Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

EPIRI – Nga lashtësia deri në ditët e sotme – (Pellazgët dhe Shqiptarët)

C:\Users\Besniku\Desktop\FOTO  BESO.jpg

                                         EPIRI

     Nga lashtësia deri në ditët e sotme

           (Pellazgët dhe Shqiptarët)

      Në këtë vepër që i paraqitet lexuesit, autori Besnik Imeri i rikthehet për herë të dytë Epirit Pellazgjik. Por kësaj rradhe ҫështjet trajtohen në mënyrë më të rafinuar dhe vepra është shkruajtur me një përpjekje serioze duke ruajtur kuadraturën shkencore të trajtimit të tyre. Në këtë libër autori është përpjekur, ka hedhur dritë, dhe ka tentuar të flasë dhe të trajtojë për herë të parë për ҫështje, të cilat konsiderohen tabu në shkencën e historisë. Kush janë ato?

  • Helenët nuk janë gjë tjetër, përveҫse pellazgët e konvertuar në të tillë, në sajë të mësimit të gjuhës greke të vjetër. Helenët nuk kishin një trashëgimi gjaku, fisi, fare, apo etnie, të quajtur helene. Helenizmi dhe helenët u krijuan nga gjuha dhe kultura helene. Nuk ekziston një komb Helen. Por ekzistojnë kombe të ndryshëm që kanë marrë kulturën helene. Në këtë kuptim, popullsia e Greqisë së sotme, nuk është gjë tjetër veҫse popuj të origjinave të ndryshme etnike: Shqiptarë, Vllehë, Bullgarë dhe sllavë të tjerë, popullata me origjinë aziatike; të cilët, që të gjithë kanë si të përbashkët zotërimin dhe përdorimin e gjuhës greke dhe të kulturës greke. Pra këta nuk janë gjë tjetër veҫse popuj të greqizuar.

  • Shqiptarët dhe Arvanitët nuk janë gjë tjetër, përveҫse pellazgët që nuk u konvertuan në helenë, por ruajtjën gjuhën dhe zakonet e të parëve të tyre pellazgë. Ata ruajtën në mënyrë të vazhdueshme dhe të pandërprerë gjuhën pellazge, e cila nuk është gjë tjetër veҫse, gjuha shqipe e moҫme. Në Epir është folur e njëjta gjuhë për një periudhë gati dymbëdhjetëmijë vjeҫare. Ajo gjuhë që nga mjaft autorë njihet si gjuha epirotike. Sot kjo gjuhë njihet si toskërishtja.

  • Për herë të parë nga autori, mbështetur në mitologjinë dhe faktet historike të mëvonshme, hidhet dritë mbi disa të vërteta drithëruese. Paramithia në Çamëri është vendi ku hyhej për në Hades, në të cilin banonte vëllai i Zeusit, Hadi, sëbashku me Persefonën (Prozerpinën), të bijën e Demetrës. Në Paramithi ndodhej orakulli i vdekjes, ku Odiseu, gjatë kthimit nga Troja shkoi për të pyetur për fatin e tij. Vetë fjala Paramithi, nuk është gjë tjetër, veҫse fjala shqipe: Para-më-the, më-the-më-parë, më parashikove fatin. Aq të fuqishëm ishin thesprotët e lashtë, sa që mbreti i tyre, Ajdoneu, bëri zap Herkulin dhe Tezeun, dy të ashtuquajtur heronj mitologjik të Greqisë së Lashtë. Kjo ka qënë Çamëria në lashtësi.

  • Për herë të parë nga autori, mbështetur në mitologjinë dhe faktet historike të mëvonshme, tentohet dhe hidhet dritë mbi emrin e vet Çamërisë. Homeri tek Odiseu flet për shkuarjen e Odiseut tek Kimerët që banonin tek orakulli i vdekjes. Kimerët njiheshin ndryshe si Cimerët ose Cimaerët. Gjuha shqipe dhe ajo etruske, sipas Zaharia Majanit, i ndryshojnë pa problem me njëra tjetrën zanoret ‘i’, ‘a’, ‘u’, ‘e’. Në këtë kuptim fjala Cimaerët mund të ndryshojë në Çamierët dhe Cimeria në Çameria.

       Kureshtarët e trajtesave historike, por edhe studiuesit, mund ta gjejnë këtë libër tek librari “Toena” pranë Teatrit “Petro Marko”.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :