Data : 21 02 2019
KryeTitujt :

Zbulohet emri që do të ketë Jeep Scrambler i ri

Ky-foto-415423458421542345892Në fillim të kësaj jave, ishte bërë e ditur se Scrambler i ri, do ta ketë emrin Gladiator.

Edhe pse  nuk ka pasur ndonjë konfirmim për këtë model të vitit 2020, një rrjedhje nga kompania Jeep, ka treguar pamjen që kjo makinë do të ketë, bashkë me emrin e fuqishëm.

Disa javë para se të prezantohet në LA Auto Shoë, tashmë dihet se ky do të jetë Gladiator me hapësirën për bartjen e mallrave, i aftë për të gjitha terrenet.

Nuk dihet shumë se çfarë do të përmbajë, por nuk është lënë pa disa detaje. Modeli do të ketë një tavan të butë, apo mundësinë e të pasurit e dy tavaneve të forta. E tëra që është thënë është se do të ketë edhe një rezervuar të madh me ujë, por nuk thuhet nëse do të ketë ndonjë funksion konkret.

Nën kapak, pritet ta ketë motorin me 3.0 litra, me sistemin EcoDiesel, që të jetë sa më miqësor me ambientin.

Ky-foto-9 Ky-foto-7

Ndaje Artikullin me Miqte e Tu

Artikuj te Ngjashem :