Data : 22 03 2019
KryeTitujt :

Epirotët, Maqedonasit dhe Ilirët

 

Nga Besnik  Imeri

 besnik_imeriEpirotët, Maqedonasit dhe Ilirët

Shkenca e historisë në Shqipëri, por edhe në botë, e kanë pranuar tashmë origjinën e shqiptarëve vetëm prej ilirëve. Për Akademinë e Shqipërisë, ky ishte suksesi më i madh i viteve 80-të të shekullit të kaluar, madje konsiderohej si triumf kundrejt pikëpamjeve sllave, që nuk e pranonin këtë origjinë. Albanologjia gjermane ishte mbështetsja më e fuqishme në këtë drejtim.Madje edhe historianët që e mbrojtën fuqimisht këtë tezë ishin shkolluar në universitetet gjermanishtfolës, për të cilët origjina ilire, nuk ishte vetëm për shqiptarët, por edhe për një pjesë të gjermanëve.

Teza është e fuqishme dhe e qëndrueshme.Por autorët e lashtë dhe modernë flasin edhe për popuj të tjerë, gjuha e të cilëve kishte ngjashmëri me gjuhën ilire.Këta ishin Trakët dhe Maqedonasit, por edhe Epirotët. Një nga më të shquarit në këtë drejtim ishte  Straboni. Madje, në kohët e reja, shekujt XVIII-XX, pati shumë autorë, që nisur nga këto ngjashmëri arritën në klasifikime të tilla, se gjuha shqipe, pra edhe origjina e shqiptarëve, ishte trako-ilire. Të tjerë akoma, me dashamirësi dhe seriozitet shkencor, por, midis tyre, të tjerë,  me synime antishkencore dhe antishqiptare, mbronin një origjinë trake të gjuhës shqipe, duke krijuar edhe disa përplasje shkencore.

Kjo është gjëndja deri më sot, ku zyrtarisht, shkenca shqiptare pranon origjinën ilire të gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve, duke anashkaluar si pa dashje disa të dhëna, për të cilat nuk mund të mbyllen sytë. Akademikët tanë u kapën fort pas origjinës ilire, madje duke e fetishizuar atë, dhe, në të njëjtën kohë duke e përdorur edhe si ‘guackë’ mbrojtëse kundër pikëpamjeve të kundërta, kryesisht sllave. Por ata duke u mbrojtur nga veriu, nga sllavët; lanë zbuluar jugun, duke mos u mbrojtur nga helenët, të cilët me një agresivitet të ethshëm shpallën origjinën helene të Epirit, pra të Toskërisë ose Shqipërisë së Jugut. Pra, lanë në dhëmbët e hienave shoviniste helene gjysmën e Shqipërisë të 1913; si dhe gjithë krahinat e jugut shqiptare të aneksuar në vitet 1867, 1881 dhe 1913. ‘Guacka’ ilire ishte e pafuqishme të mbronte origjinën e shqiptarëve të Toskërisë nga dhëmbët e hienave helene. Por, është rasti ta themi, ata lanë në mëshirën e fatit edhe shqiptarët e Maqedonisë, të cilët rrjedhin prej Paionëve të lashtë, ku një pjesë e madhe e tyre, sidomos ata të ultësirave dhe bregdetit egjeas, u vetëquajtën maqedonë. Ndërkohë që autorët më në zë të lashtësisë kanë folur prerë dhe qartë, që maqedonasit kanë folur të njëjtën gjuhë, kanë pasur të njëjtat  zakone dhe tradita me epirotët dhe ilirët. Kujtojmë këtu Strabonin, por edhe Apianin.Por kujtojmë edhe Hannin, që epirotët, maqedonasit dhe ilirët i quante farë e fis, pra kushurinj.Ku arritëm.Hiçgjëkundi.

Por, të bën përshtypje diçka, akademikët tanë, historianët dhe gjuhëtarët, me një indiference të pashpjegueshme, në asnjë rast nuk i janë referuar mendjes më të ndritur të Rilindjes Kombëtare, Sami Frashërit; të paktën për ato që ai ka thënë për historinë tonë, për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe. Për ata, Sami Frashëri, duket sikur shikohet si një kundërshtar se sa si një ideollog i çështjes shqiptare. Madje, duket gati, gati, sikur ai shikohet me syrin që e kanë parë grekët dhe sërbët.

Në vazhdim të atyre që ka thënë Straboni, Apiani dhe Hann-i, Sami Frashëri, në lidhje me origjinën e shqiptarëve bën këtë ndarje interesante, duke nxjerrë përbërjen e Shqipërisë: “…edhe Shqipëria mbet një vënt i vogëlë, që pushton gjysmën’ e jugës s’Ilyrisë, gjysmënë (anën’ e veriut e të perëndimit) të Maqedonisë edhe gjithë Epirë[1]

Pra qartazi, për Sami Frashërin, origjina e shqiptarëve vjen nga Ilirët e Jugut, Maqedonasit (duke nënkuptuar me ta, siç e ka thënë në vend tjetër: Paionët ose Misianët dhe Dardanët) dhe gjithë Epiri. Pa asnjë ekuivok…i gjithë Epiri.

Por gabimi më i rëndë i akademikëve tanë ishte se duke rendur turravrap pas origjinës ilire, haruan, lanë mënjanë, madje e goditën me gurë, atë që ishte më kryesorja, origjinën pellazgjike, si të ilirëve ashtu dhe të epirotëve, për rrjedhojë edhe të shqiptarëve. Por këtu vetëgoditën jo vetëm origjinën e shqiptarëve, por atë më të rëndësishmen dhe thelbësore: origjinën pellazgjike të gjuhës shqipe në të dy dialektet kryesore të saj; gege dhe toske. Duke mohuar këtë origjinë pellazgjike shkenca shqiptare, me dashje apo pa dashje, i ka shkëputur lidhjet me rrënjët parahistorike të shqiptarëve. Për ta rrumbullakosur ose fshehur mahisjen e kësaj plage, pra për të mohuar pellazgët, ata krijuan edhe parailirët, dhe, me këtë menduan se u vulos gjithëshka.

Kjo ngjan si dy pika uji me teorinë që mohonte origjinën pellazgjike të grekëve të lashtë, ku autorët mohues, për të arritur synimin që donin, shpikën parahelenët, qyterimin minoan, mikenas dhe egjeo-kretas, ku këto, nuk ishin gjë tjetër, veçse qytetërime pellazge, por me emra të ndryshëm si; minoan, mikenas, kretas dhe egjeas.

Jaçfarë na thotë lidhur me këtë problematikë Robert D’Anzhely:

Shqipja si gjuhë është gjeniale dhe është për të ardhur keq që shqiptarët e sotëm ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e saj gjuhësore universale.Deri më tani (mesi i dytë i shek. të XX) asnjë prej tyre nuk ka ditur ta studiojë dhe ta thellojë siç e meriton në këtë kuptim gjuhësor.Dijetarët shqiptarë gjithmonë kanë shkuar tepër pas gjuhëtarëve perëndimorë dhe më në veçanti atyre që quhen Albanalogë. Ata madje kanë kaq shumë besim tek këta, sa shpesh pranojnë, pa e menduar aspak, gjithë mendimet që japin albanologët, sido që të jenë. Kështu, duke hequr dorë nga çdo mendim tjetër, ata besojnë në mënyrë të patundur, se janë “të gjithë” pasardhës të Ilirëve, sepse një dijetar, bashkë me gjithë ata që kanë pranuar pikëpamjen e tij, e ka thënë kështu. Në thelb kjo është e vërtetë vetëm për një pjesë fare të vogël të shqiptarëve, për disa të Veriut, por shqiptarët e tjerë, grupet e të cilëve janë shpërndarë nga pak kudo: Në Shqipëri, në Greqi, në Turqi, në Itali, nëpër ishujt etj; nuk janë pasardhës të Ilirëve, por të degëve të tjera të trungut të racës pellazge  (ku padyshim futen edhe epirotët).

Në të vërtetë shqiptarët nuk janë vetëm pasardhës të Ilirëve, por edhe të popullsive të bardha të lashtësisë, bashkë me Trakët, Grekët, Frigët dhe popullsitë e tjera të Azisë së Vogël, Etruskët, Latinët; me një fjalë të të gjitha popullsivetë lashtët i përmblidhnin me emrin e përgjithshëm PELLAZGË…”[2]

Pra, Robert D’Anzhely flet për shqiptarë që banojnë në Shqipëri dhe Greqi, të cilët janë shqiptarët e Jugut ose Toskët, të cilët nuk e kanë prejardhjen nga ilirët.Ndërkohë që flet për një rrënjë të përgjithshme të të gjithë shqiptarëve, gegë dhe toskë, nga pellazgët.

Rilindasi ynë i ndritur eruditi Sami Frashëri, sikur ta ketë ditur që ky problem është i një rëndësie madhore për çështjen kombëtare, identitetin dhe qënësinë e kombit shqiptar; e ka trajtuar në mënyrë të qartë, origjinale, me ide brilante dhe shkencore në Enciklopedinë Turke. Ja çfarë na thotë Ai:

“…Iliria: Është emri i një treve të vjetër në viset perëndimore të Gadishullit Ballkanik…Sipas shprehjeve të të gjeografisë së lashtë, kuptohet  se ajo përfshinte vendet e sotme të Shqipërisë, të Malit të Zi, të Hercegovinës, të Bosnjës dhe të Dalmacisë. Vetëm pjesa jugore e Shqipërisë, domethënë Toskëria quhej me emrin e veçantë Epir, prandaj edhe shumica nuk e konsideronin Iliri.Kufiri jugor i Ilirisë konsiderohet lumi Vjosa.Edhe viset e Manastirit hynin në Maqedoni, kurse trevat e Kosovës e të Shkupit njiheshin me emrat e veçantë Misia e Dardania dhe nuk përfshiheshin në Iliri, d.m.th si kufiri lindor i Ilirisë ishte Mali i Sharrit.Populli i Ilirisë ishte një racë dhe fliste një gjuhë…Popullsia e vjetër e Ilirisë i përkiste racës pellazge, që është nga më të moçmet e popujve arianë.Ajo është një racë dhe flet një gjuhë me popujt e Epirit dhe të Maqedonisë. Raca dhe gjuha e tyre nuk mund të thuhet se është zhdukur, sepse sado që ata të veriut u sllavizuan dhe në pjesën jugore e lindore të Maqedonisë u dyndën dhe u vendosën grupe sllavësh, grekësh dhe vllehësh; gjysma jugore e Ilirisë, Epiri dhe pjesamë e madhe e Maqedonisë, sot është e banuar prej një populli me një gjuhë të veçantë, për të cilën qysh nga kohët prehistorike nuk i dihet se nga ka ardhur. Ky popull është populli shqiptar…”[3]

Kjo thënie e shkurtër e Sami Frashërit është bërthamë e shkencore e ngjeshur me ide të mëdha; të cilat duhej të kishin qënë ylli udhërëfyes i Akademisë sonë të Shkencave.Por këto ide gjeniale, asnjëherë nuk u kthyen në një platformë shkencore për akademinë tonë; platformë e cila do të kishte qënë mbrojtja më efikase në luftën kundër platformave të Çubrilloviçit dhe Jani Koletisit. Kësaj unë nuk mund t’i vendos emër tjetër, veçse: Kapitullim. Gjeneralët tanë të shkencës u dorëzuan dhe kapitulluan pa kushte kundër kundërshtarëve të tyre dhe armiqve historikë të popullit shqiptar.

Duhet të themi këtu se mjaft autorë antikë kanë folur për “Ilirët e mirëfilltë”, dhe, midis tyre edhe Skylaksi. Ata i përcaktojnë territoret e këtyre ilirëve midis dy lumenjve: Naretva dhe Vjosa. Pra, në veri tek Ilirët nuk fusin Dalmatët, Liburnët, Autariatët, etj.Ndërsa në lindje nuk fusin Dardanët dhe Paionët.Ata i kanë quajtur këta ilirë të mirëfilltë, si autentikë; ndërsa të tjerët, mund të quheshin ilirë për disa gjëra të përbashkëta që kishin me të ‘mirëfilltët’; por ishin ndryshe dhe dalloheshin qartë prej tyre. Pra, me këto që po them, nuk po them ndonjë gjë të re që: Epirotët, Dardanët dhe Paionët nuk janë Ilirë, ndonëse janë të afërt me ilirët,  ose siç i quan Hahn “farefis”.

Lidhur me këtë problematikë Selim Islami është i mendimit se: “Në historigrafinë bashkëkohore ka një tendencë të re për t’i paraqitur ilirët si një grup heterogjen popujsh, emri i të cilëve mbetet të ketë një kuptim konvencional. Sipas kësaj pikëpamje me këtë emër duhet të lidhet vetëm një popullsi e vogël, që në burimet njihet me emërin “Illyrii proprie dicti” dhe që banonte në një territor shumë më të ngushtë nga ai që u atribuohet zakonisht ilirëve e që shtrihet gjatë bregut Adriatik me epiqëndër krahinën rreth liqenit Labeat, duke u shtrirë në veri deri në viset e lumit Naretva dhe krahinat e Bosnjës Jugore, ndërsa në jug deri në linjën Mat-Lyhnid…Ndërsa Parthinët, Atintanët, Dasaretët, Penestët, Pelagonët bënin pjesë, sipas kësaj pikëpamje, në grupin epirot dhe nga origjina ishin Frygë ashtu sikurse Brygët dhe Paionët. Ndërkaq, Dardanët në Lindje ishin një grup më vete që nuk kishte asnjë lidhje me me grupet e përmendura…Kjo teori përfaqëson një mohim të plotë të arritjeve të deritanishme të ilirologjisë mbi situatën etnike në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që përbën edhe truallin historik të ilirëve…”[4]

Mendoj se këtu ka një keqkuptim, pasi termi “ilirët e mirëfilltë” nuk i përjashton ilirët e tjerë dhe për më tepër, nuk u heq atyre emërtimin ilirë.Kjo e para.Më tej, territoret e këtyre ilirëve të mirëfilltë, nga mjaft autorë shtrihen deri tek lumi Vjosa dhe nuk i përjashtojnë, Taulantët, Parthinët etj, të cilët përmbahen në këtë kufi.Por këtu duhet të themi edhe një gjë, që territoret e ilirëve nuk i përcaktojmë vetëm ne shqiptarët e “Studimeve Ilire” (pasi nuk janë vetëm tanët), të cilët i zgjerojmë nga jugu, por i shkurtojmë nga veriu, pasi nuk e kalojmë Danubin.

Me të  drejtë, mund të shtrojmë pyetjen: Pse ilirët duhet t’i kërkojmë vetëm në…pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, që përbën edhe truallin historik të ilirëve…? Po ilirët e Alpeve të Europës, ata të Hallshtatit në Austri, ata të Bavarisë në Gjermani, ata të Saksonisë dhe Jugut të Polonisë, ku do t’i lemë?!!!

Nëqoftëse unë do t’i quaja Thesprotët, Kaonët dhe Molosët “Epirotë të mirëfilltë”, besoj se nuk bëj ndonjë gabim, pasi në fakt nuk përjashtoj “nga trungu epirot” njëmbëdhjetë fiset e tjera sipas Strabonit, por edhe shumë të tjerë sipas autorëve të tjerë. Pastaj Hasan Ceka ka folur shumë qartë, kur tregon se disa autorë i shtrijnë epirotët deri tek lumi Vjosa; por ka të tjerë, thotë ai, që i shtrijnë deri në Shkumbin, duke futur këtu, Bylynët, Dasaretët, Antitanët etj.Fakti, që gjatë sundimit të Pirros së Epirit, territoret e tij u zgjeruan shumë në jug, veri dhe lindje të Epirit historik. Ashtu si Maqedonia zgjeroi territoret e saj deri në Adriatik dhe bregdetin jonian, aq sa shumë autorë i quajtën Maqedoni këto territore; madje këtu u ngatërua edhe vetë Straboni, një nga historianët dhe gjeografët më të mirë të antikitetit.

Por tek referimi i arkeologut Selim Islami konstatojmë një të dhënë interesante: Ndërsa Parthinët, Atintanët, Dasaretët, Penestët, Pelagonët bënin pjesë, sipas kësaj pikëpamje, në grupin epirot dhe nga origjina ishin Frygë. Nga ana e jonë është përmendur një e dhënë e rëndësishme lidhur me “Kësulën Frigase” që e hasim në Epir tek Kaonasit (himariotët, dukatasit, tragjasiotët, si dhe në Lunxhëri dhe  Zagori); por edhe në Iliri tek Dasaretët (zonë e Korçës). Në këtë pikë ne jemi në të njëjtin mendim me ata autorë, pasi fakti etnografik është i pakundërshtueshëm deri në ditët e sotme. Por janë edhe disa fakte të tjera etnografike që i afrojnë këta “ilirë jugorë” me epirotasit: Fustanella e përdorur nga burrat; Kënga polifonike, dhe, ajo çfarë është më e rëndësishmja, flasin të njëjtën gjuhë: Toskërishten.

Kthehemi në temë. Mund të thuhet se përse shtrohet ky problem, çfarë rëndësie ka në se epirotët quhen ilirë, apo quhen epirotë; futen tek fiset ilire, apo ndahen prej tyre? Për mendimin tim kjo ka shumë rëndësi, pasi lidhet me një problem të një rëndësie të jashtëzakonshme sot, i cili nga ana e vet lidhet drejtëpërsëdrejti me një problem tjetër madhor, kush është origjina e shqiptarëve  të sotëm?

Nëqoftëse do të mohohet prejardhja e shqiptarëve edhe nga epirotët, do të mohohet edhe ekzistenca e Toskërisë apo e Shqipërisë së Jugut dhe e toskëve, dhe, rrjedhimisht edhe e dialektit tosk. Mirëpo, që të gjitha këto kanë një ekzistencë objektive,  që nuk varen nga dëshirat e mira apo të këqia të shkencëtarëve që i mohojnë. Shqipëria e Jugut, Toskëria dhe toskët ekzistojnë, pavarësisht se janë të ndarë dhe të copëtuar midis dy shteteve. Mohimi i tyre është një donkishotizëm politik dhe shkencor. Në “mullirin e kujt çon ujë” ky qëndrim i gabuar i shkencës zyrtare shqiptare, pra, edhe i Akademisë së Shkencave?

Pra, këta studjues, për të cilët folëm më lart, dhe gjithë Akademia zyrtarisht, me dashje, apo pa dashje, mënjanuan origjinën epirote të shqiptarëve; duke u mohuar origjinën gjysmës së shqiptarëve, shqiptarëve jugorë, ose siç quhen “toskë”, por që dikur, në antikitet, quheshin “epirotë”. Me “një të rënë të lapsit” këta akademikë, Instituti i Historisë i Shqipërisë; në të njëjtën kohë, mohuan origjinën epirote, por edhe atë pellazgjike të shqiptarëve, një krim shkencor i dyfishtë me pasoja shumë të rënda për shkencën shqiptare, por ajo që është më e rëndësishmja, me pasoja shumë të rënda edhe për historinë, identitetin, trashëgiminë, origjinën dhe qënien e shqiptarëve në një formacion politik të qëndrueshëm të mbështetur fort në të dyja këmbët në historinë e tij mijëravjeçare.

Origjina vetëm nga ilirët, shqiptarët i linte njëkohësisht, pa rrënjë (mohimi i origjinës pellazgjike) dhe me një këmbë (mohimi i origjinës edhe nga Epiri).Pra një sakatim i historisë në mënyrën më mizore. Se kush ka qënë arësyeja për këtë sakatim: paaftësia shkencore, apo qëllimi i mbrapshtë politik dhe historik, këtë do ta vërtetojë historia.

Teoria e origjinës vetëm ilirike e shqiptarëve, kështu si trajtohet, është kthyer në një dogmë, pasi qëllimisht ngushton origjinën e shqiptarëve vetëm tek ilirët; ndërkohë që origjina e shqiptarëve, ashtu si flamuri i tyre, është me dy koka: Shqiptarët vijnë nga Ilirët, po aq sa vijnë edhe nga epirotët dhe të dy palët si ilirët, ashtu edhe epirotët, janë të një race, të prejardhur nga pellazgët; si dhe kanë folur një gjuhë, fillimisht gjuhën Iliro-Epirote, si trashëgimtare e pellazgjishtes, dhe me emërtimin e ri të përbashkët si popull shqiptar, në gjuhën shqipe, në dy dialektet e saj, gegërisht dhe toskërisht. Kjo është e vërteta.E thjeshtë dhe e qartë si drita e diellit.Gënjeshtra dhe padija përhapin mugullirë në mendjet e njerzve.

Duke lexuar Zaharia Majanin mësojmë se edhe vetë ilirët janë me origjinë pellazgjike. Ja se çfarë na thotë ai: “Battisti ngrinte kohët e fundit problemin e ilirishtes, të cilën ai e studionte pa menduar shqipen. Ky autor vlerëson se ilirëtdanubianë ishin në origjinë të një populli para-indo-europian (pellazgët do të thosha unë); gjuha e tyre lidhej me qëndrën kreto-egjease (gjuha pellazge)…Battisti numëron rreth pesëmbëdhjetë fjalë të veçanta, mjaft të errëta, që ai ia atribuon një substrati mesdhetar (pellazgjik,do të thosha unë), të cilin ai e gjen në ilirisht.”[5] Pavarësisht se ky Battisti nuk ja njeh origjinën ilire gjuhës shqipe, të cilën ajo e ka brenda saj. Por, dashje pa dashje, të gjithë ilirishten, përfshirë edhe atë danubiane, ai e lidh me një substrat mesdhetar, i cili nuk është gjë tjetër veç substrati pellazgjik. Pra Battisti mohon degën, por pranon rrënjën (po dega nuk ka ku të shkojë  pa  rrënjën). Sa mirë.

Në lidhje me këtë problematikë, duke ju referuar edhe Frang Bardhit, studjuesi Nelson Çabej pohon: “…gjatë mesjetës, deri në shekullin e XV e XVI, në historigrafinë bizantine emrat ilir dhe epirot shpesh janë përdorur në mënyrë alternative për të treguar banorët e trojeve të Shqipërisë së sotme dhe të Epirit. Në këtë kontekst ka kuptim të përmendet edhe fakti se në shekullin e XV, midis titujve  të tjerë, heroi kombëtar i Shqipërisë, mbante edhe atë të mbretit të Epirit dhe u njoh si i tillë edhe nga Europa dhe nga shqiptarët. Po kështu, gjuha shqipe në mesjetën e vonë identifikohej me epirotishten dhe shqiptarët e identifikonin veten me epirotët.Kështu Frang Bardhi e titulloi edhe fjalorin e parë dygjuhësh të shqipes “Fjalor Latinisht-Epirotisht” (Dictonarium Latino-Epiroticum, Roma, 1635), që lë të kuptohet se ende në shekullin e XVII shqiptarët e konsideronin epirote gjuhën e tyre. Një vit më vonë, po ky autor botoi në Itali një vepër të titulluar Gjergj Kastriot Epiroti, i njohur si Scanderbeg…”[6]

Në këtë pohim të autorit të mësipërm, ku referencën e kemi nxjerrë nga vepra e tij për ilirët, mendoj se në fillim, ai nuk e ka arritur ta shprehë drejt atë që ka dashur të thotë, pasi shprehja: emrat ilir dhe epirot shpesh janë përdorur në mënyrë alternative për të treguar banorët e trojeve të Shqipërisë së sotme dhe të Epirit, nuk është e qartë. Madje, kështu si është shprehur, nënkupton se banorët e Epirit nuk janë shqiptarë dhe të tillë janë vetëm ata që quhen ilirë, të cilët janë banorë të Shqiptarisë së sotme. Po banorët shqiptarë të Epiri, ku futen?!!.Ata, sipas autorit, janë apo nuk janë shqiptarët e sotëm?!!! Po Kosovarët, që nuk bëjnë pjesë në Shqipërinë e sotme, ku futen?!!! Po shqiptarët e Maqedonisë, që nuk bëjnë pjesë në Shqipërinë e sotme, ku futen?!!! Thjesht, ai duhet të thoshte: banorët shqipfolës në Ballkan. Pastaj dihet që shqipfolës ka, ku ka edhe shqiptarë, pra edhe në Iliri, Dardani, Misi, por edhe në Epir, krahinë nga e cila ka origjinën edhe vet autori.

Më poshtë në referencat në vazhdim, ai duket sikur hedh poshtë vetveten, pasi tregon vlerat e vërteta të Epirit dhe epirotëve, zulmën e tyre të madhe, që nga Aiaku, Akili e deri tek Pirroja i Epirit. Zulmë e cila bëri që Gjergj Kastrioti, mori leje që ta quante veten epirot.Zulmë e cila bëri që shumë autorë të huaj t’i quajnë shqiptarët epirotë dhe gjuhën shqipe, gjuhë epirote.Gjë që bën edhe Frang Bardhi, pavarësisht se origjina e tij ishte ilire dhe fliste dialektin gegë.Por, si Gjergj Kastrioti edhe Frang Bardhi, kishin dëshirë dhe u identifikuan si toskë.

Pyetja shtrohet qartë për mohuesit e origjinë epirote: A e pranojnë ata që pasardhësit e epirotëve janë toskët, ose shqiptarët e jugut? A e pranojnë ata që ka një Shqipëri të Jugut, që quhet Toskëri dhe një Shqipëri të Veriut që quhet Gegëri? A e pranojnë ata se shqiptarët ndahen në  jugorë dhe veriorë, pra në Toskë dhe Gegë dhe rrjedhimisht në Epirotë dhe Ilirë?

Historiani gjerman Jakob Filip Fallmerajer bën ndarjen e shqiptarëve në gegë dhe në toskë.Ja si e trajton ai këtë ndarje:

“…Populli i shqiptarëve, arnautëveosearbanitëve ndahet në dy fise kryesore, gegët dhe toskët, por, në të vërtetë, që të dyja këto fiseflasin të njëjtën gjuhë themelore. Vetëm nga pikëpamja dialektore ndahen siç ndahen afërsisht gjermanishtja e sipërme nga gjermanishtja e poshtëme ose si gjermanët nga danezët, që dallohen aq shumë nga njeri tjetri, saqë pa një person të ndërmjetëm nuk mund ta kuptojnë njeri tjetrin…fiset e gegëve dhe toskëve, megjithëse i përkasin së njëjtës kombësi, prapëseprapë në gjuhë, në mëndësi kombëtare, fe, mënyrën e jetesës, muzikë, veshje, shtat dhe kolorit, janë të ndryshëm…Kufiri ndarës midis gegëve dhe toskëve është lumi Shkumbin (Genusus), në derdhjen e sipërme të të cilit dallohet Albanopolisi i vjetër i Aleksandrinëve. Që nga Shkumbini e drejt veriut, deri tek kufiri i Malit të Zi, vendi banohet nga gegët; në jug të lumit që përmendëm, deri tek Gjiri i Artës (Ambrakia) zona është e populluar e gjitha me toskëVendbanimet e sotme të gegëve dhe toskëve, kanë emrin e përbashkët Shqipëri…”[7]

Pra, Fallmerajer i ndan shqiptarët në dy fise kryesore, toskë dhe gegë, që flasin të njëjtën gjuhë, gjuhën shqipe, në dy dialekte kryesore. Këto dy fise banojnë që nga Gjiri i Artës deri në kufi me Malin e Zi dhe quhen me emrin e përgjthshëm, shqiptarë. Ja se si autorët tanë të marrin shëmbull nga Fallmerajeri, i cili qartë dhe thjeshtë deklaron: Vendbanimet e sotme të gegëve dhe toskëve, kanë emrin e përbashkët Shqipëri.

Ja se çfarë na thotë për Toskërinë dhe Gegërinë në Enciklopedinë Turke rilindasi ynë i ndritur Sami Frashëri:

“Shqiptarët që ndodhen në Greqi (arvanitasit) e Itali (arbëreshët) janë toskë.Emri toskë është shumë i vjetër dhe ka mbetur qysh prej kohës së pellazgëveToskëri. Është një krahinë e madhe që formon gjysmën jugore të Shqipërisë, e përbërë prej vilajetit të Janinës, prej sanxhakut të Korçës, të vilajetit të Manastirit dhe prej një pjese të sanxhakëve të Manastirit dhe të Elbasanit. Kufiri midis Toskërisë dhe Gegërisë është lumi i Shkumbinit; vëndet që ndodhen në veri të këtij lumi konsiderohen Gegëri dhe ato në jug, Toskëri. Megjithëkëtë, po të vështrohen sipas gjuhës që flitet, popullsia që ndodhen në jug të rrjedhjes së lumit të sipërpërmendur si fusha e Kara-Toprakut (pjesa veriore e Myzeqesë) dhe ajo e vendeve që varen nga kazatë e Elbasanit dhe Starovës flasin të gjithë dialektin e gegërishtes…Grekët dëshirojnë, që herë krejt Toskërisë dhe herë gjysmës jugore të saj t’i japin emrin Epir, por ky emër është nga termat e gjeografëve të vjetër dhe sot kjo krahinë mban emrin Toskëri dhe në përgjithësi Shqipëri…”[8]

Thënia e mësipërme e Sami Frashërit se:Emri toskë është shumë i vjetër dhe ka mbetur qysh prej kohës së pellazgëve…është shumë e rëndësishme dhe me vlerë të madhe shkencore. Nuk e di në se Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë, e kanë marrë këtë tezë të jashtëzakonshme si tematikë studimi, qoftë edhe për kohën e lindjes, po themi, apo ndarjes së dy dialekteve?! Sipas Sami Frashërit, toskët dhe gegët kanë qënë të dalluar dhe të ndarë që në kohë të pellazgëve. Mjaft interesant.

        Largimi i Epirit nga origjina e shqiptarëve e bën automatikisht Epirin, helen dhe të patjetërsueshëm. Këtu ata janë mbështetur edhe nga historianët filohelenë europiane, si ish oficeri i shërbimit sekret britanik, Hamond. Ndërkohë që Akademia e Athinës, jo rastësisht, në vitin e zi 1997, boton librin e saj “Epiri, 4000 vjet histori helene”, Akademikët e Tiranës vazhdojnë me dhjetëvjeçarë në qetësinë e tyre apostolike.

Si gjithmonë historia shqiptare ka paradokse, çudira dhe absurditete, ku të huajt na hapin sytë dhe na tregojnë udhën e mbarë, ndërkohë që ne vet, në të keqen tonë, me dëshirë zgjedhim udhët qorre. Një mik i shqiptarëve, shkencëtari mëndjemprehtë francez, Robert D’Anzhely, mbron të drejtat tona, duke na larguar nga rruga e gabuar e “Vorio-Epirit” që kishte marrë Instituti i Historisë i Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë në shekullin e kaluar. Ai u thotë shkencëtarëve tanë, se ajo që mbronin ata, nuk ishte gjë tjetër, veçse ajo që kërkonte Greqia, Vorio-Epiri.

        Robert d’Anzhely këtë e bën duke na rrëfyer, se çfarë thonë studjuesit helenë lidhur me origjinën e shqiptarëve, e ndjekim:

“…Shqiptarët kurrë nuk kanë formuar në të kaluarën një shtet, që të kishte po ato kufij si vendi i sotëm, as nuk kanë pasur një unitet çfarëdo, qoftë etnologjik, as edhe një tjetër, as edhe një emër

Helenizmi shtrihej deri në Orik në gjirin e Vlorës.Banorët e Epirit të Veriut, Kaonët, Antitanët, Perrebët etj ka shumë të ngjarë që të ishin helenë…

Nisur nga këto vrejtje të përgjithshme, të cilat na ndihmojnë për të gjetur origjinën e shqiptarëve të sotëm, shumica e kërkuesve janë të mendimit që shqiptarët e sotëm, edhe në se janë përzier me popuj të tjerë, doemos kanë ardhur, të paktën në pjesën më të madhe, nga banorët e lashtë të vendit, Ilirët…Doket e zakonet shumë të lashta dhe patriarkale dhe e gjithë jeta e e malësorëve shqiptarë flet në favor të mendimit, se ata janë pasardhës të ilirëve të lashtë…

Çështja e banorëve të brigjeve të detit, të fushave dhe të Epirit në raport me atë të malësorëve ndryshon. Atje ka pasur një popullsi të shumtë helene…por ka marrë një karakter shqiptar si rezultat  zbritjes së malësorëve drejt bregdetit e qyteteve…

Më konkretisht, banorët e Epirit të Veriut në mënyrë absolute, formuan një popullsi helene autentike…” [9]

Ja lemë lexuesit që të gjykojë vetë faktin e kësaj përputhje origjinale midis shkencëtarëve shqiptarë dhe atyre helenë në mbrojtje të “Vorio-Epirit”, në mohim e origjinës së gjysmës së shqiptarëve, aty toskë, në ‘shitjen’ e interesave kombëtare, në cënimin e integritetit dhe tërësisë tokësorë të trojeve shqiptare, të kërkuara me aq ngulm në vitin 1912 nga Ismail Qemali dhe Isa Boletini në formën e “katër vilajeteve”: Shodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës.

Ta shtrojmë problemin më thjeshtë. Ju drejtoj pyetjen historianëve të origjinës ilire të shqiptarëve? A pranojnë ata që banorët e Epirit kanë origjinë pellazge, apo thjesht kanë origjinë helene? Në se pranojnë origjinën helene, atëhere çështja është e zgjidhur, pasi ata, njësoj si grekët, pranojnë që Epiri është grek. Rrjedhimisht dhe detyrimisht, duhet të pranojnë që popullsia e Çamërisë, Artës, Prevezës, Janinës, Kosturit, Konicës, Follorinës (brenda kufirit grek të sotëm) dhe Sarandës, Vlorës,Gjirokastrës, Përmetit dhe Korçës (brenda kufirit të sotëm shqiptar) nuk janë shqiptare. Në se pranojnë origjinën pellazge të popullsisë së Epirit, do të pranojnë detyrimisht, që edhe popullsia e Toskërisë në kohët e reja është vazhduese e popullsisë epirote, më pas arbërore dhe më vonë akoma shqiptare. Dhe, po pranuan këtë origjinë, në të dyja rastet.Atëhere duhet të pranojnë detyrimisht origjinën e shqiptarëve nga Epiri.

Jo, po mund të thonë, në një spërdredhje të sforcuar, se banorët e Epirit, nuk kanë qënë helenë, por kanë qënë ilirë.Madje, për këtë mund të gjejnë edhe ndonjë autor të lashtë dhe të kohëve të reja, si Karl Patsch, që e trajton këtë origjinë.Por kjo histori nuk mund të ‘mbulohet me gjethe fiku’, të bëhen bashkë ilirë dhe epirotë, të përzier si në një gjellë kaçamaku.

Është e vërtetë që ka autorë të tillë, të cilët nga mosdija, naiviteti, ose thjesht, nisur nga fakti se midis ilirëve dhe epirotëve nuk ka ndryshim race, gjuhe, zakonesh dhe traditash, i kanë quajtur epirotët-ilirë.Kjo është e vërtetë.Por është e vërtetë edhe tjetra, që ata, ilirët dhe epirotët, historia i njeh si të njëjtë, por të ndarë veç e veç dhe të dalluar nga njeri tjetri.

Këtu është vendi të themi, se për mjaft autorë termi ‘Ilirë’ nuk nënkupton një popull të veçantë, por një emër të përgjithshëm, gjenerik, dhe ndoshta i barabartë ose edhe më të njëjtin kuptim me termin ‘pellazg”.Në këtë kuptim, të flasësh për origjinë ilire të shqiptarëve dhe me këtë të nënkuptosh pellazgët, nuk bën ndonjë gabim të madh. Kështu, akademiku arbëresh Xhuzepe Katapano nuk përdor termin pellazg, por atë ilirë, që i quan edhe të dlirë, pra të bardhë dhe të pastër si racë. Por nënkupton edhe një popull që ka lindur i lirë dhe për lirinë jep çdo gjë.Madje jep si origjinë të tyre Kaukazin.Nga autorët e huaj që identifikojnë ilirët me pellazgët janë edhe Hahn dhe Fallmerajer…Fjala ilirik është e njëjtë me fjalën pellazg në një kuptim më të gjërë.[10]

Një ngatërim të bukur bën edhe Zaharia Majani, i cili aq shumë ngatërohet ‘me këmbët e veta’, sa që pellazgët i nxjerr me origjinë ilire!!! Ose më saktë, pelazgët proto-danubianë, gjuhën e tyre e shpjegon me etimologji ilire.Pra sipas tij Ilirët janë kthyer në pellazgë dhe jo e kundërta. Por besoj se akademikët tanë nuk do ta pranojnë këtë origjinë ilirike të pellazgëve. Jaçfarë na thotë Zaharia: “…Nga ana tjetër A.Piganol konstaton se “etruskët kanë ndjekur saktësisht rrugën e pelazgëve”. Ai mbështetet tek një legjendë, sipas së cilës, heronjtë japigë, Daunos dhe Peucetos, të bijtë e pelazgut Likaon (mjaft interesante  të dashur akademikë, ilirët Daunos dhe Peucetos janë të bijtë e pelazgut Likaon; pra ilirët janë me origjinë pellazgjike. Këtë thotë legjenda.Hajde mos jau ver veshin miteve dhe legjendave), zbritën në Itali me ushtrinë ilire…Nga ana tjetër, fakti që eponimët e fiseve të mëdha ilire paraqiten si bijtë e një pelazgu, nënvizon afërsinë dhe lidhjen e këtyre grupeve etnike mes tyre. Nëse do të shtonim këtu se besimet fetare të përhapura në të ashtuquajturit vende pelazgjike, kanë të përbashkët me ato të Etrurisë, elementë po aq të rëndësishëm si pritani dhe sibila, të cilëve u kemi gjetur një etimologji ilire, fare mirë mund të ngrihet pyetja nëse edhe pelazgët nuk kanë qënë një prej valëve të para proto-danubiane që kanë mbërritur në rajonin e Egjeut (jo, pelazgët nuk kanë lëvizur nga Danubi në Egje, e kundërta, po)..”[11]

Por akademikët tanë nuk nënkuptojnë me ilirët, pellazgët.Përkundrazi, ata nuk i njohin fare pellazgët dhe nuk duan që t’ua zësh as me gojë.Dhe, për këtë fillojnë që nga E.Çabej, që është më i madhi, dhe deri tek më i fundit.

Iliria dhe Epiri janë trojet zulmëmëdha prej nga rrodhën arbërit.Dhe me arbërit në Arbëri nuk kishte më ilirë dhe epirotë; por kishte gegë dhe toskë.Kjo është e vërteta historike.

Po ju bëj një pyetje tjetër të thjeshtë këtyre historianëve. Përse Gjergj Kastrioti  e quan veten epirot dhe e nxjerr origjinën nga epirotët, madje me krenari, dhe nuk e quan veten me origjinë ilirjane?!!! Ishte i paditur dhe nuk i dallonte, apo ishte aq erudit, sa që shikonte tek epirotët një origjinë autoktone të drejtëpërdrejtë të shqipfolësve, një origjinë të lavdishme të Pirros së Epirit, kundrejt ilirëve?! Ndërkohë, që origjina e familjes së tij, vinte drejtëpërsëdrejti nga Ilirët e Jugut.Mati, Mirdita, apo Dibra.

Në lidhje me ilirët, ka shumë autorë që thonë, se në kohë të hershme janë të  ardhur në Ballkan.Ja se çfarë thotë për këtë, një prej tyre, arkeologu austriak Karl Patsch:

“Përpara se Ilirët të pushtonin pjesën perëndimore të gadishullit Ballkan, ishin aty Trakasit, një popull shumë i madh në numër, i cili ishte i shtrirë në të gjitha viset prej detit Adriatik deri në detin e Zi. Ilirët, duke ardhur nga veriu, e duke shtyrë Trakët, zunë Kroacinë, Sërbinë perëndimore, Bosnjën, Dalmacinë, Hercegovinën, Malin e Zi e Shqipërinë…”[12] Ndërkohë që për epirotët, asnjë autor nuk thotë se janë ardhës në Ballkan.

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, origjinës ilire, apo asaj ilire sëbashku me atë epirote etj, me ngadalë, gradualisht dhe duke ju referuar shumë autorëve, të lashtë dhe të kohëve të reja, do të parashtrohen mendimet dhe idetë për këtë çështje. Por fillimisht do të merremi me toskët dhe gegët, pasi këtu është edhe “thembra e Akilit”.

Origjinën e shqiptarëve nga ilirët dhe epirotët e mbrojnë shumë autorë.Ja çfarë na thotë Sami Frashëri në Enciklopedinë Turkenë artikullin për Epirin:

Epirështë emri i vjetër i Toskërisë që përbën pjesën jugore të Shqipërisë. Toskëria shtrihet nga veriu deri në lumin Shkumbin dhe nga lindja deri në Manastir; kurse Epiri i Vjetër nga verilindja ishte i kufizuar me lumin Vjosa; vëndet që ngelen në lindje të këtij lumi quheshin Maqedoni dhe ato në veri të tij quheshin Iliri…”[13]

Mjaft interesant është përcaktimi i Epirit dhe ndarja e tij me Ilirinë, në këtë pjesë të Enciklopedisë Turke nga Sami Frashëri: Territoret në veri të Epirit, quheshin Iliri.

Po i referohemi edhe Mehdi Frashërit, i cili në veprën e vet “Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqipëtarëve”, ai në kreun e dytë, të cilin e emërton “Iliria ose Gegëria” na thotë:

“…Në kohët e vjetra fjala Gegëri ose Toskëri, nuk fytyron gjëkundi. Në vënd të këtyre përdorej fjala, për Gegëri, Iliri; dhe për Toskëri, Epir…Nga ky shkak, për të ardhur konformë me historinë e vjetër, pëlqyem edhe na, të përdorim fjalën Iliri dhe Epir, për këtë periudhë të vjetër historike, në vënd të Gegërisë dhe të Toskërisë….Nga ana e Jugut gjer ku vinte kufiri i Ilirisë, Gegërisë, edhe ku fillonte ai i Epirit, i Toskërisë, historishkronjësit e vjetër janë ndarë më dysh: simbas Strabonit, Epiri fillonte nga Shkumbini e poshtë, lum që atëhere quhej Genysys; simbas Tit Livit nga Vjosa e poshtë, të cilit asi kohe i thoshin Aus…”[14]

Pra, Mehdi Frashëri, është nga të parët autorë shqiptarë të shekullit të XX-të që njeh dhe pranon ndarjen dhe njekohësisht simbiozën: Iliri-Epir; Gegëri-Toskëri; simbiozë që e bashkuar fillimisht u quajt Arbëri, dhe më vonë Shqipëri.

Atëhere vazhdojmë me temën. Fillojmë me atë që na thonë autorë të ndryshëm, që nga lashtësia e deri më sot, të cilët, për hir të vërtetës, kur i kanë thënë këto, është e sigurtë që, nuk i kanë thënë për t’ju kundërvënë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

-Straboni: Thrakët, Ilirët dhe Epirotët deri në ditët tonabanonin përbri Helladës. Pra Straboni i dallon Ilirët nga Epirotët dhe nuk i quan epirotët-ilirë!

-Straboni kur është fjala për përcaktimin e popujve helenë dhe atyre barbarë, i referohet edhe Hekateut të Miletit (560-480 p.e.s):

Hekateu i Miletit…thotë, në se arësyetohet thjesht nga faktet e dëshmuara nga tradita…Thrakët, Ilirët dhe Epirotët, deri në ditët tona që banojnë përbri Greqisë përbëhen nga popullsi barbare…”[15]

Pra, Hekateu i Miletit, dallon qartazi, veçon dhe i ndan; Ilirët nga Epirotët; ashtu si ndan dhe veçon Ilirët nga Trakët.Dhe, Hekateu i Miletit, them me siguri, këtë nuk e ka bërë për t’ju kundërvenë disa akademikëve tanë sot, por edhe historianë dhe gjuhëtarë jashtë Akademisë, që epirotët i fusin tek ilirët, apo i quajnë ilirë.

-Straboni në veprën e vet “Gjeografia” (VII,7/8) na thotë:

“Akoma më shumë rajonet e Linkos, Pelagonisë, Orestidës, Elimeas quheshin Maqedonia e Epërme dhe Maqedonia e Lirë.Ka madje njerëz që përdorin emrin Maqedoni për tërësinë e vendit deri në Korkyrë. Ata bazohen në ngjashmëritë që ekzistonin midis popujve të këtij rajoni, në mënyrën e prerjes së flokëve, gjuhën që përdornin, mbajtjen e brucit me lesh të dëndur, si dhe përdorime të tjera të këtij lloji; disa madje përdorin dy gjuhë[16]

Pra, Straboni, gati i ‘ngatëron’ maqedonasit me epirotët, kur i vendos të parët edhe në kufijtë e të dytëve, pasi përdornin të njëjtën gjuhë, veshje, të njëjtat zakone, etj.Pra janë pothuajse të njëjtë dhe kanë origjinë të njëjtë pellazgjike.

Pothuaj të njëjtin referim tek Straboni bën edhe Mehdi Frashëri: “Maqedonia formon një paralelogram, i cili zgjatet deri në Adriatik, duke marrë edhe Korfuzin Brenda e duke vazhduar udhën Egnatia…Ndënjësit e këtyre vendeve përdornin një gjuhë, një rrobë dhe një soj kësule.”[17]

A është kjo kësulë-“kësula frigjiane”?!! Që përdoret në Himarë dhe Opar të Korçës.

-Shaban Demirajna thotë se HAN në veprën e vet “Studime Shqiptare” vëren:

“…duke qënë se shqiptarët nuk janë sllavë dhe nuk kanëafri me asnjë popull tjetër të njohur, duke qënë sigurisht të varfëra, përveç atij të sllavëve nuk tregojnë ndonjë shtegtim tjetër, që të ishte mjaft i rëndësishëm për të formuar një popull të madh, atëhere duhet pranuar që shqiptarët e sotëm janë pasardhësit e banorëve të lashtë parasllavë të vendit”. Këta “banorë të lashtë parasllavë” ai i quan pellazgë, dhe këta ai i barazon me ilirët.Madje ai shton se, Shqiptarët meritojnë të quhen “pellazgë të rinj”. Ai shton po aty se “Epirotët, Maqedonasit dhe Ilirët ishin Farefis...”[18]

Pra, Hahni i quan shqiptarët pellazgë, dhe pellazgët i barazon me ilirët.Por, ai shton edhe këtë, që këta Ilirët janë farë e fis me Epirotët dhe Maqedonasit.Pra i dallon dhe i veçon epirotët nga Ilirët.Nuk thotë që epirotët janë ilirë.Por, përveç kësaj Hahnn, pranon origjinën pellazgjike të të gjithë shqiptarëve; si ata që vijnë nga maqedonasit (Paionët), epirotasit, por edhe ata që vijnë nga ilirët, du- ke i quajtur “pellazgë të rinj”.

Ja çfarë na thotë Sami Frashëri në Enciklopedinë Turkenë artikullin për Epirin, duke mbështetur mendimet e Hannit për Ilirët, Maqedonasit dhe Epirotët:

“…Epirotët nuk kanë patur aspak lidhje me grekët, prandaj nga grekët janë quajtur barbarë, d.m.th jogrekë. Përkundrazi me dëshminë e Strabonit, i cili konsiderohet plaku i gjeografëve dhe historianëve të tjerë të lashtë grekë, është provuar se pellazgët (epirotët) formonin një popull që ka patur afërsi nga pikëpamja e Gjuhës, e moralit dhe e zakoneve  me popullsinë e Maqedonisë dhe të  Ilirisë.”[19]

Mjaft interesant është përcaktimi i Epirit dhe epirotëve në këtë pjesë të Enciklopedisë Turke nga Sami Frashëri:… (epirotët) formonin një popull që ka patur afërsi nga pikëpamja e Gjuhës, e moralit dhe e zakoneve  me popullsinë e Maqedonisë dhe të  Ilirisë. 

-J.Ph.Fallmerajer, na thotë se Han-i tek “Studimet Shqiptare” ka synuar që të mos ketë asnjë dyshim dhe të provojë autoktoninë dhe aristokratizmin e stërlashtë të shqiptarëve epirotë, doktrinën e vet e mbështet në katër teza:

a) Epirotët dhe maqedonasit që në kohën e Strabonit kanë qënë jogrekë dhe barbarë.

b) Epirotët, maqedonasit dhe ilirët janë fise të afërta.

c) Ka shenja që dëshmojnë se epirotët dhe maqedonasit përbënin bërthamën e fisit tirrenik-pellazg, kulmet më të skajshme të të cilit në Itali dhe në Thrakë ngrihen lart në histori.

d) Fjala ilirik është e njëjtë me fjalën pellazg në një kuptim më të gjërë.[20]

Studjuesi italian Gaetano Petrotta shprehet qartësisht dhe pa ekuivoke për këtë  problematikë; ilirët, maqedonët dhe epirotët:

“Midis pështjellimit të  madh gjeografik, etnik e gjuhësor të  Gadishullit Ballkanik duket se ilirët, maqedonët, epirotët përbënin tre grupe të  dallueshme, por jo të  ndryshme, të  të  njëjtit trung burimor ilirik dhe që  flisnin gjuhë  të  afërta, në  mos të  njëjta, domethë në  dialekte të  dallueshme por jo shumë  të  ndryshme të së  njëjtës idiomë  të  përbashkë  jo helene, prandaj quheshin barbarë  nga grekët; dhe është  e sigurtë  që  Iliria, Maqedonia, Epiri patën një  ekzistencë  të  vetën politike që  nga kohët më  të  lashta deri në  rënien e tyre nën Perandorinë  Romake dhe që , megjithë  marrëdhëniet e tyre politike, ushtarake e kulturore me Heladën, këto krahina nuk qenë  kurrë  greke.”[21]

Studjuesi italian këtu bën një përmbledhje shkencore të saktë, shprehet qartazi për ata ‘që ngatërohen me këmbët e veta’, pra, që:ilirët, maqedonët, epirotëtpërbënin tre grupe të  dallueshme njeri nga tjetri, rrjedhimisht nuk ishin të njëjtë dhe flisnin gjuhë  të  afërta, në  mos të  njëjta, të së  njëjtës idiomë  të  përbashkë  jo helene, e cila nuk është kush tjetër, veç pellazgjishtja.

-Jakob Filip Fallmerajer-1860: “…vendi i lindjes dhe vendbanimi primitiv, në të cilin është zbuluar për herë të parë historia e vërtetuar e popullit të shqiptarëve, është rripi malor i copëtuar, në pjesën më të madhe i ashpër, …Në jug kufizohetnga Gjiri i Ambrakisë, ndërsa në veri nga liqeni i Shkodrës, në perëndim nga detrat Adriatik dhe Jon dhe në lindje nga malësia e Pindit, që hyn si pykë një rrip i ngushtë dhe i copëtuar. Gjysma jugore (e këtij territori) në lashtësi quhej Epir, kurse pjesa veriore Iliri...”[22]

Pra, ka më qartë se kaq: vendi i lindjes dhe vendbanimi primitiv (pra që në kohë të stërlashta) i shqiptarëve, gjysma jugore quhet Epir dhe gjysma veriore – Iliri.

-Jean Hatzfeld. Është i mendimit se  Thrakët,Epirotët dhe Ilirët nuk kanë hyrë kurrë në qytetërimin helen.[23]

-Edison Clark bën një dallim të qartë midis Epirotëve dhe ilirëve duke thënë:

“Epirotët e vjetër dallohen nga helenët ashtu si shqiptarët nga grekët e sotëm. Epirotët dhe Ilirët ishin fise fqinje, por të një gjaku që flisnin dialekte të ndryshme të së njëjtës gjuhë”[24]

 

-Uilliam Martin Leak, kapiteni i Marinës Mbretërore Britanike, i cili në vitet 1805 kur ndodhej në Epir pranëAli Pashait në raportet e tij shkruan:“…Arnautët, kështu quhen banorët e Shqipërisë, me zakonet, kostumet dhe sidomos me ndarjen e tyre në fise, tregojnë qartë edhe njëherë lidhjet e tyre me origjinën, si banorë autoktonë të EPIRIT dhe të ILIRISË… Gjuha e tyre ka pësuar një ndryshim thelbësor. Ata janë të vetmit që nuk flasin greqisht…”.

Por ka edhe autorë shqiptarë të shekullit të XX, që, si pa dashje,  kanë mendime ndryshe nga ai i akademikëve tanë mohues. Kështu Selim Islami bën një dallim midis ilirëve dhe epirotëve:

“Territori i Shqipërisë ofron një material të pasur krahasues për qytetin antik. Qytetet në Iliri dhe Epir, duke përfshirë këtu edhe kolonitë e mëdha të bregdetit shqiptar, paraqesin analogji të plota nga pikëpamja urbanistikee arkitekturale…Po të shtyhemi më në jug, të njëjtën gjë do të vërejmë (ekzistencën e disa kalave mbrojtëse rreth qytetit antik me mure të fuqishme) në zonën e Amantias, Antigoneas dhe vet Foinikes (Çuka e Aetoit, Kalivo etj). Edhe nga kjo pikëpamje, si në Iliri ashtu edhe në Epir kemi të njëjtën tablo…Kemi shprehur mendimin se qyteti në Iliri dhe në Epir lindi mbi bazën e vendbanimeve të fortifikuara të peridhës së hekurit, si të tipit Gajtan…muret mbrojtëse të të cilëve janë ndërtuar me blloqe gurësh të palatuar e të parregullta të lidhura në të thatë…Si në Iliri ashtu edhe në Epir, procesi i lindjes së qytetit dhe i jetës qytetare kryhet mbi bazën e vendbanimeve të fortifikuara të tipit Gajtan-Kalivo…Por me ndryshimin se në jug (Epir) ai kryhet pak më herët se në veri (Iliri)…Qyteti i mirëfilltë në Iliri dhe Epir formohet aty nga fundi i shekullit të V…Në Epir qyteti i kësaj kohe përfaqësohet me Buthrotin II, Foiniken e Çukën e Aetoit; ndërsa në Iliri me Amantien dhe Klosin (Nikaien)”[25]

Me tej. Rilindasi ynë i madh, eruditi Sami Frashëri, në vazhdim të atyre që kemi referuar më lart nga Enciklopedia Turke, tani po i referohemi veprës së tij  madhore “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet”në kreun e II  artikulli  “Ilyrianëtë e Epirotëtë”. Madje, siç duket më lart, këtë dallim, ai e bën qysh në titull të kapitullit, duke i ndarë dhe i dalluar prerë Ilirët nga Epirotët:

 

“…Ilyri i vjetërë nuk pushtonte tërë Shqipërinë, se nuk  unjësh më poshtë Vijosësë nga juga, por nga veriu ish’shumë m’ë e madhe, se sikundër thamë, xgjatëshë gjer në Savë e gjer në funt t’Adriatikut…Që nga Vijosa e gjer në mëngët t’Ambraqisë (t’Artësë) cop’ e jugës së Toskërisë së sotme quhësh Epir…Mbretëri’ e Ilyrisë ish veçan, e Epirit veçanIlyrianëtë, si dhe Epirotëtë, të cilëtë s’ndryshonin nga ata me nonjë fare mëndyre, roninë e ishinë si shqiptarët e sotëm pa ndonjë ndryshim, edhe flisninë gjuhënë, që flasimë na sot…”[26]

 

Mund të na thonë, siç thonë zakonisht, që këta rilindasit tanë këto i thoshin nga dashuria për atdheun dhe nuk janë të vërteta?!!! Nga këto që thotë Sami Frashëri, arrijmë në dy përfundime;

 

Së pari, Në dallimin e prerë dhe të qartë midis  Ilirëvedhe Epirotëve: … Mbretëri’ e Ilyrisë ish veçan, e Epirit veçan

 

Së dyti, Ilirët dhe Epirotët ishin një RACË, njësoj si shqiptarët e sotëm (1889) dhe flisnin një GJUHË, gjuhën SHQIPE, që flasim na sot, thotë ai.

 

Në një rast tjetër ai shprehet: “Shqipëria mbet një vent i vogëlë, që pushton gjysmën e jugës s’Ilyrisë, gjysmënë (anën e veriut e të perëndimit) të Maqedonisë edhe gjithë Epirë”.[27]

Pra Sami Frashëri flet  shumë qartë për kufij jugorë dhe lindorë të Ilirisë. Komentet janë të tepërta. Ai ndan katër popuj të lashtësisë në origjinë të shqiptarëve: Ilirët e Jugut, Epirotët, Dardanët dhe Misianët (Paionët e lashtë). Gjithë Epiri-thotë Ai.Për të cilët mjaft qartë nxjerr edhe origjinën pellazge.

 

Meqënëse mendimi i Mehdi Frashërit është interesant, po e paraqesim edhe atë: “…Në kohët e vjetra fjala Gegëri ose Toskëri nuk fytyron gjëkundi. Në vënd të këtyre përdorej fjala, për Gegëri-Iliri; dhe për Toskëri-Epirë”.[28]

 

Spiro Konda, ky pellazgolog i shquar, edhe kur vjen fjala për origjinën e shqiptarëve, ai njeh për të tillë ilirët dhe epirotët, madje i përmend veç e veç, duke bërë edhe dallimin midis tyre.Jaçfarë thote ai:

“…nga shkrimtarët e vjetër grekë e pastaj edhe ata të Romës së vjetër, mësojmë se vendi ku banojnë shqiptarët quheshe atëhere Iliria dhe Epiri dhe banorët e tyre ilirë dhe epirotë…Këtu tani lind pyetja: A janë shqiptarët pasardhësit e Ilirëve dhe Epirotëve?…”[29]

 

Dhe ne  vazhdim, pas një periudhe të gjatë argumentimi në librin e vet, duke cituar edhe shkrimtarët e vjetër grekë, ai thotë:

“…se fjala Epeiros s’është fjalë greke, por pellazgjike d.m.th.shqipe. Më në fund se Epiri dhe më tutje Iliria, që përbëjnë Shqipërinë, kishin burra të shquar në ato kohë, siç e vërteton edhe Straboni (kap.323), i cili thotë: “Epiri i gjithë dhe Ilirija kanë pasur burra të mirë”…”[30]

Përfundimi është i qartë.Straboni dhe Spiro Konda e shikojnë qartazi dhe prerë origjinën e shqiptarëve nga epirotët dhe ilirët veç e veç.

Por “antipellazgjistët” pretendojnë se të gjithë shqiptarët rrjedhin vetëm prej ilirëve duke futur këtu edhe epirotët. Megjithëse janë njerëz të fushës ata harojnë se në lashtësi (por edhe sot) si kufi midis krahinave dhe shteteve shërbenin kufijtë natyrorë: Maja, kreshta malesh dhe vargmalesh, përrenj ose lumenj, lugina, liqene dhe dete. Është një fakt historik se ilirët ballkanikë dhe ata apeninë kanë luzmuar në brigjet e detit Adriatik. Me fillimin e detit Jon, në brigjet e tij nuk banojnë më ilirë, por kaonët epirotë. Aq e vërtetë është kjo, sa që edhe në brigjet përballë, në Pulia, ilirët apeninë ndodhen deri aty ku mbaron kufiri i detit Adriatik; pasi me të filluar bregdeti Jonian, na dalin kaonët e Italisë, të cilët banonin aty prej shekujsh. Këtyre kaonëve u vajti në ndihmë Aleksandër Mollosi dhe Pirrua i Epirit, pasi i quanin vëllezër të tyre.

 

Shtrirjen e ilirëve dhe “kufijtë” e Ilirisë i ka trajtuar edhe studiusja Nermin Vlora Falaski, e cila i referohet   Teopompo Di Chio, sipas të cilit, “…Ilirët banonin që nga Alpet Lindore deri tek malet Akrokeraune, në jug të Vlorës dhe nga Adriatiku deri në Danub…”[31]

Pra, Teopompi, në mënyrën më të saktë, në skajin jugor të tyre, i vendos Ilirët nga Akrokeraunet e lart, të cilat në të vërtetë, saktësisht, nga pikëpamja gjeografike fillojnë tek Kepi i Gjuhëzës, dhe, interesant, pikërisht aty ku ndahet Deti Adriatik nga  deti Jon. Pra saktësia e Teopompit është për t’u çuditur, që i përcakton ilirët si banorë të bregdetit Adriatik, as më pak dhe as më shumë.

Akrokeraunet, si vijë demarkacioni midis ilirëve dhe epirotëve, i ka përmendur edhe Plini: “…Epiri, i marrë në përgjithësi fillon tek malet Keraune…”[32]

Ptolemeu (Geographia,III,13,2) duke folur për Epirin thotë se: “Pjesa perëndimore mbaron me malet Akrokeraune të bregdetit Jon,…të Kaonisë”. Malet Akrokeraune zenë vend në shumë njoftime të antikëve, si Skylaksi, Lykofroni, Apollodori, Straboni, Plini, Pausania, Apiani, Ptolemeu etj, si male të Kaonëve, vijëndarëse me Ilirët dhe fillim të  Epirit.[33]Më qartë dhe më saktë nuk ka.Besoj se shkencëtarët tanë e dinë se, nëqoftëse Herodoti është babai i historisë, Ptolemeu është babai i Gjeografisë.

 

Straboni (VII,7) bën një dallim të qartë të nocioneve dhe emërtimeve etnike, Epir dhe Iliri. Ja si shprehet ai: “Gjithë Epiri dhe Iliria dikur ishin të pasura, kurse tani një pjesë e madhe e tyre është shkretuar dhe vendet e banuara janë fshatra dhe gërmadha të braktisura”[34]

Autori më i rëndësishëm antik që flet për kufijtë e Ilirëve është Apiani, i cili Ilirët i vendos në rajonin që edhe sot, marrë në përgjithësi, konsiderohet si ilir. Simbas tij:

“Grekët i quajnë ilirë ata popuj të cilët jetojnë mbiMaqedoninë dhe Thrakinë prej kufirit të Kaonëve dhe Tesprotëve deri tek lumi Istros (Danubi).Kjo është gjatësia e Ilirisë, ndërsa gjërësia nga kodrat maqedone dhe thrakase e gjer tek Peoni deri tek deti i Jonit (Adriatik) dhe deri në fillim të Alpeve.Si thonë grekët e gjërë është pesë ditë, ndërsa e gjatë tridhjetë ditë. Mirëpo romakët mbasi e matën këtë vend, vërtetuan, se i gjatë është gjashtëmijë stade, ndërsa i gjërë, përafërsisht njëmijë e dyqind stade.”[35]

Nga kjo matje që thotë Apiani rezulton, se e gjatë Iliria është rreth 800 km, ndërsa e gjërë rreth 200 km. Kuptohet që gjatësia është, në drejtimin jugë-veri, nga lumi Vjosa deri në Danub; ndërsa gjërësia, siç e shpreh edhe Apiani, është tek pjesa më e gjërë, në drejtimin perëndim-lindje, nga deti Adriatik deri tek Peonët në Pelagoni, ku ndahet kufiri me Dasaretët. Matja me ditë është po aq, se me një ecje të ushtarit prej 40 km në ditë, 200 km, duke pasur parasysh edhe rrugën Egnatia, bëhen për pesë ditë. Ndërsa, gjatësia, jug-veri, për shkak të terrenit malor dhe pa shumë shtigje të kalueshme, bëhet për tridhjetë ditë.Ndoshta, këtu është futur edhe Panonia e deri në rrëzë të Alpeve Lindore.

Në këto matje, që tregon Apiani, Peonët, përjashtohen nga Iliria, pasi nuk futen në të.Ai thotë shprehimisht…deri tek Peonia.Madje edhe Sami Frashëri i cituar më lart, nuk e fut Paioninë (të cilën ai e quan Misia) tek Ilirët:Misia e Dardania dhe nuk përfshiheshin në Iliri, d.m.th si kufiri lindor i Ilirisë ishte Mali i Sharrit. Gjithashtu, duhet të jenë përjashtuar edhe Dardanët, pasi që nga deti Adriatik dhe deri në lindje të lumit Morava, nuk është njëmijë e dyqind stade, rreth 200 km, por më shumë, vetëm në vijë ajrore kjo largësi është rreth 300 km. Pra, Dardania, sipas Apianit nuk bën pjesë në Iliri.

Vetë Aleksandër Stipçeviçi bën këtë përcaktim të ilirëve: “…kufijtë etnikë të ilirëve, në epokën parahistorike dhe atë historike, kanë banuar në një rajon të gjërë që nga perëndimi mbyllet nga deti Adriatik dhe ai Jon, në veri nga Alpet Lindore dhe Drava, në lindje, Danubi-Morava-Vardari, ndërsa në jug Epiri…”[36]

Ndërkohë që Hans Krahe thotë: “…me emrin ilir duhet të kuptohen vetëm ato fise që jetonin në pjesën veriperëndimore të Ballkanit…”[37] Tani, hyn në pjesën “veriperëndimore të Ballkanit”, Toskëria?!!! Apo hyn në pjesën jugperëndimore të tij?!!!

Por edhe Aleksandër Stipçeviq, i cili është marrë gjërësisht me ilirët, tek vepra e tij “Ilirët” na thotë: “…sipas Pseudo-Skilaksit (Scylacis CaryandensisPeriplus), Ilirët në veri kufizohen me Liburnët, të cilët ai nuk i numëron si fise ilire, ndërsa nga jugu, Ilirët shtrihen deri tek Kaonët në Shqipërinë e sotme të jugut…sipas Skymnit nga Hios ilirët zënë pjesën e vogël të bregdetit, prej bylinëve dhe hilejve (në lartësitë e ujdhesës Vis) e deri tek Kaonia…Me këtë ngushtim ky autor i është afruar pikëpamjes së shprehur më vonë te Plini (C.Plinii Secundi) dhe P.Mella (Pomponi Melae), sipas të cilëve “Illyrii proprie dicti” (Ilirë të vërtetë) janë një fis i veçantë që zë një pjesë të vogël të bregdetit (Adriatik)…Të gjitha këto fise, sëbashku më ato fise që shkrimtarët e përmendur i quajtën “Illyrii propio dicti”, i takojnë të njëjtit grup etnik tregon edhe fakti se shumë autorë grekë përdorin edhe më parë se Plini dhe P.Mella emrin e përbashkët Ilir për të shënuar më shumë fise në bregun lindor të Adriatikut…Për ne autori më i rëndësishëm antik që flet për kufijtë e Ilirëve është Apiani (Appiani Alexandrini), i cili Ilirët i vendos në rajonin që edhe sot, marë në përgjithësi, konsiderohet si ilir. Simbas tij “Grekët i quajnë ilirë ata popuj, të cilët jetojnë mbi Maqedoninë dhe Trakinë prej kufirit të Kaonëve dhe Tesprotëve deri tek lumi Istros (Danubi). Kjo është gjatësia e Ilirisë, ndërsa gjërësia nga kodrat maqedone, thrakase dhe peone dhe deri tek deti Adriatik e (lart) deri në fillim të Alpeve…i gjatë gjashtëmijë stade dhe i gjërë një mijë e dyqind stade”…Eksperti i madh i gjuhës ilire, gjermani Hans Krahe, i cili një kohë të gjatë përfaqësonte idetë paniliriste, pohoi se me emrin Ilir duhet të kuptohen ato fise që jetonin në viset veriperëndimore të Ballkanit…Si përfundim lidhur me kufijtë etnikë të ilirëve, mund të themi se në epokën parahistorike (pellazgjike do të thoshja unë) dhe atë historike kanë banuar në një rajon të gjërë që nga perëndimi mbyllet nga deti Adriatik dhe Jon, në veri nga Alpet Lindore dhe Drava, në lindje Danubi-Morava-Vardari, ndërsa në jug Epiri dhe vise të tjera helene. Përveç kësaj mund të flitet me mjaft siguri për praninë e elementëve ilirëAzinë e Vogël, në Greqi dhe në Itali…”[38]

 

Pra të gjithë këta autorë; Pseudo Skilaksi, Skymni i Hios, Plini, Pomponi, Apiani, Hans Krahe, por edhe vetë Stipçeviq, si kufi jugor të Ilirisë vendosin Kaonët dhe Epirin. Çfarë kërkojnë më akademikët tanë që Epirotët; Kaonët, Mollosët dhe Thesprotët i quajnë Ilirë!!!

 

Nuk mund të lemë pa përmendur këtu edhe Zaharia Majanin, pasi përbën një rast unikal (ashtu si edhe Aleksandër Stipçeviq), megjithëse është një iliroman, i bindur dhe kategorik që origjina e shqiptarëve vjen prej ilirëve; me siguri, edhe si rrjedhojë e presionit të së vërtetës historike, me gojën e vet na bën një deklaratë të rrallë. Është pak e gjatë.Lexojeni dhe gjykojeni vet.

“…Etruskët janë pjesërisht, trashëgimtarët e Tursha-ve. Por Tursha-t nuk janë një popull me origjinë orientale. Ata janë Ilirë të lashtë të vendosur në Azinë e Vogël…Duket e vështirë që kontigjentet e Turshave, të ardhura nga rajoni egjo-anadollian, të kenë mundur krejt të vetme të përbënin një bazë etnike mjaftueshëm të madhe, për të vendosur aty konfederatën e ardhshme të “dymbëdhjetë popujve të Etrurisë”. Shumica e popullsive ilire vendase ishte tashmë aty, përpara shfaqjes së Turshave, të cilët (andej nga erdhën) ndodheshin nën sundimin e qytetërimit lido-hitit.

Duke folur për popullsinë e mësipërme, ne kemi parasysh një embrion të kombit ilir. Ai ishte pjesë e një familje të madhe popujsh, të lidhur më tepër me njeri tjetrin më tepër nga një gjuhë me bazë të përbashkët, se sa prej ndonjë gjëje tjetër. Kësaj familje i bashkangjiteshin veçilirëve të vërtetë, edhe epirotët, maqedonasit, thrakët, frigjët, etruskët…dardanët, lidianët, ndoshta edhe një pjesë e kretasve, teukrëve, filistinëve, jebusianëve dhe shumë të tjerë.

Kjo është arësyeja se përse do të ishte e parapëlqyeshme që kjo familje popujsh, historikisht aq e përzier, të emërtohej përmes një termi të përgjithshëm: Proto-Danubiane…”.[39]

 

E jashtëzakonshme, ky autor që në të gjithë veprën e vet prej rreth 550 faqesh flet vetëm për ilirët, duke i shtrirë ata në gadishullin Apenin, në Egje, në gadishullin e Azisë së Vogël, në bregdetin lindor të Mesdheut etj; këtu detyrohet të pohojë se përveç ilirëve të tij të dashur, paska edhe shumë popuj të tjerë me një gjuhë të përbashkët me ta, duke përmendur edhe Epirotët dhe Dardanët, veç Ilirëve. Pra është futur padashje brenda gardhit të temës tonë. Por ne nuk e lëshojmë më.Ai propozon edhe një emërtim të përgjithshëm për këtë familje të madhe popujsh, të cilët të quhen Proto-Danubianë. Por që të quhen pellazgë, nuk ja “nxe goja”. Në të vërtetë kjo familje e madhe popujsh, nuk është gjë tjetër veçse një familje pellazgjike, ose siç e quan Spiro Konda – Perandori Pellazgjike.

 

Në kontekstin e këtyre që u përmëndën më lart është e nevojshme të bëjmë një sqarim, i cili është shumë i rëndësishëm për çështjen në fjalë. Këtu nuk duhet të ngatërojmë faktin që shkenca jonë zyrtare njeh në mënyrë të prerë dhe kategorike origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe vetëm nga ilirët dhe ilirishtja; me faktin, që mjaft autorë, kur i trajtojnë ilirët, i shikojnë si një popull me një shpërndarje të madhe në Azi dhe Europë, si një popull parahistorik që ka luzmuar në territore të gjëra, të cilët kanë një emër të përgjithshëm: Ilirë. Këtu emri është formal, pasi ata mund t’i quash ilirë, po aq sa mund t’i quash edhe pellazg.

 

Në këtë “kurth” ka rënë Zaharia Majani, për të cilin folëm më lart.Por edhe autorë të tjerë, të cilët, dashje pa dashje, ilirët i njëjtësojnë me pellazgët.Të tillë janë edhe Fon Hahn-i, Xhuzepe Katapano, Aleksandër Stipçeviq etj.

 

Të shikojmë nja dy raste tek Stipçeviqi:

“…Dodekapolitia (dymbëdhjetë vëllazëritë) te liburnët është mbeturinë e organizimit të vjetër shoqëror që u ruajt si një relikt mediterane së bashku me një varg elementësh të tjerë nga kohë të stërlashta…Përputhshmëria e dokeve të shumta të varrimit të të vdekurve te ilirët dhe te grekët e hershëm (pellazgët),përputhshmëria e simboliksës funerale…flet për bazën shpirtërore që ka qënë e përbashkët për të dy grupet etnike…”[40]

 

Nga ky paragraf përmbledhës, ndonëse Stipçeviq flet për ilirët, por ne na dalin pa dashur para syve pellazgët, pasi dihet që përdorimi i numrit dymbëdhjetë në organizimin shoqëror ka qënë një fenomen pellazgjik. Kujtojmë dymbëdhjetë perënditë e Olimpit, dymbëdhjetë qytetet Joniane në Azi të Vogël, dymbëdhjetë trimëritë e Irakliut, dymbëdhjetë qytetet etruske në gadishullin Apenin etj, etj.Pra Liburnët me Dodekapoliti-në (dymbëdhjetë vëllazëritë) trashëgojnë një organizim shoqëror pellazg.Prandaj edhe shumë autor Liburnët nuk i fusin tek Ilirët.

Gjithashtu, fakti që autori i mësipërm i quan këto relike mesdhetare…të kohëve të stërlashta…që i kishin edhe grekët e hershëm, në të tria këto përcaktime, duam apo nuk duam përplasemi me pellazgët mesdhetarë, pasi nuk ka të tjerë. Parahelenët, parailirët ose protoilirët, nuk janë gjë tjetër veçse pellazgët.

Më tej Stipçeviq na flet për simbolikën htonike dhe posaçërisht për kultin e gjarpërit, i cili paraqitet, aq sa një simbol  Ilir, po aq edhe Helen, më tej Epirot, akoma  më tej Dardan, dhe akoma më shumë Fenikas (Kananit), së fundmi edhe Hitit. Pra kulti i gjarpërit është një kult pellazgjik.

Citojmë Stipçeviqin “…Paraqitja e gjarpërit, si material dëshmues e domethënës i kultit dhe i simbolikës së tij, në këtë pjesë të Europës, paraqitet shumë më herët se koha e formimit të fiseve ilire në këtë trevë (pra pellazgët  zotërinj akademikë)…Ato janë të fazës më të lashtë të kohës së neolitit, e cila është dëshmuar më së miri në lokalitetin e njohur të Lepenski Vir në Gjerdap…ku objekti i gjetur në këtë lokalitet mund të  datohet në mbarim të mijëvjeçarit të VI p.e.r (pra, duam apo nuk duam ne, bashkë edhe me akademikët, kjo periudhë, nuk mund të jetë tjetë, veç periudhë pellazgjike)…

…Apollodori thotë se Kadmi, i biri mbretit fenikas Agenor, duke kërkuar motrën e vet, Evropën (këtë motër që kërkojmë sot me ngulm edhe ne shqiptarët, por ajo nuk na do), arriti së pari në Beoti dhe atje themeloi qytetin e Tebës, dhe pastaj, sipas dëshirës së orakullit, u nis tek ilirët. Pasi erdhi te ata bashkë me të shoqen e vet  Harmoninë u lindi i biri Illyrios-i, të cilin menjëherë pas lindjes e mbështolli gjarpëri, duke i trasmetuar kështu fuqinë e tij magjike. Kadmi dhe Harmonia në pleqëri u shndëruan në gjarpër

…Tregimi Hitit mbi luftën e gjarpërit Illujankash…hyn tek mitet më të lashta…por ai i lexuar në pllakat e argjilit të gjetura në Bogkhzkoy (Hatusha e lashtë Hitite) është krijuar në Azinë e Vogël…

…objekti prej argjili të pjekur ku paraqitet gjarpëri i mështjellë kutullaç i gjetur në Tjerrtoren e Prishtinës që i përket neolitit të vonë…Një figurinë shumë të rëndësishme analoge me këtë (të Prishtinës) e gjejmë në Mikenë…figura gjarpërinjsh prej dheu të pjekur të mbështjellë lëmsh…që i takojnë mbarimit të shekullit të XIII p.e.s, shumë më i vonshëm se ai i gjetur në Tjerrtoren e Prishtinës. Nuk mund të ketë kurrfarë dyshimi që domethënia e kultit është identike, d.m.th, se paraqet mbrojtësin e vatrës familjare…dhe se është personifikimi i shpirtit të të ndjerit, kryetarit të fisit…”[41]

Pra, Tjerrtorja Dardane e Prishtinës, nga objektet arkeologjike njëjtësohet me atë të Mikenës pellazge, madje del edhe më e hershme. Tani, a janë ilirë dardanët, apo janë pellazgë, këtë të na i thonë akademikët tanë?!!!

 

Dhe së fundmi, si “qershia mbi tortë” lexojmë “…Lidhjet e Ilirisë së Jugut (ajo nga e nxjerrin origjinën e gjithë shqiptarëve “antipellazgjistët”) me botën Egjeo-Kretase kanë qënë tejet intesive për çka dëshmojnë objektet e shumta të gjetura kohët e  fundit në Shqipëri.Krh.M.Korkuti…Studia Albanica, 7, 1970, nr.2,fq,43-52…”[42]. Ja pra, edhe “antipellazgjisti” më fanatik dhe dogmatik, Krh.M.Korkuti, i pranoka lidhjet e Ilirisë së Jugut me kretasit e lashtë dhe mikenasit e lashtë. Por, që ata, kretasit dhe mikenasit e lashtë, rrjedhimisht edhe ilirët e jugut që lidhen me ta, janë pellazgë, ai nuk di gjë. Pasi është absurde që të pranosh se Ilirët kanë pasur marrëdhënie me  pellazgët mikenas; ndërkohë që shkenca historike i njeh ilirët jo më të vjetër se shekulli i V p.e.s, ndërsa këtu na dalin në marrëdhënie me mikenasit e shekullit të XV p.e.s. Çudira të tilla i dëgjon vetëm nga akademikët tanë që ngulmojnë në teza të tilla antishkencore.

 

Kthehemi tani tek  gjuha shqipe, që ne flasim sot, është e ndarë në dy dialekte të mëdha, ashtu si janë të ndarë shqiptarët në gegë dhe toskë, ashtu edhe gjuha ka dialektin toskë dhe gegë. Sami Frashëri, kur flet për dialektin tosk, thotë se ky është i tillë që në kohë të pellazgëve. Kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme, që nuk është marrë parasysh nga gjuhëtarët tanë.

 

Studiusi Bahri Beci duke ju referuar Han-Strabon na thotë, se ky kufi i gjuhës asht shumë i vjetër “Koha e ndarjes së tyre bie të ketë qënë në kohët prehistorike”. Gjithashtu Bahri Beci na jep edhe një të dhënë pikante të nxjerrë nga Hahn :

Shkumbini i ndan sot gegët prej toskëve, si pat nda dikur ilirët prej epirotëve (…) të cilët ishin farefisshoq me shoq”[43].

 

Pra Hahni zotërinj akademikë i ndan shqiptarët, përsa i përket origjinës, në dy pjesë alternative: Ilirë dhe epirotë; dhe gegë dhe toskë. Pra, ashtu si Mehdi Frashëri ai tregon transformimin e ilirëve në gegë dhe të epirotëve në toskë. Pra njeh dy origjina dhe jo vetëm një, atë nga ilirët.

 

Rrjedhimisht, këto dy dialekte nuk janë të rrjedhura vetëm nga ilirishtja. Shaban Demiraj flet për: praninë e ilirishtes dhe epirotishtes. Pra edhe akademiku Shaban Demiraj duke folurpër epirotishten dhe ilirishten, indirekt pranon edhe dy origjinat,ashtu si pranon edhe dy dialektete e lashta. Pra kemi edhe gjuhën epirote, të cilën shumë autorë e njëjtësojnë me gjuhën shqipe, ose më saktë kur përmendin atë, nënkuptojnë gjuhën shqipe.

 

        Nilo Borxhia, kur na flet për ZefSkiroin, Arqipeshkëvin e Durrësit dhe Vikarin Apostolik të Himarës, tregon se kur ai u paraqit në Kurinë e Shenjtë, ishte i vetëm në Asamblenë e Nderuar Auguste, ku u votua në tri gjuhë të ndryshme: latine, greke dhe epirote.[44]

Nga shumë autorë është përmendur “La lingua epirotika”, si dhe më lart nga Nilo Borxhia, të cilët gjithmonë me këtë kanë kuptuar toskërishten, dialektin tosk të shqipes.

Ja se çfarë na thotë për dialektin tosk, ose epirot, Zhan Klod Faveirial duke ju referuar historianit Kantu:

“…Gjuha e pellazgëve, më e ngjashme me latinishten se sa me greqishten, u ruajt në dialektin eolian dhe në atë epirot, që helenët i cilësonin si barbarë…”[45] Shkurt dhe qartë, toskërishtja është vazhdim i drejtëpërdretë i epirotishtes, pra edhe i pellazgjishtes.

 

Pra, kemi dy trini të shenjta të lidhura pazgjidhmërisht: Iliri, Gegëri, dialekti geg i shqipes; si dhe Epir, Toskëri, dialekti tosk i shqipes. Tani mund të shtrojmë një pyetje: Ka qënë rastësi mbetja e këtyre dy trinive, më thjesht sot Gegëri dhe Toskëri?!!! Apo ka një vullnet të panjohur nga ne, i cili ka vendosur në mënyrë të pakthyeshme të ruajë gjuhën që ka folur Zeusi me dymbëdhjetë të tijtë, në të dy variantet e saj, gegë dhe toskë; dhe, më tej, ta deklarojë këtë, kur ai ta shikojë të arësyeshme?!!!

Për mendimin tim, ky është një vullnet hyjnor për të ruajtur gjuhën e pellazgëve hyjnor tek ai popull, i cili, në dallim nga të gjithë popujt e tjerë të racës së bardhë, me devotshmëri dhe besim të përvujtur, me sakrifica mbinjerëzore, arriti ta ruajë këtë gjuhë, këtë ‘porosi hyjnore’. Këtë gjë; nuk arritën ta bënin grekët e lashtë, nuk arritën ta bënin italikët e lashtë; nuk arritën ta bënin galët, keltët dhe gjithë popujt e Europës me origjinë pellazgjike; duke përjashtuar këtu popullin trim të Pirenejve, Baskët.

I të njëjtit mendim është edhe Faveirial kur shprehet: “…Straboni thotë, se ende në kohën e tij, shumë njerëz i thërrisnin Epirit me emrin Pellazgji…Pra nuk është momenti për të dyshuar se shqiptarët janë pellazgë, dhe se gjuha e tyre është ajo e ruajtura më mirë prej të folmeve pellazgjike…”[46]

 

Pikërisht mbi bazën e këtyre trinive të shenjta populli i ynë duket sikur ka qënë që në lashtësi e deri në ditët e sotme me dy koka: Epir (Aleksandër Mollosi+Pirro Burri) – Iliri (Teuta+Genti); Mbretëri e Epirit – Mbretëri e Ilirisë; Zhan Klod Faveirial flet madje edhe për dy dinasti të mëdha të shqiptarëve në lashtësi: Dinastia e Mollosëve në Epir dhe Dinastia e Labeatëve në Iliri[47]; Despotati i Epirit (Mihal Ëngjëll Komneni+Teodor Ëngjëll Komneni) – Principata e Arbërit (Progoni+Dhimitri); Toskëri – Gegëri; Gjergj Arianit Komneni – Gjergj Kastriot Skënderbeu; Pashallëku i Janinës – Pashallëku i Shkodrës; Janina, kryeqytet i Toskërisë; Shkodra, kryeqytet i Gegërisë. Lidhjet dyshe Jug-Veri pasqyrohen edhe tek burrat e shtetit: Ismail Qemali dhe Isa Boletini, etj.

Kemi dy bërthama elipsoidale të lidhura fort me njëra tjetrën si dy kokat e shqiponjës me një trup të përbashkët=Shqipërinë. Për këtë, Zeusi, i dha këtij populli shenjën e vet, shqiponjën; ku për t’ju treguar të tjerëve, që nuk duhet ta preknin këtë popull; simbolin e vet e bëri monstër, me dy koka, siç ishte edhe ky popull me dy pjesë: gegë dhe toskë. Kuptimi i kësaj shenjë është i qartë.Ky popull është në mbrojtjen e zotave. Mjerë ai që nuk e kupton.

 

Koloneli Francez L.Lamouche ish inspektor i xhandarmërisë në Maqedoni, ka shkrojtur midis të tjerave:

Dakë, trakas, ilirijanë, epirotë, maqedonas bëjnë pjesë në një familje të madhe etnografike dhe linguistike, ku shqiptarët,  stërnipër ilirianëve dhe epirotëve, janë pasardhësit më të pastër”[48]

 

PraStraboni, Louis Beonleu, Hahn, J.Ph.Fallmerajer, Jean Hatzfeld,Edison Clark, Uilliam Martin Leak, Robert D’Anzhely, Gaetano Petrotta,L.Lamouche, Sami Frashëri,Mehdi Frashëridhe Shaban Demiraj, etji ndajnë prerë dhe i dallojnë qartë EPIROTËT nga ILIRËT, dallim që nuk e shohin dhe nuk arrijnë dot që ta bëjnë akademikët tanë. Madje, L.Lamouche, i quan shqiptarët,  stërnipër ilirianëve dhe epirotëve. Me qartë dhe me saktë se kaq nuk ka, na tregon ne shqiptarët se stërnipër të kujt jemi, pasi ne i mohojmë një pjesë të stërgjyshërve tanë, bëhet fjalë për ata epirotë, të Aleksandër Mollosit dhe Pirros së Epirit dhe për ata ilirë të Teutës e Gentit. Gjithashtu, na kujtojnë, për ata që kanë haruar, që në antikitet këto popuj, ilirët dhe epirotët, kanë pasur një ekzistencë të vetën dhe të veçantë politike. Pra kanë qënë shtete të fuqishme dhe zulmëmëdhenj, prandaj nuk mund t’u mohohet historia.Jo vetëm kaq, por Fallmerajer, flet edhe për aristokratizmin, pra fisnikërinë e racës epirote, që deri më sot nuk e ka thënë asnjë nga historianët, apo akademikët tanë.Pra nënkupton një qytetërim të stërlashtë pellazgjik të popullsisë së Epirit, e cila nuk mund të eklipsohet, as duke i quajtur grekë, por edhe as edhe duke i quajtur ilirë.

Atëhere ne sot, pse të mos pranojmë origjinën tonë nga pellazgët, e për rrjedhojë, dhe midis te tjerash,edhe nga këta dy popuj pellazgë, veç e veç, ilirët dhe epirotët, duke mos përjashtuar këtu dardanët dhe paionët (më vonë të quajtur emathianë, maqedonë dhe në erën tonë misianë).

(Marrë nga libri “Epiri nga lashtësia deri më sot

 

 



[1]Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet”në kreun e III  artikulli  “Shqiptarëtë nënë romanëtë”,Kostandinopojë -1899, Shtë.Bot.”Falcon”-Tiranë, f, 15

 

[2]Robert D’Angely, Enigma,Bot.TOENA-1998, Përkth.Frëngj.Xhevat Lloshi, f, 274

[3]Sami Frashëri, Fjalor i Përgjithshëm i Gjeografisë dhe i Historisë (“Kamus ul-a’lam”), vëll.II, f, 1161-1162.Kostandinopojë -1889,Bot.Naim Frashëri, f, 61-64

[4]Selim Islami, Historia e Ilirëve, Bot.Toena-2008, f, 8

[5]Zacharie Mayani, “Etruskët fillojnë të flasin”,Bot.F.Noli-2018,përkth.K.Hajdëri, f,516

[6]Nelson R.Çabej, Ilirët që mbijetuan, Bot.Fan Noli-2013, f, 80

[7]Jacob Philipp Fallmerayer, Elementi Shqiptar në Greqi, Bot.SARAÇI-2003, Përkth.Gjer. Nestor Nepravishta, f, 33-34, 91

[8]Sami Frashëri, Fjalor i Përgjithshëm i Gjeografisë dhe i Historisë (“Kamus ul-a’lam”, vëll.IV, f, 3023-3024).Kostandinopojë -1889; Bot.Naim Frashëri, f, 65-66

 

[9]Robert D’Angely, Enigma, Bot.TOENA-1998, Përkth.frëngj. Xhevat Lloshi, f, 308-309

[10]Jacob Philipp  Fallmerayer, Elementi Shqiptar në Greqi, Bot.SARAÇI-2003, Përkth.Gjer. Nestor Nepravishta, f, 51

[11]Zacharie Mayani, “Etruskët fillojnë të flasin”, Bot.F.Noli-2018, përkth.K.Hajdëri, f, 522

[12]Karl Patsch, Ilirët, Bot.UEGEN-2004, Përkth.Karl Gurakuqi, f, 6

[13]Sami Frashëri, Fjalor i Përgjithshëm i Gjeografisë dhe i Historisë (“Kamus ul-alam”, vëll.I. f. 773-774), Kostandinopojë-1889; Bot.Naim Frashëri, f, 54

[14] Mehdi Frashëri,“Historia e lashtë e Shqipërisë dhe e shqipëtarëve”,K. II,PHOENIX-2000,f,70-71

[15]Mathieu Aref, Mikenët=Pellazgët, Bot.Plejad,Tiranë-2008, Përkth.Frëngj. Iliriana Angoni, f,205

[16]Mathieu Aref, Mikenët = Pellazgët, Bot.PLEJAD-2008, Përkth.Frëngj.Iliriana Angoni, f, 487

[17] Mehdi Frashëri, “Historia e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve”, Bot.I-1928;PHOENIX-2000, f,171

[18]Shaban Demiraj, Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët, Bot.INFBOTUES-2008, f,39

[19]Sami Frashëri, Fjalor i Përgjithshëm i Gjeografisë dhe i Historisë (“Kamus ul-alam”, vëll.I. f. 773-774), Kostandinopojë-1889; Bot.Naim Frashëri, f, 55

[20]Jacob Philipp  Fallmerayer, Elementi Shqiptar në Greqi, Bot.SARAÇI-2003, Përkth.Gjer. Nestor Nepravishta, f, 51

[21]Gaetano Petrotta, “Vijimësia dhe ruajtja e gjuhës shqipe në Epir”, Bot.Real Academia D’Italia, Roma  1941;Bot.ICEBERG.P.H.-2013, Përkth.It. Anila Omari, f, 41

[22]Jacob Philipp  Fallmerayer, Elementi Shqiptar në Greqi, Bot.SARAÇI-2003, Përkth.Gjer. Nestor Nepravishta, f, 33

[23]Jean Hatzfeld. Historia e Greqisë së Lashtë-Payot – 1931

[24]Edison.L.Clark,”Racat e Turqisë Evropiane, historia e tyre, gjendja dhe prospektet”, Nju York, Brodëay, 1878

[25]Selim Islami, Historia e Ilirëve, Bot.Toena-2008, f, 189, 195, 206, 207-208

[26]Sami Frashëri, “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet”në kreun e II  artikulli  “Ilyrianëtë e Epirotëtë”,Kostandinopojë -1889, Shtë.Bot.”Falcon”-Tiranë, f, 10-11

[27]Sami Frashëri,  “Shqipëriaç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhetë”, Kreu III, artikulli “Shqipëria nën romanëtë”. Kostandinopojë – 1889, Bot.”Falcon”-Tiranë, f,15.

[28]Mehdi Frashëri, “Histori e Lashtë e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve”,Bot.PHOENIX-2000,f,70

[29] Spiro N.Konda “Shqiptarët dhe problem pellazgjik”,Bot.UEGEN-2011, faqe 77.

[30] Spiro N.Konda “Shqiptarët dhe problem pellazgjik”,Bot.UEGEN-2011, faqe 77.

[31]Nermin Vlora Falaschi,  “Lashtësia e Gjuhës Shqipe – Sipas dokumenteve epigrafike nga Egjeu deri në Atlantik”, Bardi Editore Roma-1991,  f, 120

[32]Dhimitër Pilika, Pellazgët, Origjina Jonë e Mohuar”, Bot.Enciklopedike,Tiranë-2005,  f, 216

[33]Aleks Trushaj, Kaonia dhe Kaonët në prehistori dhe antikitet, Bot.Europrint-2007, f, 73

[34]Aleks Trushaj, Kaonia dhe Kaonët në prehistori dhe antikitet, Bot.Europrint-2007, f, 86

[35]Aleksandër Stipçeviç, “Ilirët”, Bot.Shqip.Toena-2002, f, 24

[36]Aleksandër Stipçeviç, “Ilirët”, Bot.Shqip.Toena-2002, f, 31

[37]Aleksandër Stipçeviç, “Ilirët”, Bot.Shqip.Toena-2002, f, 31

[38]Aleksandër Stipçeviç, “Ilirët”, Bot.Shqip.Toena-2002, f, 23,24,31

[39]Zacharie Mayani, “Etruskët fillojnë të flasin”, Bot.Shqip.Fan-Noli.Tiranë-2018,  f, 515

[40]Aleksandër Stipçeviç, “Ilirët”, Bot.Shqip.Toena-2002, f, 308

[41]Aleksandër Stipçeviç, “Ilirët”, Bot.Shqip.Toena-2002, f, 309, 314-315, 319

[42]Aleksandër Stipçeviç, “Ilirët”, Bot.Shqip.Toena-2002, f, 338

[43]Bahri Beci, gazeta “Dita”, dt. 26.11.2017

[44]Nilo Borgia,Murgjit Bazilianë të Italisë në Shqipëri,Bot.Naimi-2014, Përkth.It.M.Hysa, f,369

[45]Zhan Klod Faverial, Historia (më e vjetër) e Shqipërisë, Bot.Plejad-2004,Përkth.Fr.Gent Ulqini, f,41

[46]Zhan Klod Faveirial,Historia (më e vjetër) e Shqipërisë,Bot.Plejad-2004,Përkth.Gent Ulqini, f,43

[47]Zhan Klod Faveirial,Historia (më e vjetër) e Shqipërisë,Bot.Plejad-2004,Përkth.Gent Ulqini, f,60

[48]Dhimitër Canco, “EPIR, vështrim historik  dhe etnografik”, Bot.TOENA-1999, f, 25

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :