Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

PS po qeveris si e djathtë esktreme, i kthyen shqiptarët në skllevër

PS po qeveris si e djathtë esktreme, i kthyen shqiptarët në skllevër

 

Zotit Gramoz Ruci

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Zoti kryetar,

Ju drejtohem direkt Juve se mund te reflektoni pak në raport me politikanët e tjerë që kanë pushtuar shtetin shqiptar . Populli po kalon një nga periudhat më të veshtira ekonomike, sociale dhe shoqërore. Ai është i braktisur dhe qeveritarët, përfshirë fatkeqësisht edhe qeveria “Rama”, të cilën e votuam duke menduar se do të na përfaqësonte, as që mendojnë se janë përfaqësues të popullit, por janë kthyer në sundimtarë me një jetë përrallore.

Nuk është puna se Partia Socialiste nuk mund të vazhdojë më të qeverisë, mbasi ajo është kthyer në qeverisje të së djathtës ekstreme, por është fatkeqësi e madhe që 650 mijë pensionistëve, jo vetëm që nuk u rriti pensionet, por hoqi edhe indeksimin 3 % të pensioneve për vitin 2019.

Para dy ditësh më erdhi një i afërmi im që jeton në Durrës, i cili më tha se për 8 muaj nuk kishte ngrënë asnjë herë gjellë me mish. Burrë e grua marrin 290 mijë leke të vjetra. Gjithë natën nuk munda të flija. Pensionistët flasin me vete trotuareve dhe po u shkurtohet jeta nga ky trajtim çnjerëzor, anti shqiptar.

Po juve, si një personalitet afatgjatë i politikës shqiptare, kjo politikë anti njerëzore dhe antishqiptare nuk ju shqetëson?

Juve duhet të jepni alarmin kundër qeveritarëve, deputetëve dhe shtetarëve që e kanë kthyer Shqipërinë pronë të tyren, ndërsa shqiptarët skllevër, si asnjë herë më parë.

Nese edhe Juve nuk e kuptoni dhe nuk e ndieni këtë shqetësim njerëzor qe po ju paraqes, atëherë më falni që ju besova, t’Ju drejtohem.

Me respekte

Hajro Limaj , Kolonel (R)

Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurisë Kombëtare (OJQ)

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :