Data : 25 04 2019
KryeTitujt :

DASËM NË KALANË E ALI PASHË TEPELENËS! – Nga Eduart Veli

DASËM NË KALANË E ALI PASHË TEPELENËS!
Nga Eduart Veli

 ee

Nga Tepelena ju përshëndes sot vëllezër, Nga ky qytet i vogël,me zemër të bardhë, Nga ky shesh i uroj zemërbardhët njerëz, Kalaja e Aliut më uron :Mirë se ke ardhë !

Një miku im këtu në në Labëri, në dasmë më ka ftuar , me vajzën nga Çamëria djalin e vetëm sot po marton. Tepelenën edhe vetë Zoti i Madh e ka bekuar , buzë rrugës mbi Vjosë ky qytet të gjithë, i uron !

Atje tek sheshi i bukur,i gurtë më priti shoku im, më priti me këngë me iso, me ison e bukur, të rrallë Labërie. Kënga labe është si ninullë,kënga labe është si kushtrim, si gjëmime topash në beteja,si fllad i ëmbël lirije!

Dasmën e bëmë tek Kalaja e Aliut,e gurtë me bedena, Aliu mjekërrbardhë,që nga shekujt dasmën bekonte, në “ kalanëdasëm”,këndonte e hidhte valle gjithë Tepelena, Vjosa ujë shumë,me emër vashe pagëzuar, me ne bashkë gëzonte !

Këndova dhe unë, në dasmën labe, solla pak aromë Çamërie, Çamëria ime me fustanellë e tumane,me ty përherë e serta, Labëria, fisnike, gjithë hire, pranë e pranë,si Hëna.. lart, ndër yje, nga dheu flasin të rënët,gjëmon me këngën labe e sokëllinë Historia!

Deri në Çamëri shkon kënga e vallja,larg në malin e Bezhanit martohet vasha Çame me djalin e Labërisë, vallja e kënga buçet, Labëria e sertë e fortë si malet, kurorë,përherë i rri vatanit, shekujt flasin me historinë …,Çamëria amaneti, që dheu kurrë se tret !

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :