Data : 20 07 2018
KryeTitujt :

Zhytësi i shpëtimit, Jani Santala: Në shpellën e Tailandës i droguam fëmijët që ti nxirrnim

Mënyra më e lehtë për të nxjerrë ekipin e futbollit të bllokuar në shpellën e Tailandës është t’i drogojmë ata, ka habitur një zhytës shpëtimi.

Jani Santala, një zhytës finlandez që është pjesë e ekipeve të shpëtimit në provincën Chiang Rai, tha se, kjo metodë mund t’i bëjë që anëtarët e skuadrës së futbollit të jenë më të qetë, dhe të lejojnë zhytësit të merren me ta në mënyrë më efiçente.

 

Duke qenë se djemtë dhe trajneri i tyre nuk janë zhytës të zotë, Santa na tha se do ishte më lehtë që ata të mos lëviznin fare se sa të përfshiheshin nga paniku dhe të vështirësonin punën e zhytësve.

“Mënyra më e lehtë do të ishte nëse fëmijët do të ishin totalisht të pandërgjegjshëm, kështu zhytësit do mund të vepronin. Tingullon e tmerrshme por me medikamentet e duhura mund t’ja dalim”,- tha ai.

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :

Ler nje Koment

Dergo Koment


8 − 3 =