shpërnguljet me dhunë, genocide, vrasjet përdhunimet; ky ‘shqiptari’  kryeministër nuk lëvizi as gishtin e dorës. Më e pakta që mund të bënte, ishte, së bashku me presidentin e atëhershëm, t’i shpallte luftë Sërbisë dhe të mbronte popullin vëlla Kosovar.

Mund të thonë; por jo se nuk ishin dakort ndërkombëtarët. Por kur hajduti të hyn shtëpi dhe të vret robt e shtëpisë, do marrësh leje nga komshiu, pastaj do t’i biesh kokës hajdutit?!!!

       Thonë që në vitin 1981, kur rinia kosovare u hodh në demonstrata dhe rregjimi sërb po e shtypte me dhunë, shteti shqiptar i asaj kohë, u përgatit për ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Shefat e ushtrisë të asaj periudhe thonë se tanket u afruan në kufirin verilindor. Por a kishte tanke kryeministri Majko? Jo, se kur ishte ministër mbrojtje, Majko i preu dhe i shkriu tanket, topat, mortajat dhe të gjitha grykat e zjarrit. Shqipëria ka pasur ministra mbrojtje që në vend ta ndërtonin ushtrinë e shkatërronin atë. Pikërisht, për të gjitha këto ‘merita’, Majko, ky ‘luan’, sot e meriton që të bëhet kryeministër.

7 mars 2019

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :