Data : 22 03 2019
KryeTitujt :

DISA MENDIME MBI NJË SHKRIM TE Z.BAHRI BECI

 

C:\Users\Besniku\Desktop\FOTO  BESO.jpg

Nga  Besnik  Imeri

                      J.G.HAN MBI DY DIALEKTET

         (DISA MENDIME MBI NJË SHKRIM TE Z.BAHRI  BECI )

         E lexova me vëmëndje shkrimin e Z.Bahri Beci “J.G.Han për historinë e dy dialekteve (gegë dhe toskë) dhe reagimet ndaj tij” publikuar në gazetën “Dita”më datë 26.11.2017. Shkrimi të ngjall respekt lidhur me parashtrimin e ideve të ndryshme dhe komentet elegante mbi to. Që në fillim ai bën një parashtresë të dyfishtë  Han-Strabon:

Ky kufi i gjuhës asht shumë i vjetër “Koha e ndarjes së tyre bie të ketë qënë në kohët prehistorike”.

       Më poshtë bëhet komenti nga autori: Pra, J.G.Han ndarjen e sotme dialektore në gegërishte dhe toskërishte e ҫonte në rrethanat e kohës antike. Mendoj se në këtë koment ka një lapsus të lehtë, pasi referohet gabim ajo që thotë Han dhe Straboni – kohët prehistorike dhe jo kohët antike, pasi midis këtyre dy kohëve, sipas konceptit të historianëve, ka një dallim të madh në kohë.

       Kjo sepse antikiteti në Ballkan na ҫon tek helenët, ilirët, trakët, epirotët, getët, dakët, romakët, maqedonasit etj. Ndërsa parahistoria na ҫon detyrimisht tek pellazgët dhe popuj të tjerë që kanë jetuar në të njëjtën kohë me ta. Pra Straboni dhe Hani janë shprehur shumë qartë: Ndarjet midis dialekteve kanë ndodhur në kohët prehistorike, pra që në kohë të pellazgëve. Ky do të ishte, sipas mendimit tim, një interpretim më i qartë. Pra ndarja e dialekteve në toskë dhe gegë shkon përtej epirotëve dhe ilirëve, pra përtej epirotishtes dhe ilirishtes duke shkuar drejt pellazgëve dhe pellazgjishtes.

       Në parashtresën e tij z.Beci na jep edhe dy vrejtje të holla të Han-it:

“Shkumbini i ndan sot gegët prej toskëve, si pat nda dikur ilirët prej epirotëve (…) të cilët ishin farefis shoq me shoq”.

       Fjala, farefis ka një kuptim shumë të thellë, pra që ka edhe popuj të tjerë pellazgë, të cilët hyjnë në këtë farefisni dhe që kanë folur në këto dy dialekte. Pra nuk janë vetëm epirotët dhe ilirët, dhe shkaku i krijimit të tyre nuk duhet gjetur në atë që thotë akademiku Shaban Demiraj: Në praninë e ilirishtes dhe epirotishtes. Por në praninë e pellazgjishtes dhe dialekteve pellazge.

       Pra, nëqoftëse këto dy dialekte janë folur në kohë të pellazgëve, hapësira e tyre, jo vetëm shkon përtej territoreve të sotme shqipfolëse, por përtej gadishullit të Ballkanit, madje duke hedhur sytë në brigjet e Mesdheut, në mënyrë të veҫantë në gadishujt; Iberik, Apenin, të Azisë së Vogël; si dhe në ishujt pellazgë të Mesdheut, Kretë, Qipro, Tera, Lemnos, Imbros, Sicili, Sardenjë, Maltë, Korsikë etj. Madje, ndoshta edhe më tej.

       Me këtë interpretim më të qartë ne i krijojmë hapësirë vetes për të vendosur këtë ndarje në periudhën Minoiane, atë  Mikene (argasit), për tu shtyrë më tej në lindje tek kananitët, peleshtët dhe sivllezërit e tyre lidianët, karianët, likjanët, lisjanët, ku të gjithë sëbashku të rrjedhur nga shpërbërja e perandorisë së fuqishme pellazge – ajo hitite. Më tej duke u hedhur tek hiksosit, iberët, sardët, sikanët, etruskët, keltët etj.

       Tani ne mund të shtrojmë pyetjen: Cilët nga këta popuj kanë folur dialektin toskë dhe cilët dialektin gegë? Dikush me të drejtë mund të thotë që kjo është fantazi. Këtu nuk kemi të bëjmë më me shkencë, por me fantashkencë. Mbase nuk është edhe ashtu.

       Një vëzhgues i hollë që do të shikonte mbetjet e fjalëve të gjuhëve të këtyre popujve prehistorikë, të cilat,ose rrënjët e tyre, shpjegohen, ose marrin kuptim, vetëm me gjuhën shqipe; mund të dallonte tek ato, dy dialektet e gjuhës së sotme shqipe. Kështu po të shikohen disa fjalë të greqishtes së vjetër, latinishtes, sanskritishtes, hebraishtes, ato mund të shpjegohen ose marrin kuptim vetëm me gjuhën e sotme shqipe. Por, dhe këtu duhet të tregohemi të vëmendshëm. Ato marrin kuptim në njërin nga dy dialektet dhe kryesisht në atë gegë.

       Për mendimin tim, popujt që kanë marrë pjesë në Luftën e Trojës, të rreshtuar aq bukur në Iliadë, të cilët nuk diskutohet që kanë folur në gjuhën pellazge, madje në dialekte të ndryshme të saj; ku pjesë përbërse e këtyre dialekteve kanë qënë edhe ata toskë dhe gegë.

       Tani mund të shtrohet pyetja se në cilin dialekt (që ne sot i quajmë gegërisht dhe toskërisht) kanë folur: pellazgët hititë të Anatolisë (karianët, likjanët, lidianët, lisjanët), iberët (ku për këtë duhet parë gjuha e  sotme baske), kananitët, peleshtët, etruskët (ku nga mbishkrimet e gjetura, shumë fjalë të tyre shpjegon ne gegërisht), sardët, sikanët, umbrianët, latinët, ligurët, tirrenët enetët, venetët, argasit, aigialanët, thesalianët, thesprotët, kekropidët, minoanët, kalkidikianët, frigjianët, keltët etj,etj?

       Më sipër shpreha disa mendime, ku shpresoj se nuk do të jetë e largët koha, kur ato do të jenë në axhendën studimore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, por edhe të akademive europiane e më gjërë.

3 janar 2018.  Publikuar tek gazeta “Dita”, print.

 

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :